Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Vritet udhëheqësi i lartë i Al Kaidës

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
NYT: Vritet udhëheqësi i lartë i Al Kaidës përmes një operacioni sekret në Iran




xx-1.jpg



Lideri i dytë ne rradhë në hierarkinë e Al-Kaidës, i akuzuar për planifikimin e bombave vdekjeprurëse të vitit 1998 ndaj dy ambasadave të SHBA-së në Afrikë, u vra nga agjentët izraelitë në Iran në muajin gusht, raportoi gazeta amerikane The New York Times

Sipas gazetës, udhëheqësi i lartë i Al Kaidës, Abdullah Ahmed Abdullah, u qëllua nga dy burra me një motor në rrugët e Teheranit, më 7 gusht.
Masri është konsideruar si një nga pasardhësit e mundshëm të udhëheqësit aktual të Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri.

Duke cituar zyrtarë të inteligjencës, New York Times, tha se agjentët izraelitë e kryen atentatin me urdhër të Shteteve të Bashkuara.
Ministria e Jashtme e Iranit e kundërshtoi “fuqishëm” raportin dhe tha se nuk kishte “terroristë” të al Kaidës në tokën iraniane.

“Kohë pas kohe, Uashingtoni dhe Tel Avivi përpiqen ta lidhin Iranin me grupe të tilla duke gënjyer dhe nxjerrë informacione të rreme në media në mënyrë që të shmangin përgjegjësinë për aktivitetet kriminale të këtij grupi dhe grupeve të tjera terroriste në rajon”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Saeed Khatibzadeh vetëm disa orë pasi u botua raporti i New York Times.

Shtetet e Bashkuara kishin ndjekur lëvizjet e Masrit dhe operativëve të tjerë të Al-Kaidës në Iran për vite me radhë, por roli i Uashingtonit në vrasjen e liderit të Al Kaidës, mbetet i paqartë, raportoi The New York Times.

As Irani, Al-Kaeda, Shtetet e Bashkuara dhe as Izraeli nuk e kanë pranuar kurrë publikisht vrasjen.

Masri u vra me vajzën e tij, e veja e djalit të ish-udhëheqësit të Al-Kaidës, Osama bin Laden, Hamza bin Laden, raportoi gazeta.
Irani më shumicë shiite dhe Al-Kaida, një grup militant ekstremist sunit, janë armiq pasi mbështesin ideologji të kundërta.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane thonë se Masri kishte qenë në paraburgim në Iran që nga viti 2003, por kishte jetuar i lirë që prej të paktën 2015-ës.

Disa ekspertë të terrorizmit kanë spekuluar se Irani ka mbajtur disa figura të Al-Kaidës si një mënyrë për të dekurajuar grupin nga kryerja e sulmeve në Iran ose për t’i përdorur për shkëmbimet e të burgosurve. Grupi mund të jetë gjithashtu një kartë e dobishme kundër Shteteve të Bashkuara, një armike e përbashkët e Iranit dhe Al Kaidës.

Zyrtarët iranianë kanë mohuar ofrimin e mbështetjes për Al-Kaidën.
Egjiptiani Masri, një nga udhëheqësit themelues të Al-Kaidës, ishte në listën e terroristëve më të kërkuar të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara.

Sulmet ndaj ambasadave të SHBA-së në Kenia dhe Tanzani më 1998 lanë 224 njerëz të vdekur dhe më shumë se 5,000 të plagosur.


Top Channel
 
Po me isis ca u bo se shum njerez vran edhe nji rib vdiq dmth iku maroj ???
 
A po don 1 suflloqe me çep or ti voc?
 
kapet ujku dermenasit tu honger mish sinxi ene buk me zhiz ne seman te firit
???? kus ka ardh tu shkrujt me duret gjith ynur sinxi ??????? respekte molekrymi na ke fut forumin ntrru si ajo shprehja te hyn krymi ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.