Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Vjosa Osmani: Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë, janë të rrezikshme për rajonin!

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Vjosa Osmani: Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë, janë të rrezikshme për rajonin!​




vjosa-osmani-1.png



Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë të premten se autoritetet e këtij shteti nuk pranojnë ide që prekin kufijtë dhe e bëjnë Kosovën jonfunksionale. Ajo i ka bërë këto komente gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.

Edhe ministri maqedonas ka kundërshtuar idetë për ndryshim të kufijve, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesshme.

Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut do të qëndrojë krah Kosovës në rrugën e saj evropiane, derisa marrëdhëniet bilaterale në mes të të dyja vendeve vlerësuar si të shkëlqyeshme.
Refuzimin e ideve për ndryshim kufijsh, presidentja e Kosovës e ka bërë të ditur edhe pas një takimi që ka zhvilluar të enjten në Prishtinë, me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas.

“E kemi ritheksuar dhe e ritheksojmë se ide të tilla janë të rrezikshme për rajonin dhe përtej rajonit”, ka deklaruar ajo.

Maas ka thënë se idetë, të cilat kanë qarkulluar së fundmi rreth ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, përveç që janë joreale, janë edhe të rrezikshme.

“E konsiderojmë të rrezikshëm edhe vetëm diskutimin që bëhet për këtë çështje”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se dëshiron që ideja e fundit në këtë drejtim të futet shpejt në sirtar dhe të jetë pjesë e së kaluarës.

Sa i përket raportimeve se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, një non-paper, në të cilën besohet të jetë thënë se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar, Maas ka thënë se nuk është në di për projekte të tilla.

“Nuk e di nëse ka projekte të tilla. Fakti që është folur për non-paper, është termi i duhur. Duhet të mbetet ashtu. Sa i përket ideve për ndryshime të kufijve, Qeveria gjermane i refuzon fuqishëm ato sepse një zgjidhje e tillë nuk çon në zgjidhje të problemeve”, ka thënë mes tjerash ai./ REL


Top Channel
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.