Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Vjehrra aleate apo viktimë e përjetshme?

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Një femër e re e martuar është e dënuar për luftë me vjehrrën, të paktën për një periudhë të jetës së saj. Dihet se lufta çdoherë bëhet për burrin, respektivisht edhe për të birin.

Nuk bini dakort me vjehrrën, mendoni se ajo ka si qëllim kryesor që t’ua nxijë jetën juve? Mos u shqetësoni, nuk jeni as e para dhe as e fundit që ndjehet kështu.

Në mbarë botën raporti mes resë dhe vjehrrës gjithmonë ka qenë problematike, aq shumë saqë që nga kohët e lashta besohet se femrat në këtë relacion asesi nuk mund të funksionojnë bashkërisht. Kuptohet, kjo nuk është e vërtetë, edhe pse për hir të vërtetës, konfliktet në mes tyre janë relativisht të shpeshta.

Sipas psikologëve kjo “luftë” vjen si pasojë për dashurinë e të birit, respektivisht dashurinë e burrit. Ekzistojnë tipa të ndryshëm të vjehrrave, njihini ato në mënyrë që sa më lehtë të mund t’i tejkaloni problemet.

Aleatja
Ajo në fillim është tërësisht e magjepsur pas jush, sepse mendon se ka fituar një shoqe të re. Mirëpo, pas një kohe të caktuar do të dëshirojë që nëpërmes jush ta ndryshojë birin e saj. Kuptohet, kritikat me vend duhet të vlerësohen, por problemet krijohen nëse fillon t’iu krijojë ngarkesë. Mjeti më i mirë kundër kësaj sjelljeje është sinqeriteti. Shpjegojani vjehrrës se nuk jeni e gatshme të bëheni pjesë e manipulimeve të saja. Nëse partneri juaj ka ndonjë mangësi, ai duhet të dëshirojë që ta përmirësojë vetë. Ju duhet t’i ndihmoni, e jo të lidhni aleancë me nënën e tij dhe t’i punoni pas shpine.

Viktima e përjetshme
Fjalia e saj standarde është “asnjëherë nuk keni kohë për mua!”. Ajo me shumë dëshirë çdo ditë do të vinte për t’iu hekurosur, përgatitur ushqimin dhe për t’iu ndihmuar. Nëse e refuzoni, do të sëmuret ose do të bëhet depresive, dhe do të mundohet që të ledhatuarit të saj t’ia imponojë ndjenjën e fajësisë. Çfarë të bëni? Zgjidhja e vetme është kompromisi. I lejoni që të vijë kohë pas kohe tek ju dhe t’iu ndihmojë, por edhe inkurajojeni që me shoqet e saja të shkojë në ndonjë pushim, që të krijojë njohje të reja.
 
Do jem politikane me të?
 
Une do e dua fort per vete ???
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.