Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Veshkat dhe semundjet me te shpeshta te saj

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Semundjet e veshkave jane shume te shpeshta tek popullata dhe pergjithesisht shkaktari i tyre eshte i pa vertetuar.

Tek semundjet e veshkave kemi :

infeksionin urinar kronik ne 25 % te rasteve

nefropatia diabetike ne 20 %

policistoza renale ne 17 %

dhe glomerulonefriti kronik ne 12-15 % te rasteve .

Gjate dekadave te fundit eshte vene re nje rritje e madhe e numrit te personave qe preken nga diabeti dhe per rrjedhoje kemi edhe nje rritje te insuficiences renale.

Pervec kesaj nje shkak madhor i insuficences renale vazhdon te jete hipertensioni. Persa i perket infeksioneve kronike , kjo ka te beje shume edhe me vendin ku banon i semuri , psh. ne vendet me standart te larte jetese vihet re nje ulje e ndjeshme e ketyre rasteve.



Fazat e jetes se njeriut karakterizohen nga shfaqje te ndryshme te patologjive renale. Tek moshat pediatrike duhet patur kujdes me refluksin urogenital , sindromin nefrotik dhe infeksionet e rrugeve urinare te cilat keshillohet qe te diagnostikohen dhe te trajtohen sa me shpejt te jete e mundur. Ne moshat madhore krahas ndikimeve te rendesishme sic jane diabeti dhe hipertensioni , kemi nje problematike te shtuar edhe si pasoje e konsumit te alkoolit , drogave te ndryshme , perdorimit te tepruar dhe per nje kohe te gjate te medikamenteve qe kane ndikim mbi veshken etj.

Problematikat me te hasura tek veshkat

1- Insuficenca renale ndodh kur veshka nuk arrin te menaxhoje balancen e ujit dhe perberesve te tjere kimike ne gjak. Tek insuficienca akute kemi nje fillim te menjehershem te semundjes dhe nje nderprerje te shpejte te fuksionit te veshkes. Ne insuficiencen renale kronike kemi nje renie te avashte te funksionit te veshkes deri ne humbjen e plote te fuksionit te saj . Ne 2 rastet vihet re nje rritje e konsiderueshme e vlerave te Kreatinines dhe Azotemise.

2- Infeksionet urinare shkaktohen nga prania e shtuar e bakterieve ne urine . Keto lloj infeksionesh ndodhin tek te gjitha moshat por ka nje tendence qe femrat te preken me shume se meshkujt.

3- Kalkuloza renale ose guret ne veshka jane shqetesime te shpeshta te hasura tek patologjite e veshkes. Me ane te mjekimeve si medikamentoze ashtu edhe bimore synohet qe te arrihet largimi i tyre nga veshka si dhe reduktimi i dhimbjes qe ata japin. Nderhyrjet kirurugjikale jane shpesh te pa evitueshme.

Simptomat e semundjeve renale

Pergjithesisht semundjet renale fillojne pa shume shqetesime por qe vijen duke u theksuar. Nder keto shqetesime vihen re:

– Edemat

– Lodhje

– Ndryshime ne urinim

– Dhimbje

– Enureze

– Te perziera dhe te vjella

– Veshtiresi ne frymemarrje

– Dhimbje mesi

– Renie oreksi

Mjekimi

Semundjet e veshkave kane vecorite e tyre per secilen diagnoze. Pergjithesisht si per cdo semundje tjeter , nje diagnostikim shpejte dhe fillim i shpejte i mjekimit do te thote sherim me i shpejte dhe me kosto me te ulet. Tek mjekimet e infeksioneve perdoren atibiotiket dhe bimet mjekesore qe ndikojne ne kete proces. Tek insuficiencat renale dhe glomerulonefritet , mjekimet jane shume komplekse dhe perfshijne nje nr te madh medikamentesh te shoqeruara me nje kontroll intensiv nga ana e mjekut specialist.

Masat parandaluese

Gjeja me e thjeshte qe duhet te beje secili prej nesh eshte te bej një ekzaminim të thjeshtë të urinës, të paktën një herë në vit, në kuadër kjo të një kontrolli të përgjithshëm që duhet të bëhet rutinë.


Per pacientët me infeksione urinare kronike, duhet të kryejnë kontrolle më të shpeshta, një herë në 6 muaj, të mbajnë një dietë të caktuar, të pinë lëngje shpesh gjatë ditës, dhe të urinojnë gjithmonë përpara se të flenë.

Per pacientet diabetikë duhet të bëjnë një kontroll të rregullt të albuminurisë, të paktën një herë në gjashtë muaj, të mbajnë në normë shifrat e glicemisë dhe të kenë kujdes me dietën.

Per pacientët hipertensivë, duhet të mbajnë nën kontroll shifrat e tensionit, të kenë kujdes me dietën dhe aktivitetin fizik, pasi të gjitha këto ngadalësojnë progresionin drejt sëmundjes renale kronike.

Per pacientët me insuficiencë renale kronike, duhet të kryejnë kontrolle të shpeshta tek mjeku nefrolog, të paktën një herë në tre-katër muaj, duke bërë dhe një bilanc të përgjithshëm, për të parë ecurinë e sëmundjes.

Per pacientët qe kane bere transplant te veshkave, duhet të ndiqen në mënyrë të rregullt nga mjeku nefrolog për të vlerësuar efikasitetin e trajtimit, për të parandaluar flakjen e organit të transplantuar, si dhe për të vlerësuar efektet anësore të terapisë me imunosupresorë.

Pra, si përfundim mund te themi qe secili nga ne, duhet t’i kushtojë rëndësi aparatit te tij urinar, duke bërë një kontroll, të paktën një herë në vit dhe kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar një sërë sëmundjesh qe prekin veshkat.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.