• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Vlera e dyshimit

miku

Chatoshqip.com
ANETAR ✓
Mesazhe
168
Mosha
37
Location
Albania
Natyrisht, vlera e dyshimit ne shkence eshte vecanerisht e dukshme prandaj dhe nuk do e zgjas me kete.
Megjithate, besoj se dyshimi (si reagim) eshte dicka i rendesishem edhe ne aktivitetet e tjera te jetes.
Besoj se eshte menyre jetese.
Aftesia te ekuilibrosh ne litarin e tendosur, te lekundesh, te mos jesh absolutisht i sigurt per asgje, te rrethohesh nga problemet nuk eshte aspak e lehte.
Nevojitet shume praktike dhe vullnet te forte.
Dhe sigurisht privilegjet te dyshoje dikush nuk u fituan kollaj....
Shume dhane beteja, madje dhe vet jeten e tyre per kete privilegj...
Privilegji te mos presim te ashtuquajturit "Gjeniale" te na thone se kjo/ajo eshte e sakte apo gabim...
Natyrisht dyshimi nuk do te thote besim-keq.
Dyshimi lind nga nevoja e te paturit nje perceptim ne lidhje me nje teme para se te merret nje vendim ose ndonje mendim.
Dhe besoj se ne ditet e sotshme pranimi i "pa pertypur" i opinioneve te ndryshme, te rrenjosura thelle, eshte shume i rrezikshem.
Pasi sa vijne e zgjerohen gjerat e ndryshme qe degjojme/lexojme gjate gjithe koherave, te cilat nuk bazohen diku dhe fatkeqesisht prodhohen me shumice....
Personalisht besoj se dyshimi eshte virtyt, prandaj do duhej qe njeriu te edukohet te aktivizoje llogjiken dhe aftesine e tij te vleresimit.

Ju si mendoni?
 
Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Juno

www.forum.netedy.com
Staff member
ADMIN
Mesazhe
8,040
Mosha
35
Location
Space
Nje profesor sociologjie me ka thene dikur se ndjesia e dyshimit te njerezit zhvillohet sapo nje foshnje lind. Me ane te shikimit lindin dyshimet e para mbi ekzistencen e tij ne kete bote te re per te. Mendoj qe edhe ne pragun e vdekjes çdo njeri do kete dyshim rreth qenies se tij. Pra dyshimi ka nje vlere te pamohushme ne ekzistencen tone.
 

Zana

e-Thjeshte
ANETAR ✓
Mesazhe
6,449
Prsh @miku 🙃

Desha te te pyes , nese i artikullon vete k’to shkrimet apo i merr diku ?
 

Alboy

Po te peshtyva. Nuk te lepij me....
VIP I FORUMIT
Mesazhe
4,465
Dyshimi @miku gjithmone eshte prezent
Kur vihet re pasiguria
 

Jetmira

Contributor
PRINCESS
Mesazhe
6,904
Njeriu dyshon,pra ekziston.
Dyshimi i njeriut ka ekzistuar qe ne kohet kur u krijuan veglat e para.
Esht ne ekzistencen tone dyshimi,ndoshta na shtyn kureshtja per te zbuluar ate cka na mundon.
 
Top