Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Video “Tik Tok” dhe sfilatë në zyrë/ Hetim disiplinor për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit (Pamjet)

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
39,792
enkkk.jpg





Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pasi bënte video në ambientet e zyrës në rrjetin social “Tik Tok”.




Urdhri nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani erdhi pasi në media qarkullonin video ku ajo bënte pasarelë dhe video për rrjete sociale në ambientet e gjykatës.
Në një prej videove të saj, dëgjohet në sfond kënga e Don Xhonit “Mafia”, ndërsa ajo filmon veten në ambientet e gjykatës.
Në video ajo reklamon veshjet e markave të shtrenjta dhe makinën e saj tip “Audi”, ndërsa është edhe një moment kur ajo ecën me shpejtësi dhe bën një parakalim të gabuar në rrugë.
Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator të vitit 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu.
Elbasani prej kohësh është kthyer në folenë e grupeve kriminale, ndërsa ekzekutimet vijojnë të ndodhin duke mos u dhënë zgjidhje nga institucionet e drejtësisë.
ennn-1-696x450.jpg

Enkeleda Kapedani
Edhe pse persona me precedentë kriminale vijojnë të lëvizin të lirë në qytet edhe me armë në brez, Kapedani në krye të institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë në qytet nuk ka arritur të zbardhë ngjarjet dhe të marrë masa për sigurinë e qytetarëve.
Pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit, që tronditi gjithë opinionin publik nga një përplasje me armë në mes të ditës.
Më 11 maj ndodhi ekzekutimi i Everest Çakës, i cili u vra me armë me silenciator në makinë në sy të bashkëshortes së tij në lagjen “Skënderbej” në Elbasan.
Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në bashkëpunim me Zyrën Tejoqeanike të Zhvillimit, Asistencës dhe Trajnimit Prokurorial (OPDAT) vijon trajnimet për hetimin disiplinor të magjistratëve. Vlerësimi i sjelljes së papërshtatshme të magjistratëve, një këndvështrim nga gjyqësori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është tema e trajtuar.
“Te nderuar kolege! Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtesise u njoh me materialet filmike te shperndara ne media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykates Elbasan.Inspektori i Larte i Drejtesise Artur Metani ka urdheruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin. Ju faleminderit!”, shkruhet në njoftim.
 
Ahh ca do kjo po ska prokuror elbasoni ?
 
E deshem rilindjen...ta gezojme
 
Sa skandal and stupid ... qysh mund te abuzosh me vendin e punes dhe te rrezikosh per budalleqe si Puna e tik-Tok & co .
 
Sa skandal and stupid ... qysh mund te abuzosh me vendin e punes dhe te rrezikosh per budalleqe si Puna e tik-Tok & co .
Nk rrezikon kjo o Zana se i ka krahet e ngrohura esht ne Elbasan(Sicili) ?
 
Ose e ka bo per fame ?

Maybe ?
...but Selfish stupid woman ... trying 2show off stupid things like Gucci day all day or whatever that was ?? por vendin e punes duhet ta respektojne sepse mbrohet me ligj dhe nga ligji .
 
Maybe ?
...but Selfish stupid woman ... trying 2show off stupid things like Gucci day all day or whatever that was ?? por vendin e punes duhet ta respektojne sepse mbrohet me ligj dhe nga ligji .
Se ja ka qejfi asaj ?
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.