Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Vullkani

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Vullkani - Vullkanet janë forma të ngritura në Tokë, të cilat krijohen me shkarkimin e masës së zjarrtë-magmës, gazeve dhe avujve nga brendia e Tokës në sipërfaqe. Proceset e ndryshme të lidhura me to quhen vullkanizëm.

Vullkani paraqet një dukuri sipërfaqësore në formë kupe. Kupa me kanal ose ndonjë çarje është e lidhur me brendinë e Tokës, nëpër të cilën lëvizë masa e zjarrtë dhe e lëngët-magma (nëse magma del në sipërfaqen e Tokës atëherë quhet lavë), gazrat, avulli e produktet tjera dhe shkarkohen në sipërfaqe. Ky proces i shkarkimit quhet erupsion. Në majë të kupës gjendet krateri në formë hinke. Anash kupës vullkanike shpeshherë çfaqen kupa dhe kratere parazite. Vullkanet janë gryka, ku materiali i zjarrte shkembor del nga brendesia e Tokes. Magma duke u nisur nga vatra e vullkanit, e cila gjendet në trysni të madhe është e lëvizshme. Magma kur ngurtësohet në brendi të kores së Tokës formon shkëmbinj të brendshëm magmatik ose të shpërthejë e të derdhet në sipërfaqe- vullkanizmi ose magmatizmi efuziv.

Si produkt kryesor i erupsionit vullkanik është lava, me një temperaturë 1000-1300 gradë celsius, dendësinë zakonisht e ka si të magmës dhe varet nga përbërja kimike, e në rend të parë nga përbërja e silicit. Kështu, lava bazike ose e bazaltit përmban 40-52% silic, e cila është më e lëngshme, ka ngjyrë të errët dhe lëviz shpejt, deri 30 km/orë. Lava acide përmban 65 – 80% silic, është më e dendur, ka ngjyrë më të çelët dhe lëviz më ngadalë se ajo bazike.

Format vullkanike-Me derdhjen dhe ftohjen e lavës si dhe grumbullimin e materialit tjetër vullkanik formohen forma të veçanta të relievit. Këto janë forma vullkanike, ku më të rëndësishmet janë: kupat vullkanike dhe platot ose pllakat vullkanike. Lartësia e kupave vullkanike është e ndryshme,prej disa dhjetëra deri në disa mijëra metra. P.sh., kupa e vullkanit Çimboraso në Ande ka lartësinë 6310 m, etj. Derisa lava e dendur acidike formon kupa vullkanike, lava bazike formon pllaka vullkanike. Kurse në Dekan të Indisë lava mbulon një sipërfaqe rreth 650 000 km2, shpeshherë ndodh që lava e kushtëzuar nga relievi përgjatë ndonjë lugine të rrjedhë në formë të lumit, e të rrezikojë shumë vendbanime përreth.

38041

Vullkani:
1. Bredësia e madhe me llavë
  1. Fundamenti
  2. Kanali (pipe)
  3. Baza
  4. Ndërprerja
  5. Kanali anësorë
  6. Shtresat e hirit të krijuara nga erupsioni
  7. Flank
9. Shtresat e llavës të krijuara nga erupsioni
  1. Fyti i vullkanit
  2. Koni parazitik
  3. Zvarritja e llavës
  4. Dalja
  5. Krateri
  6. Tym vullkanik

38042
Pamja skematike e tipeve të vullkaneve.
 
Last edited:

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.