Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Vendi ideal për të kaluar Muajin e Mjaltit sipas shenjës HOROSKOPI

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,918
Kujtimet e Muajit të Mjaltit janë ndër më të bukurat e të veçantat e martesës prandaj është e rëndësishme që të zgjidhni një vend që ju pëlqen. Si në shumë aspekte të tjera, edhe këtu ju vjen në ndihmë zodiaku me këshillat e tij. Cili do të ishte vendi juaj ideal? Maldive, Itali apo një vend aventuresk? Le ta zbulojmë së bashku…

Dashi

Jo në një qytet, por në një Safari në Afrikë! Një udhëtim aventuresk dhe stimulues, tamam ashtu siç je ti.

Demi

Mbyll sytë dhe mendo për Maldivet. Det i mrekullueshëm dhe plazhe të bukura ku mund të marrësh rreze ndërsa shijon një pije freskuese.

Binjakët

Amsterdam. Udhëtimi yt ideal do të zgjaste vetëm pak ditë duke u kaluar vetëm përmes argëtimit.

Gaforrja

Londra me traditat dhe arkitekturën e saj. Një qytet që ke dashur ta vizitosh që prej fëmijërisë.

Luani

New York, një nga qytetet më kaotike dhe energjike të botës, ashtu si ty. Cilin qytet tjetër të botës mund të doje më shumë?

Virgjëresha

Roma, qyteti i përjetshëm i historisë dhe artit. Një emocion unik për t’u jetuar me personin e dashur.

Peshorja

Berlini, një qytet i pasur me histori për t’u rizbuluar pasi e ke lexuar e studiuar mirë nëpër libra.

Akrepi

Në Indi, në zbulim të vetvetes. Një udhëtim spiritual që mund ‘tju bëjë të reflektoni për kuptimin e thellë të jetës.

Shigjetari

Në Venezia, në gondolat e saj. Një qytet që ju ka tërhequr qysh se keni qenë fëmijë.

Bricjapi

San Francisco, një qytet ku përveç muajit të mjaltit mund edhe të transferoheni duke shfrytëzuar ndonjë kontratë pune.

Ujori

Sidney, për të qenë në kontakt me natyrën. Një aktivitet që e adhuroni ta bëni dhe që ju relakson pas muajsh të gjatë pune.

Peshqit

Parisi, qyteti i dashurisë për të jetuar një muaj mjalti intensiv nën romantizmin, pasionin dhe shoqërinë e partnerit.
 
Bricjapi

San Francisco, një qytet ku përveç muajit të mjaltit mund edhe të transferoheni duke shfrytëzuar ndonjë kontratë pune.

Po hyri puna ne mes do na lej ate gjene pergjysem ???
 
Demi

Mbyll sytë dhe mendo për Maldivet. Det i mrekullueshëm dhe plazhe të bukura ku mund të marrësh rreze ndërsa shijon një pije freskuese.


I mbyll syt po lesht e currit ?
 
Ku e gjeten Afriken ? hajt ka kohe deri ateher do mendohem?
 
Bricjapi

San Francisco, një qytet ku përveç muajit të mjaltit mund edhe të transferoheni duke shfrytëzuar ndonjë kontratë pune.

Plasi tu rrejt ene horoskopi na ka zhgenjy
 
Gaforrja
Londra me traditat dhe arkitekturën e saj. Një qytet që ke dashur ta vizitosh që prej fëmijërisë.
Lool.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.