• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Video: Nga Big Bang deri te njeriu, 13,82 miliardë vite në vetëm 10 minuta

Seyfert

Ai që s’di të mësojë, jep mend!
VIP i Forumit
Mesazhe
1,475
Likes
2,560
Age
35
Location
Prague
#1
1526485048945.png
Një video e jashtëzakonshme e realizuar nga BBC-ja, përmbledh në vetëm 10 minuta, 13,82 miliardë vite nga fillimi i gjithçkaje, duke u nisur nga “Big Bang” deri tek njeriu, që është vetëm një çast në historinë e universit.

Kjo video është realizuar me imazhet e marra nga NASA-s dhe dokumentarë të ndryshëm, si “Voyage of Time”, “Cosmic Voyage” dhe “Wonders of the Universe”, ndërsa zërat janë të prezantuesit shkencor David Attenborough, të fizikanit Brian Cox dhe të astronomit Carl Sagan që u zhduk në vitin 1996.



Meqënëse është një film me sekuencë të shpejtë, videoja ecën me një shpejtësi prej 22 milionë vitesh në sekondë për këtë arsye njerëzit shfaqen vetëm në fraksionin e fundit të sekondës.

Protagonisti natyral i kësaj videoje është graviteti, qoftë si bashkues, ashtu edhe si instrument i ndarjes, në rastin e vrimave të zeza.

Imazhet fillojnë që me lindjen e kozmosit dhe tregojnë krijimin e yjeve dhe galaksive të para, ndalen në mrekullitë e universit dhe në fund arrijnë tek Toka.

Në këtë pikë kamera zbret në planet për të treguar lindjen e jetës.

Një seri ndryshimesh shumë të shpejta që arrijnë deri tek njeriu, fotografia e fundit.