Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“Volvo 4”, SPAK nuk ia doli/ Nuk i konkretizoi dot akuzat për 25 të pandehurit e dosjes “Avdylaj”

Vinjol

Larguar...... ne nji tjeter..... Dimension.......
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shk 19, 2020
Mesazhe
3,767

Gati dy vjet nga mega operacioni Volvo 4, prokuroria e posaçme SPAK nuk ja doli dot mbanë të individualizojë dhe konkretizoje akuzat për secilin nga 25 të pandehurit e dosjes Avdylajt. ndonëse hetimet u mbyllën në janar 2020, kur gjyqtarja paraprake kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkoi të deklaroheshin akuzat për secilin nga të prangosurit, prokuroria heshti





Gjykata i la detyrë Spak që brenda dy javëve të radhisë qartësisht faktet penale dhe formën se si secili nga të implikuarit ka bashkëpunuar në grupin kriminal për të cilin prokurorët e posaçëm këmbëngulin se trafikoi drogë dhe pastroi para . Mes të akuzuarve ku prokuroria Spak ishte e paqartë për akuzat që ju adresonte por edhe veprimet konkrete qe kane kryer, ishin edhe vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj. nga ana tjetër shpjegime janë kërkuar edhe për akuzat ndaj Hekuran Hoxhës, i njohur me nofkën Roni i Shijakut. Por prokurorët siç bëjnë me dije burime të pranishme në seancë kanë lexuar një fabul të ngjashme për të gjithë që nga Avdylajt të përfshire edhe në trafikun e hashashit drejt Italisë, deri tek të akuzuarit për laboratorin e heroinës në Has, por pa specifikuar veprimtarinë e secilit.
Volvo katër e pagëzuar si 339 , ishte shkaku se përse KLP madje caktoi përkohësisht me statusin e prokurorëve të posaçëm dy ish prokurorë të krimeve të rënda. Por megjithë veprimet hetimore, dosja u copëzua dhe një pjesë përfunduar të pandehur në një gjykatë të zakonshme, një pjesë tjetër e të akuzuarve i shpëtuan përgjegjësisë ligjore, ndërsa tashmë prokurorët duhet të saktësojnë mbi të gjitha me prova edhe ekzistencën e grupit kriminal.


Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.