Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Vezhgim historik mbi qytetin e Fierit

Regjistruar më
Kor 20, 2017
Mesazhe
670
Kartolinat e fillimviteve 1900 në galerinë e koleksionistit, Niko Xharo


Fieri, historia e qytetit që u formua nga Vrionasit




Rezarta Delisula
Eshtë lidhur ngushtë me dy qytetet antike Bylis dhe Apoloni, ndërsa që atëherë, edhe më fort, me naftën, duke u kthyer në një nga qendrat industriale më të mëdha në Shqipëri.

Bejlerët e famshëm të qytetit të Beratit, Vrionasit, arritën të merrnin nga Stambolli statusin e veçantë në shekullin XVIII, duke i dhënë emërtimin qytet (rreth 1864). Këtë radhë në galerinë e koleksionistit, Niko Xharo, do të udhëtojmë në qytetin e Fierit, Apoloni e Pojan, mes kartolinave të fillimviteve 1900.

Lidhja
Kur përmendet Fieri të gjithë e lidhin automatikisht dhe e identifikojnë me burimet e naftës, gazit dhe bitumit. Prezenca e burimeve natyrore është zbuluar në këtë zonë që në shekullin I pas Krishtit. Referuar dokumenteve shumë të hershme, shkruhet se llampat me bitum janë përdorur në rrethinat e tij që në fillimet e shekullit XVII (Dioscorides, in Materia Medica.) Thuhet se shumë kohë përpara, në territorin e Apolonisë së lashtë ndodhej një vend që quhej Nymphaeum. Ky ishte një gur i madh që shkaktonte zjarr. Përreth tij ndodheshin burime ujore me ujë të ngrohtë dhe bitum. Këto burime përfundonin në një tunel që dilte në një kodër rreth këtij vendi. Pjesët që thelloheshin zëvendësoheshin me tokë të re, e cila me kohë kthehej në asfalt. E nga historia kalojmë në shekullin XX, ku Fieri u kthye në qytetin industrial më të rëndësishëm në vend. Së bashku me qytezën e Patosit, Fieri krijoi qendrën kryesore të naftës, gazit, bitumit dhe industrisë kimike në vend. Qyteti u ngrit në fillim anë Gjanicës, degë e lumit Seman.

Apolonia
Qyteti antik, Apolonia, ndodhet fare pranë qytetit të Fierit. Rreth 12 kilometra në të dalë të qytetit shfaqet thesari i historisë shqiptare. Në manastirin që daton në shekullin XIII janë vendosur objekte arkeologjike, duke e kthyer atë në një muze. Brenda oborrit të manastirit ndodhet dhe një kishë e shekullit XIV. Apolonia u themelua në vitin 588 në një kodër pranë detit dhe afër grykëderdhjes më të madhe të lumit Vjosa. Helenët themeluan kolonitë e para të tyre në brigjet e Jonit dhe të Adriatikut lindor në shek. VIII p.K. në Ambraki (Artë) dhe në Korkyrë (Korfuz), ku qenë vendosur tregtarët librunë, të cilët kishin zbritur nga viset veriore të Ilirisë. Në vitin 627 p.K. helenët themeluan Dyrrahun (Durrësi), kurse në vitin 588 p.K. themeluan Apoloninë (Pojani i Fierit), mbi bazën e vendbanimeve më të vjetra ilire. Më vonë themeluan edhe koloni të tjera si Farin (Hvar), Isen (Vish) dhe Korkyrën e Zezë (Korculla). Themelimi i kolonive ndikoi në rritjen dhe në zhvillimin e tregtisë së ilirëve me botën helene dhe në futjen e kulturës helene në trevat e Ilirisë. Apolonia ishte qyteti më i madh ndër 30 qytetet, që në antikitet mbanin këtë emër. Edhe ky qytet-shtet që në shek. V.p.K. preu monedhën e vet të argjendtë, e cila u përhap shumë në Ballkan e jashtë tij. Apolonia nuk ishte vetëm qendër e rëndësishme ekonomike, por edhe qendër kulture. Ciceroni e quan Apoloninë “qytet i madh e hijerëndë”. Këtu, ashtu si në Dyrrah, lulëzuan skulptura, mozaiku dhe muzika. Për rëndësinë e madhe që kishte, Apolonia u bë arenë luftimesh ndërmjet ilirëve, epirotëve, maqedonasve e romakëve.

Zhvillimi
Suksesi gjigand i Apolonisë u rrit nga zhvillimi i madh i tregtisë së skllevërve dhe i bujqësisë. Monedha ilire e shekullit V me zhvillimin e tregtisë u përhap shumë. Në vitin 229 sundimi romak sapo kishte filluar të hidhte rrënjët. Kohë më vonë, rreth vitit 168, sundimi romak kishte nën kontroll të tërë qytetin. Për 200 vjet qyteti ishte qendra kryesore e Romës dhe e kolonive të saj dhe mendohet të ketë qenë gjithashtu stacioni kryesor i rrugës së famshme të asaj kohe, rrugës Egnatia. Ishte monopoli kryesor për Çezarin në luftën civile midis Pompeit dhe Çezarit. Si mbretëri Apolonia qëndroi si një qendër e suksesshme, por, filloi te rrëzohej e shkatërrohej pak e nga pak, ndërsa lumi Vjosa ndryshoi rrjedhën dhe bregdeti ndryshoi si rezultat i tërmetit të madh që ndodhi në mesin e shekullit III. Nga porti gjigand i Apolonisë mundën të shpëtonin vetëm 100 anije.
Leon Rei, drejtuesi i misionit francez të arkeologëve, në vitin 1924 zbuloi në Apoloni dy banesa të kohës romake. Më pas gërmimet e misionit francez, i cili shoqërohej nga arkeologu shqiptar, Hasan Ceka, zbuluan një sasi monumentesh interesante si agonotetet, odeonin, bibliotekat...

Panair apo mitologji
Origjina e emrit të Fierit shpesh është kthyer në objekt debatesh për studiuesit. Një pjesë e studiuesve mbështesin tezën e prof.Hysen Emirit, i cili thotë se Fieri e ka marrë emrin nga fjala latine fiera, ndërsa e përforcon këtë version me faktin që në lashtësi në territorin rreth qytetit të sotëm organizoheshin panaire. Ai i referohet një ish-profesori të njohur të Universitetit të Vjenës, Karl Pasch, i cili ka botuar në vitin 1925, një libër me titull “Ekonomia dhe kultura e Apolonisë”, dhe ku ndër të tjera ka shkruar: “Prodhimet e shumta natyrore, pasuria e vendit, e popullit, e fiseve ilire, po ashtu edhe puna e dorës e popullsisë së kujdesshme u tërhoqën vëmendjen tregtarëve të huaj për të ardhur në Apoloni. Greku kërkonjës dhe shëtitës, i cili në vitin 735 para epokës së re kishte themeluar koloninë Korkyra (Korfuzin), u gjet në bregun shqiptar me prodhimet e industrisë së vet, për t’i shkëmbyer me mallrat ilire. Ai dinte të bënte tregti, pruri aso gjërash që u përshtateshin shijeve të vendasve, të cilët zbrisnin në sheshet e panaireve”. Një studiues tjetër, prof.Petraq Kote, thotë se emri i qytetit të Fierit i ka rrënjët në mitologji. Sipas tij, Fieri ka marrë emrin e hyjnisë së quajtur Feri, e cila i përket mitologjisë pellazge-ilire-shqiptare. Feri ishte njëri ndër pesë djemtë e hyjneshës Tiro. Për nder të hyjnisë Feri, pellazgët, ilirët, caktuan vende të shenjta në dheun e tyre. Rrapi Bardhi, duke kundërshtuar dy të tjerët thotë se emrin qytetit ia dha bima e fierit. Ai thotë se në krahinën e Fierit bima e fierit ka qenë shumë e përhapur dhe se fshatarët e korrnin dhe e grumbullonin për shtresë gjatë dimrit. Sipas tij, nga dialogu mes fshatarëve: “Ku e korre fierin?”… “Në fierishte” i mbeti emri qytetit. Kjo është historia e qytetit të Fierit



1930
Në Fier loja e futbollit nisi të luhej rreth 1924-1925 prej studentëve sportdashës si Namik Resuli, Jorgji Xoxa... Ishin këta pionierë të futbollit fierak që formuan të parën shoqëri futbolli në Fier të emërtuar “Apolonia”. Në vitin 1930 në qytet u formua “Sport Klub Fieri”.
1914
Lufta I Zbulimet e para mbi historinë e Apolonisë u bënë gjatë Luftës së Parë Botërore nga arkeologë austriakë, që zbuluan dhe eksploruan muret e mëdha që rrethonin qytetin e dikurshëm.
1924
Zbulimet sistematike në Apoloni filluan në vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey, zbulime të cilat nxorën në dritë kompleksin e monumenteve të qendrës së qytetit.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.