Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“What the health”. A po hamë ushqim të vërtetë?

U

Universal

Guest

Bota është e sëmurë. Shumë e sëmurë. Arsyeja për këtë është dieta jonë, e mishit dhe bulmetit, që gatuhet shumë shijshëm, por që mbart dënimin tonë me vdekje. Po sikur i gjithi të jetë një plan i madh, për të mbajtur burimet në duart e pak njerëzve? Po sikur qeveria dhe kompanitë e mëdha farmaceutike, të jenë përgjegjëse për krizën e shëndetit, me qëllim që të mbushin xhepat e tyre dhe të besnikëve? Të gjithë këto pyetje trajtohen në mënyrën më të ashpër dhe brutale, në një fil dokumentar me titull “What the health”.
Çfarë po hamë, realisht?
“What the health” është një film dokumentar që ekspozon lidhjen mes mishit, bulmetrave dhe kompanive farmaceutike, si dhe organizatat e shëndetit. Ai ndjek regjisorin, Kip Andersen, teksa interviston mjekë, individë, dhe ekspertë të shëndetit, në lidhje me perceptimin e tyre për krizën e shëndetit në Amerikë. Sipërmarrja e Andersen pritet përgjithësisht ngrohtë, por vuan edhe refuzimin e disa ekspertëve, që nuk pranuan të flisnin me të.
Në botë ka një krizë të shëndetit, kjo është e qartë. Njerëzit sëmuren dhe vdesin për shkak se konsumojnë shumë ushqime të përpunuara. Regjisori Kip Andersen përpiqet të ekspozojë lidhjen mes kompanive të mishit dhe bulmetrave, organizatave të shëndetit dhe kompanive farmaceutike.
Zhvendosja nga dieta me mish, tek ajo bimore
Kip Andersen interviston disa prej ekspertëve kryesorë në sektorin shëndetësor. Disa prej atyre që shfaqen në film janë Michael Greger, mjek, autor i një libri bestseller në NYT. Ai ka folur gjithashtu me Neal Barnard (studiues, shkrumtar), dhe Kim Uilliams (kardiolog, president i ACC). Të gjithë ata dëshmojnë për problemin në fjalë dhe rrezikun konstant që shumë njerëz duhet të ndeshin.
“What the health” nxjerr zbuluar lidhjen mes kompanive të ushqimeve të përpunuara dhe një mbulimi nga ana e qeverisë, për të mbrojtur interesat financiare që burojnë prej kaosit. Shikuesve u ofrohen të dhëna që të lënë pa fjalë, në lidhje me impaktin e rëndë që ka një dietë e dobët si dhe faturat mjekësore dhe vdekja, që vijnë si pasojë e saj. Pjesa më e bukur e dokumentarit është momenti kur regjisori mbron një ndryshim nga dieta me bazë mishin, në dietën me bazë bimore, që njerëzit të bëhen të shëndetshëm. Ai sugjeron se një lëvizje e tillë do të ulte fitimet e kompanive farmaceutike.
“What the health” është dokumentar që mund të ndiqet në Netflix, shërbim i cili është i disponueshëm edhe në Shqipëri. Një dokumentar që rekomandohet për të gjithë ata, të cilët merakosen për shëndetin e tyre, si dhe janë në kërkim të të vërtetës mbi krizën e shëndetit, që e ka shpënë njerëzimin atje ku ndodhet sot. / Bota.al
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.