Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Viti 2017: Letërsia e çmimeve, po tregu?!

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
39,964
Viti 2017 mund të konsiderohet unik për nga larmia e çmimeve që iu dha letërsisë shqipe, librit dhe autorëve të saj, si edhe enteve botuese. Duke qenë një mekanizëm që stimulon leximin, dhe orienton lexuesin për nga letërsia e mirë, cilësore këto çmime duket se nuk kanë pasur jehonën në treg aq sa vlerësimi. Përgjatë vitit 2017, pothuaj janë ndarë mbi 10 çmime për letërsinë shqipe, përkthimin dhe studimin letrar…

Viti 2017 mund të konsiderohet unik për nga larmia e çmimeve që iu dha letërsisë shqipe, librit dhe autorëve të saj, si edhe enteve botuese. Duke qenë një mekanizëm që stimulon leximin, dhe orienton lexuesin për nga letërsia e mirë, libri cilësor këto çmime duket se nuk kanë pasur jehonën në treg aq sa vlerësimi.

Përgjatë vitit 2017, pothuaj janë ndarë mbi 10 çmime për letërsinë shqipe, përkthimin dhe studimin letrar, po të shtojmë këtu edhe Akademinë e Shkencave, që për herë të parë këtë vit ka ndarë çmime për veprën shkencore në të gjitha fushat.

Ky fluks çmimesh brenda një viti shënon një rast të rrallë për letrat shqipe, që në një anë flitet për krizë leximi për autorë shqiptarë, ashtu edhe të huaj …por skena letrare tregon të kundërtën. Atmosfera lidhet me çmimet letrare, që tashmë nuk mund të konsiderohen vetëm një alternativë shtetërore, apo politike ku komprometimi e lidh autorin me veprën.

Por, ajo që në këto vite të fundit është quajtur risi lidhet me mecenatin për librin. Në këtë hartë kombëtare, edhe pse është një zë, për herë të parë pas rënies së diktaturës është dhënë një çmim me nismë totalisht private, çmimi “Kadare”, nga Instituti Pashko, me vlerësimin financiar më të lartë edhe në rajon, prej 10 mijë euro. Me rëndësi në këto vite është konsideruar dhe vlerësimi i shtuar, që vjen nga jashtë, çmimi Evropian i Letërsisë, për të cilin propozojnë emrat botuesit shqiptarë, por fituesi vendoset nga një organizëm evropian. Ky është një mundësi për shqiptarët, nëse autori ynë është fitues, për t’u përkthyer në gjuhët e vendeve pjesëmarrëse në këtë garë. Ndërsa brenda rajonit konsiderohet më i rëndësishëm çmimi Letrar Balkanika që jepet nga Fondacioni Balkanika me qendër ekzekutive në Sofje të Bullgarisë, anëtarë të të cilit janë shtëpitë botuese nga vendet e Ballkanit ku përfshihet edhe Shqipëria. Çmimet e tjera sidomos ajo që përfaqëson zyrtaren nga Ministria e Kulturës, duket se janë ende në fuqitë e dobëta, si të vlerësimit ashtu dhe debateve mbi të, si një çmim i padeleguar, që komprometon interesin e shkrimtarit, si çmim i dhënë nga shteti që jo doemos është përfaqësues, edhe pse në çdo rast nuk ka shmangur dot shoqërimin me opinionin për nepotizëm dhe preferenca politike. Ndonëse kjo nga pala fituese nuk është pranuar, por konsideruar si meritë, e për më tepër orientuese në treg. Megjithë këtë mundim, në ironi në asnjë vit nuk ka rezultuar të ketë efekt në treg, në shitjen e librit, apo njohjen më të gjerë të autorit. Botuesit e nxjerrin këtë konkluzion sa herë mblidhen në panairin tradicional të librit, në fund të nëntorit në Tiranë, për të cilin sivjet gjendja është treguar më e rëndë nga ç’mund të imagjinohej. Ja një deklaratë e bërë në hapje të panairin nga kreu i shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri: “Ky është një vit jubilar, por është një vit i vështirë për ne si botues. Ka më pak libra të botuar, për arsye të situatës jo shumë të shëndetshme ekonomike, sepse ka pasur më pak shitje. Kjo puna jonë kështu shkon, duhet të shesim libra që të botojmë pak më shumë. Në këtë drejtim nuk ka qenë vit i begatë, si rrjedhim dhe aktivitete ka ndofta më pak, por kemi nga ana tjetër libra shumë të mirë. Një pjesë e madhe e tyre bëjnë punë shumë të mirë, qoftë me librat origjinalë, ashtu dhe me përkthimet, me përkthyes të mire”. Çmime të tjera janë ato që japin botuesit, ku krahas panairit të librit, rezultati përmbyllet me vlerësimin e botuesve për “vetveten”, pra për autorët e tyre, në letërsi, studim dhe përkthim. Këtë vit pati një rekord çmimesh, për të shenjuar ngjarjen e 20 vjetorit të mbajtjes së panairit, duke shpërblyer në këtë rast kontributin e botuesve për librin. “Por, një nga shqetësimet për çmimet e larta të librit, që vazhdojnë të ndikojë te lexuesi, kreu i SHBSH Ymeri ka vazhduar ta lidhë me taksën e lartë mbi librin, dhe se qeveria nuk jep asnjë shenjë për uljen e saj, edhe pse në vendet e Europës taksat mbi librin varion nga 4-6%, ndërsa në Shqipëri është 20%. “Për ne është një TVSH absurde, sepse është 20% në blerje, 0 në shitje. Në përgjithësi, për sektorin e librit nuk ka mbështetje të qartë. Ajo çfarë do të ishte shumë e rëndësishme do ishte furnizimi i bibliotekave të shkollave dhe qyteteve, siç e ka gjithë rajoni, për të cilën duhet të merret shteti. Ne vetëm ngremë zërin, por nuk mund të bëjmë gjë tjetër. Bibliotekat janë bosh”, është shprehur Petrit Ymeri për raportin e botuesve me librin, tregun dhe taksën mbi të në sa vite jetë ka panairi.

Çmimi Kadare 2017, fitues Musa Ramadani

Tre edicione të çmimit Kadare që njeh fitues Rudolf Markun, Shkëlqim Çelën dhe së fundi shkritmarin nga Kosova, Musa Ramadanin kanë pasur jehonë në media, por edhe në treg. Me romanin e tij “Profeti nga Praga”, shkrimtari 73 vjeçar, Ramadani shënonte të parin autor që kalon kufinjtë e Shqipëri, duke pasur jo vetëm një vlerësim të konsiderueshëm financiar, por edhe kryer misionin e pamundur të njohjes në një gjuhë, të një letërsie: shqip.

Çmimi “Kadare”, i kthyer tashmë në traditë në letërsinë shqipe, akordohet gjatë Ditëve Letrare të Razmës nga Instituti Evropian Pashko me mbështetje të Universitetit Europian të Tiranës. Ky çmim u shpall nga ish-ministri francez i Kulturës, Frederic Miterrand me motivacionin: “Musa Ramadani me “Profeti nga Praga” ka sjellë një roman të veçantë si për nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja. Duke qenë i strukturuar në tregime të lidhura fort me njëra-tjetrën, “Profeti nga Praga” shpërfaqet si një mozaik rrëfimesh dhe kolazh teknikash narrative, një roman për letërsinë si tekst kënaqësie dhe akt përjetësie, ku krijuesi shpaloset si një libër i hapur ndaj konteksteve dhe konotimeve të ndryshme”. Në listën finale të jurisë ishin 6 autorë me veprat e tyre, nga 36 dorëshkrime nga autorë të ndryshëm nga të gjitha trevat shqipfolëse. Ky është i vetmi mecenat që hap tregun për vlerësimin e librit shqip dhe autorit shqiptar, bashkë me hapjen e klubit të letërsisë kontemporane, një klub që do bëjë bashkë në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës emra të njohur të letrave shqipe, për të analizuar dhe thelluar më shumë në problemet e letërsisë sot. Kështu Mapo Edition i jep një hov të ri kolanës kushtuar letërsisë shqipe prezente në të gjitha gjinitë si romani, tregimi apo poezia shqiptare. Emra të njohur të letrave shqipe janë tashmë pjesë e kësaj kolane si Preç Zogaj, Ben Blushi, Mimoza Ahmeti, Blendi Fevziu, Rudolf Marku, Shkëlqim Cela, Musa Ramadani, Vera Bekteshi, Maks Velo, Artan Mullai, Alfred Peza, etj..

Çmimet e Ministrisë së Kulturës, fitues Idlir Azizaj dhe Diana Kastrati

Dy fituesit e Ministrisë së Kulturës për veprën letrare më të mirë, e të përkthyer në vitin 2016, ishin: Idlir Azizaj me veprën origjinale “Shekspiriotët” dhe Diana Kastrati, për përkthimin nga gjuha italiane të Antionio Pennaçhit, “Kanali i Musolinit”. Kryetari i jurisë, Primo Shllaku deklaroi se për dy muaj kishin kaluar për lexime rreth 50 libra. “Kemi kryer detyrën me përgjegjësi. Ka qenë e vështirë puna, nuk lamë të na iknin autorë të njohur, të rinj, dhe të fondit në zgjedhjen e listës së ngushtë me 10 emra”. Vepra e Azizajt pati motivacionin: “Vepra më e mirë e Letërsisë Shqipe” për vitin 2016, i jepet shkrimtarit Idlir Azizaj për veprën “Shekspirotët”, të shkruar në një zhanër që ndërthur imagjinatën groteske me peizazhin dramaturgjik. Rezultati është një tekst ku thuren me nerv dhe humor të zi në unitet mjedisi i trazuar shqiptar i shekullit XXI me një stil moderniteti”. Ndërsa për përkthimin, e Kastratit motivi ishte::“Për sjelljen në një shqipe sa të bukur e të pastër aq shprehëse dhe të begatë të romanit”. Kandidatët për çmimin “Vepra më e mirë e vitit” ishin: Ardian Kyçyku – Incognito (roman), Shtëpia Botuese Naimi; Erion Papagjoni – Një burrë mes dy grave (dramë), Shtëpia Botuese Ada; Idlir Azizaj – Shekspirotët (novela dramaturgjike), Shtëpia Botuese Toena; Meritan Spahija – Vegimet e fundit (tregime), Shtëpia Botuese Fiorentia; Romeo Çollaku – Mjaltë në teh (roman), Shtëpia Botuese Zenit. Ndërsa kandidatët për çmimin “Vepra më e mirë e vitit e përkthyer”: Agron Tufa – Tristia (poezi), Osip Mandelstam – Shtëpia Botuese Pika Pa Sipërfaqe; Diana Kastrati – Kanali Musolini (roman), Antonio Pennaçhi – Shtëpia Botuese Dituria; Ermira Danaj- Një frymëmarrje jete, pasioni sipas G. H. (roman), Clarice Lispector, Shtëpia Botuese Ombra GVG; Luljeta Lleshanaku – Bija e varrmihësit (roman), Joyce Carol Oates, Shtëpia Botuese Albas; Romeo Çollaku – Poezi të zgjedhura, Konstandinos Kavafis, Shtëpia Botuese Zenit. Jeta e këtyre teksteve tani mbetet në strategjitë e Ministrisë, edhe pse takohen për lexime librash, e që e perceptojnë leximin si fushatë, për ndërtimin e sistemit librar ende vazhdon të mbahet heshtje!



PEN Albania 2017: Ylljet Aliçkaj shpallet shkrimtari i vitit

Çmimi i PEN International Albania “Shkrimtari i vitit 2017” iu dha shkrimtarit Ylljet Aliçkaj, pedagog në UET, me motivacionin: Rrezatim dhe promovim i vlerave të letërsisë shqipe jashtë vendit- përkthyer dhe botuar së fundi në tri gjuhë: çekisht (Kur Hrushovi kaloi pranë fshatit tonë), italisht (Valsi i lumturisë-Një ëndërr italiane) dhe norvegjisht (Një rrëfenjë me ndërkombëtarë). Kryetari i Bordit të “Pen Albania” z. Çerçiz Loloci, ndau çmimet: “Shkrimtari i vitit 2017”, Ylljet Aliçka; “Poeti i vitit 2017”, Ilirjan Zhupa; “Autori më i ri i viti 2017”, Akri Çipa; “Përkthyesi i vitit 2017”, përkthyesi Romeo Çollaku.

Entela Kasi, Presidente e Qendrës “PEN” në Shqipëri, dhuroi çmimin: “Mirënjohje për Vepër Jetësore dhe Kontribute të Çmuara në Kulturën Kombëtare”, për autorin dhe studiuesin Zef Mark Zeka. Qendra “PEN” dhuroi dy çmime: “Mirënjohje për Promovimin e Urave Kulturore përmes Gjuhës dhe Letërsisë në Botë”, për shkrimtarin Safet Hadroviç; si dhe “Mirënjohje në Fushën e Kulturës dhe Promovimin e Gjuhës Shqipe në Hapësirat mbarëshqiptare dhe Diasporë”, për z. Ali Daci.

Panairi i Librit Tirana 2017, fitues Betim Muço, Diana Çuli, Persida Asllani

Për herë të parë Panairi i Librit në Tiranë duke shënuar një vit jubilar, 20 vjetorin e hapjes së tij, e ka konsideruar një vit të rëndësishëm duke ndarë çmime për librin shqip e të huaj në katër kategori. “Autori i vitit” u shpall pas ndarjes nga jeta shkrimtari Betim Muço (1947- 2015) me veprën “Yjet janë fare pranë”, me motivacion: “Për trajtimin me thellësi idesh dhe elegancë artistike e gjuhësore të temës së emigracionit në kontekst kombëtar e ndërkombëtar”. Për “Veprën më të mirë studimore” në fushën e letërsisë studimore origjinale u vlerësua me çmim vepra: “Faik Konica, dritëhijet e një diplomati” e autorit Agron Alibali, motivacioni: “Për paraqitjen me seriozitet e argumentim të gjerë shkencor të figurës së Faik Konicës”. Fituese në fushën e përkthimit u shpall Diana Çuli për përkthimin e veprës “Lumturia e pritjes” të autorit Karmine Abate me motivacionin: “Për përkthimin me shije të hollë letrare dhe gjuhë të pastër e tërheqëse”. Fituese në fushën e letërsisë artistike origjinale për fëmijë u shpall vepra “Më quajnë Musine Kokalari” e autores Persida Asllani. Motivacioni është: “Për portretizimin e vërtetësimin dhe me gjuhë të përshtatshme të figurës së Musine Kokalarit”. Ndërsa pati çmime për veprimtarinë më të mirë botuese, si dhe libraritë më të mira.

“Ky është një vit jubilar, por është një vit i vështirë për ne si botues. Ka më pak libra të botuar, për arsye të situatës jo shumë të shëndetshme ekonomike, sepse ka pasur më pak shitje. Kjo puna jonë kështu shkon, duhet të shesim libra që të botojmë pak më shumë. Në këtë drejtim nuk ka qenë vit i begatë, si rrjedhim dhe aktivitete ka ndofta më pak, por kemi nga ana tjetër libra shumë të mirë. Një pjesë e madhe e tyre bëjnë punë shumë të mirë, qoftë me librat origjinalë, ashtu dhe me përkthimet, me përkthyes të mire”, ka thënë në këtë rast, kreu i shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri.

Përgatiti: V.Murait



Dy çmime jashtë kufinjve

Çmimi Evropian 2017, fitues Rudi Erebara

Shkrimtari shqiptar Rudi Erebara u shpall fitues i një prej 12 çmimeve europiane për Letërsinë 2017, me librin “Epika e yjeve të mëngjesit”, botimet OMBRA GVG. Çmimi u shpall në Bruksel, dhënë nga Komisioni Europian për nxitjen e dialogut ndërkulturor. Brukseli këtë libër e ka trajtuar si duket si një roman ku lexohet kultura utilitare e një vendi, ashtu si dhe krijuesve të tjerë, që morën pjesë në garën për Çmimin Evropian të Letërsisë 2017 duke marrë vlerësimin e një letërsie të mirë, gati për t’u njohur përtej kufinjve, dhe që ndihmojnë në ndërtimin e dialogut ndërkulturor. Është hera e dytë që Shqipëria renditet ndër vendet e përzgjedhura për të dhënë Çmimin Europian të Letërsisë, një çmim konsideruar prestigjioz që ka nisur prej vitit 2009.

Përfitimi letrar për autorin është i pakrahasueshëm nëse do kishim parasysh ndonjë përpjekje individuale për t’u njohur përtej kufinjve, ndërsa pritet të përkthehet në disa gjuhë kryesore europiane, si dhe të botohet me garanci letrare në shumë vende pas fitimit të këtij çmimi. Duke u organizuar nga Komisioni Europian dhe pikërisht nga një Konsorcium i përbërë prej Federatës së Librarëve Europianë dhe Ndërkombëtarë (EIBF), Këshillit të Shkrimtarëve Europianë (EËC) dhe Federatës së Botuesve Europianë (FEP), ky çmim është i vlefshëm për të gjitha vendet pjesëmarrëse në Europën Krijuese, programi i financimit të BE-së për sektorët kulturorë dhe krijues për vitet 2014-2020. Konsorciumi për koordinimin dhe dhënien e këtij çmimi, ashtu si edhe në vitin 2014, përzgjodhi sërish Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, për të organizuar procesin e këtij çmimi në Shqipëri. Në Çmimin Europian të Letërsisë marrin pjesë gjithsej 36 shtete, të ndara në 3 grupe dhe që përzgjidhen një herë në 3 vjet. Vendet e përzgjedhura për vitin 2017 ishin: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Greqia, Islanda, Letonia, Malta, Mali i Zi, Holanda, Serbia, Turqia dhe Britania e Madhe. Kujtojmë që për herë të parë fituesi shqiptar i këtij çmimi ishte Ben Blushi me romanin “Otello, Arapi i Vlorës.”

Çmimi letrar “Balkanika”, fitues Bashkim Shehu

Bashkim Shehu është fitues i çmimit të madh Balkanica i konsideruar si “Nobeli i Ballkanit”.

Në ceremoninë e mbajtur në Shkup shkrimtari shqiptar është shpallur si më i miri, në një garë ku merrnin pjesë emra të rëndësishëm të letrave ballkanike. Shehu fitoi çmimin e madh me romanin “Loja, shembja e qiellit”, botimet Toena. Në garë për çmimin Balkanica ishte dhe poetja Luljeta Lleshanaku. Për Çmimin “Balkanika 2015”, shkrimtari Bashkim Shehu ishte në garë me 6 autorë nga 6 vende të Ballkanit: Vladimir Yankovski “Invisible love” (FYROM) Christo Karastoyanov “The same night” (Bullgaria) Ana Ristovic “Directions for use” (Serbia) Seray Şahiner “The hairstyle of the bride” (Turqia) Dimosthenis Papamarkos “Gjak” (Greqia) Simona Sora “Hotel Universal” (Rumania) . Romani i Shehut flet për dramën psikologjike e një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetor dhe me autoritetin e Zotit.

Çmimi Letrar Balkanika jepet nga Fondacioni Balkanika me qendër ekzekutive në Sofje të Bullgarisë. Anëtarë të këtij Fondacioni janë shtëpitë botuese: Biblioteka 48 (Bullgari), Toena (Shqipëri), Magor (FYROM), Kedros (Greqi), Laguna (Serbi), Can (Turqi), Muzeul National al Literaturii Romane (Rumani). Këtë vit ishin fituesit e edicionit të 17-të dhe të 18-të të këtij Çmimi. Më parë këtë Çmim e kanë marrë shkrimtarët shqiptarë Fatos Kongoli (2002) dhe Ismail Kadare (2009).



Amazon, ja librat më të mirë të vitit 2017

Amazon shpall 10 librat më të mirë të vitit 2017 të kësaj librarie të madhe, të cilat janë shkruar nga autorë të gjashtë shteteve të ndryshme: Amerika, Suedia, Irlanda, Pakistani, Australia dhe Izraeli. Është viti i parë që një libër joartistik kryeson listën që nga viti 2010.

Killers of the Flower Moon: nga David Grann

Little Fires Everywhere: Celeste Ng

Beartown: nga Fredrik Backman

Exit West: nga Mohsin Hamid

Homo Deus: nga Yuval Noah Harari

Lincoln in the Bardo: nga George Saunders

The Heart’s Invisible Furies: nga John Boyne

You Don’t Have to Say You Love Me: nga Sherman Alexie

Sourdough: nga Robin Sloan

The Dry: nga Jane Harper
 
Dashuro me çmenduri
momentet e tua te zeza
sepse ata do të të tregojnë
kush jane.
ata që kur paleta e jetës
do të kthehet kundër teje
ata do të qëndrojnë me ngjyrat në dorë
për të të mbuluar me të zezë të errët
me ato të ndryshme qiellore që kalojnë pranë
duke përdorur furça precize
për detaje të rafinuara

i pëlqen të çmendet
stuhitë tuaja
sepse ata do t'ju prezantojnë
kush është i gatshëm të ndajë
një çadër me ju nën përmbytjen,
dhe mos mendoni se është pak
gjestin e një çadre që synon ty,
në mes të stuhisë është një revoltë,
ja vlen te puthesh
gjithçka ia vlen

i pëlqen të çmendet
momentet e tua jo
sepse ata do të të udhëheqin
të qëndroj vetëm për ca kohë
dhe kështu do ta dini
perëndime të reja dielli
rrugët e reja
libra te rinj
dhe verërat e lashta,
bisedat më të mira, mos harroni
ndonjehere
janë dialogët që bëjmë në kokën tonë

i pëlqen të çmendet
pamjet e tua më të ndrojtura
ata tepër delikatë për t’u ekspozuar në diell
ato që sapo përplasen me dikë
zemrat tuaja bien përtokë
dhe ato shpërndahen gjithandej

dhe i kushtoj vëmendje
atyre që ndalojnë me ty për t'i marrë,
atyre që mbrojnë rrugën tënde
atyre që ju mbrojnë ëndrrat më të brishta,
a jane ato
realiteti juaj i fortë

[Gio Evan]
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.