Mirë se vini në forum vizitor,

Për të hyrë në përmbajtjen e forumit dhe të gjitha shërbimet tona, duhet të regjistroheni ose të identifikoheni në forum. Anëtarësimi në forum është plotësisht falas.

Rrespektoni Masat e Covid-19 😷

Nga tregu te transporti publik, nga qendra tregtare te vendi i punës, qëllimi i tij është të zvogëlojë rrezikun e koronavirusit për të gjithë ne në të gjitha fushat ku jemi bashkë. Maska 😷 largësia ↔️ pastrimi 🧼 le t'i kushtojmë vëmendje.

Keni probleme me anëtarësimin?

Për shkak të ndryshimit të strukturës së forumit, janë vendosur disa kufizime, nëse nuk mund të shkruani një mesazh dhe të hapni një temë, hyni në lidhjen në titull dhe hapni temën tuaj.

Bëhu pjes e Chatit 📱

Netedy.com një vend argëtimi dhe i sigurt njohjesh online. Bisedoni, takohuni dhe ndërtoni marrëdhënie afatgjatë. Të dhënat tuaja personale janë gjithmonë të mbrojtura. Siguria e përdureseve tanë është përparësia jonë kryesore.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Viti 1946/ Incidenti i Kanalit të Korfuzit: Shqipëria nuk ishte fajtore

Hera

NeTeDy.com 💞
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Oct 30, 2020
Mesazhe
27,190

Viti 1946/ Incidenti i Kanalit të Korfuzit: Shqipëria nuk ishte fajtore​





Shqipëria nuk ishte fajtore për incidentin e Kanalit të Korfuzit, ndodhur me britanikët, në vitin 1946. Ky është konkluzioni i arritur nga studimi më i fundit shqiptaro-amerikan, që u prezantua nga Auron Tare, anëtar i Këshillit Shkencor të Unescos për pasuritë Botërore Nënujore, në Universitetin e Havardit, mbrëmjen e kaluar.

Përpara pjesëmarrësve, Auron Tare prezantoi zbulimet e kryera nga anija amerikane “Herkules” në Sarandë, si dhe te rejat nga arkivi i deklasifikuar Britanik dhe ai shqiptar, duke prezantuar edhe konkluzionet e ekipit shqiptaro-amerikan se, Shqipëria nuk ishte fajtore për minimin e rrugëkalimit ndërkombëtar të Korfuzit dhe se flota britanike nuk kishte kryer një kalim paqësor sipas pretendimit zyrtar, por një operacion ushtarak të mirë organizuar.

Sipas z.Tare, “Shqipëria humbi betejën ligjore në Hage, por duhet të fitojë betejën historike përpara brezave, duke vërtetuar se pavarësisht kontekstit politik të kohës, Shqipëria nuk ishte fajtore ne këtë çështje me rendësi ndërkombëtare”

Zbulimet e fundit të kryera nga ekspedita shqiptaro-amerikane e kërkimeve nënujore dhe gjetja e Bashit të anijes britanike ”Volage” në ujërat territoriale shqiptare, ka rihapur edhe një herë temën mbi atë ngjarje historike të 1946-ës, të njohur si “Incidenti i Kanalit të Korfuzit”.

Prezantimi i zbulimeve te reja nënujore në ujërat e Sarandës, si dhe i dokumentacionit të deklasifikuar i arkivave britanike ka risjellje në vëmendjen e të pranishmeve fakte të reja nga ky konfrontim midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, menjëherë pas mbarimit të Luftës II.
Duhet thënë se, beteja ligjore që pasoi këtë incident ushtarak midis dy vendeve, ka hyre në histori për një seri precedentësh, një pjesë e të cilave studiohen edhe ne Fakultetin e Drejtësisë Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit.

Por, ajo që është me e rëndësishme për historianet qëndron në faktin se, ky incident konsiderohet si përballja e parë midis ish-aleateve të Luftës së Dytë dhe fillimi i epokës historike që dominoi gjysmën e shekullit XX, e njohur si “Lufta e ftohtë”.

Konkluzionet, nga ekspedita shkencore shqiptaro-amerikane janë prezantuar edhe më parë, në organizata të rëndësishme botërore, si: ”National Geographic”, ”Explorers Club”, ”Instituti Amerikan i Arkeologjisë” etj.

Pjesë e këtij misioni shkencor janë gjithashtu: profesor James Delgado, ish-drejtor i Përgjithshëm pranë NOAA dhe James Goold, jurist i njohur i të Ddrejtës Ndërkombëtare Detare.



Historia e incidentit të Kanalit të Korfuzit

Incidenti i Kanalit të Korfuzit u shënua 22 tetorin e vitit 1946, përballe Gjirit të Sarandës, ku 4 anije britanike ranë në mina detare, duke humbur 44 marinarë.

Humbja më e madhe e Marinës Mbretërore pas Luftës së Dytë Botërore. Britania e Madhe e çoi çështjen në Këshillin e Sigurimit, duke pretenduar se anijet po kryenin një kalim paqësor.

Nga Këshilli i Sigurimit, kjo çështje u dërgua ne Gjykatën e Hagës, ku pas dy vjetësh gjykata vendosi të dënoje Shqipërinë, si fajtore për minimin e kanalit lundrues ndërkombëtar.

Shqipëria nuk e pranoi këtë verdikt dhe Britania konfiskoi arin e rezervës shtetërore.

Për më shumë se 40 vjet, të dyja vendet nuk kishin marrëdhënie diplomatike, që i pengonte zgjidhja e Verdiktit të Gjykatës së Hagës.

Mbas vitit ’90-të dhe pranimit të fajit nga qeveria shqiptare postkomuniste, të dyja vendet rivendosën marrëdhëniet diplomatike, duke zgjidhur përfundimisht edhe çështjen e arit të konfiskuar. Por, me zbulimet e reja në Gjirin e Sarandës, ky verdikt nga Gjykata e Hagës vihet në dyshim, duke vërtetuar se Shqipëria u provokua nga anijet britanike./panorama
 

Dielli

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dec 29, 2021
Mesazhe
338
Gjerat do te rridhnin me ndryshe nese qeveria e athershme komuniste nuk do te degjonte direktiva dhe keshillat aspak te mira dhe nuk do te lejonte ushtrine Jugosllave te vinte minat ne ate kanal.
 

Identifikohu ose regjistrohu për të përfituar më shumë nga forumi!

Identifikohu ose regjistrohu për të përfituar më shumë nga forumi!

Regjistrohu

Krijimi i një llogarie në forum është plotësisht falas.

Regjistrohuni tani
Hyr

Nëse keni një llogari, ju lutemi identifikohuni

Hyr