Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Vetëm Koha është e zonja të kuptojë, sa rëndësi ka Dashuria në jetë!

ALekSa

I think my guardian angel drinks
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 15, 2017
Mesazhe
9,667
34528

34527

Dashuri, është një ndër fjalët më të përdorura nga të gjitha moshat dhe nga të gjitha kategoritë e njerëzve: i vogël apo i madh, i ri apo i moshuar, i pasur apo i varfër, intelektual apo i pashkolluar.


Kjo do të thotë se është një forcë dhe një virtyt, pa të cilin nuk mund të jetohet e nuk i mohohet askujt.


Nevoja për dashuri, është ashtu sikur nevoja për uri, etje për kripëra apo vitamina.

Ashtu sikurse njeriu nuk mund të jetojë e nuk mund të zhvillohet pa ushqim, ashtu ndodh edhe në aspektin e brendshëm që njeriu nuk mund të jetojë e të zhvillohet shpirtërisht pa dashuri.


Pa dashuri, njeriu nuk mund të jetë i pasur, i shëndetshëm, i shquar etj, sepse ai nuk di asgjë për vlerat e brendshme.


Dashuria, është fuqia më e madhe shëruese në jetë.


Ata që e lënë t’u ikë mbeten të zbrazët, sepse dashuria nuk është një fenomen, mbi të cilin duhet të reflektojmë, por një nevojë e një realitet që kërkohet të jetohet.


Mos të harrojmë çdo moshë ka nevojë për dashuri.

Nuk u takon vetëm dy të rinjve apo dy të dashuruarve, por secilit individ.


Dashuria nuk duhet t’i mohohet askujt, sepse secili njeri e ndjen nevojën për të qenë i dashur dhe që të dojë.


E njeriu që do, është ai/ajo njeri që di ta dojë vetveten dhe është në gjendje të dojë edhe të tjerët…


Në vijim, është një skicë shumë e bukur për Dashurinë si “mbretëresha” e emocioneve.


Eshtë një “fabul” e sjellë thjesht, por mjeshtërisht bukur dhe plot emocione, ku tregohet se “vetëm Koha është e zonja të kuptojë, sa rëndësi ka Dashuria në jetë!”.

Na ishte njëherë një ishull, ku jetonin të gjitha ndjenjat dhe vlerat e njerëzve:


Gëzimi, Krenaria, Arroganca, Zymtësia, Dituria, Pasuria, e mes tyre, edhe Dashuria.


Një ditë, iu bë e ditur ndjenjave se ishulli do të shpërngulej…


Atëherë ato të gjitha përgatitën varkat e tyre dhe u nisën.


Vetëm Dashuria donte të priste deri në çastin e fundit.


Kur ishulli përfundoi së shpërnguluri, Dashuria vendosi të kërkojë ndihmë.

Pasuria kaloi pranë Dashurisë me një barkë tejet luksoze.


Dhe Dashuria i tha:


– “Pasuri, a më merr me vete?”


– “Nuk mundem, ka shumë ar e argjend në varkën time dhe nuk ka vend për ty”, – iu përgjigj.

Dashuria atëherë vendosi t’i kërkojë Krenarisë, që po kalonte pranë mbi një anije të mrekullueshme:


– “Krenari, të lutem, më merr me vete?”.


– “Nuk të ndihmoj dot, Dashuri”, u përgjigj Krenaria, – “Këtu është gjithçka e përkryer, mund të ma dëmtosh varkën time”.

Dashuria vendosi t’i kërkojë ndihmë Arrogancës, që kalonte gjithashtu para saj me një varkë të mrekullueshme.


– “Të lutem, ndihmomë”, tha Dashuria.


– “Dashuri, nuk të ndihmoj dot, je e lagur dhe kam frikë se do të më prishësh varkën e bukur”, iu përgjigj Arroganca.

Atëherë Dashuria, i kërkoi Zymtësisë që kalonte pranë saj:


– “Zymtësi, të lutem, lermë të vij me ty”.


– “Oh Dashuri,” iu përgjigj Zymtësia, – “Jam kaq e trishtë dhe kam nevojë të rri vetëm”.


Edhe Gëzimi kaloi përbri Dashurisë, por ishte shumë i kënaqur “në hesap” të vet dhe nuk dëgjonte se dikush po e thërriste.

Papritur, e pakujtuar një zë tha:


“Eja, Dashuri, të marr unë me vete…”.


Ishte një plakë ajo që fliste.


Dashuria u ndje pa masë mirënjohëse, saqë harroi ta pyeste plakën si e kishte emrin.


Kur arritën në breg, plaka shkoi në punë të vet.


Dashurisë i ra ndërmend se duhej pyetur Dituria:


“Dituri, a mund të më thuash, kush më ka ndihmuar?“.


“Ka qenë Koha”, tha Dituria.


“Koha?”, – pyeti Dashuria. – “Pse vallë më ka ndihmuar Koha?”.


Dituria, plot mençuri, iu përgjigj:


“Sepse vetëm Koha është e zonja të kuptojë sa rëndësi ka Dashuria në jetë!”.
 
Nuk është e rëndësishme të flasësh gjatë gjithë kohës me dikë për ta kuptuar se je e dashuruar.
Dashuria nuk ka nevoj për fjalë apo për vepra.
Kur të mungon ai që të plotson,edhe universi të dërgon sinjale(era të përkëdhel,dielli të buzëqesh,hëna të dashuron).
Sado larg të jeni nëse ai është për ty atëherë i joti do jetë.
Mund të prisni një mesazh por nuk vjen nuk do te thote se ju ka harruar,thjesht ai person kontrollohet nga krenaria.
Koha te sheron,te meson per dashurine.
??????
 
Shume e vertete qe vetem koha tregon sa do sa ndien per te .....koha eshte e vetmja kohe matese qe tregon qe je me ate person qofte larg qofte afer .....
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.