Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Xherrahët (kirurgët) shqiptarë

Socialdisexpert

Social_distance_expert
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shta 2, 2020
Mesazhe
7,207
Xherrahët (kirurgët) shqiptarë dhe
një kontratë me familjarët e pacientit e vitit 1876

Deri në shek.XVI-XVII ndërhyrjet e vogla kirurgjikale ashtu si në të gjith vendet e Europës edhe tek ne realizoheshin nga berberët. Ndërsa me kalimin e kohës, u afirmuan një grup individësh që luanin rolin e mjekut. Ata mereshin me operacione të ndryshme dhe në popull thirreshin me emrin xherrah (nga turqishtja).
Në shek.XVIII-XIX-të, xherrahët shqiptarë kishin fituar famë jo vetëm brenda Perandorisë Osmane, por në të gjith Ballkanin. Një nga këta ishte Vangjel Zhapa nga Labova e Gjirokastrës, i cili për arsye hasmërie emigroi në Rumani (1825-1865). Ai fitoi emër pasi shëroi vajzën e princit të Vllahisë. Nga Zagoria do të dalin edhe një numër i madh xherrahësh. Madje, dy nga zonat që do të njihen për xherrahët e tyre për gati dy shekuj do të jenë Zagoria dhe Përmeti. Nga ky qytet është dhe Bajram efendiu (Përmeti), i cili do të operoi princ Abdylhamidin. Ky i fundit kishte një forunkël të madhe në qafë. Mjekët, pas përpjekjeve të shumta ishin të mendimit se, i vetmi që mund ta realizonte heqjen e saj ishte Bajram efendiu. Operacioni doli me sukses dhe princi i premtoi xherrahut shqiptar se, po t`i krijohej mundësia do t`i jepte një detyrë të rëndësishme. Kjo u realizua pas vitit 1876, kur ai do të emërohet sulltan dhe, Bajram efendiun do ta ngarkoi me detyrën e kryekirurgut të pallatit mbretëror.

Fama e këtij xherrahu qëndroi për vite me radhë në kujtesën popullore. Edhe i biri, Emin Karafili, vijoi profesionin e të atit, duke operuar në mbarë Shqipërinë deri në fillim të shek.XX-të. Xherrahët shqiptarë ishin mjeshtra në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ata zhvilluan një “industri farmaceutike”, që mbështetej eskluzivisht në mjekimet popullore (bimët medicionale). Pothuajse çdo qytet kishte xherrahët e tij, që mbulonin zona të caktuara. Vetëm një fshat i Përmetit, Buali i cili në shek.XIX kishte 100 shtëpi, në këtë periudhë kishte nxjerrë 45 xherrahë.

Dokumentet tregojnë se mes xherrahëve dhe pacientëve ekzistonte edhe një “kod etike”. Sipas një dokumenti i cili mban datën 24 mars 1876, në gjykatën e Tiranës qytetari Isuf Lamlika, ka deklaruar në prani të xherrahut Karafil Hyseni nga Përmeti: “Djali im i mitur vuan nga hernia. Pajtoj xherrah Karafilin me 100 grosh, që ta operojë dhe mjekojë djalin tim, nuk do të kem asnjë ankim dhe nuk do të kërkoj shpërblim gjaku”. Kjo ishte një lloj kontrate juridike, e ngjashme me ato që seicili nga ne nënshkruan sot para operacionit. Por me të vetmin ndryshim, se atëherë, ajo nënshkruhej përpara gjykatësit (kadiut), ndërsa në kohët tona me administratën e spitalit. Një akt i tillë tregon seriozitetin e xherrahëve dhe të ndërhyrjeve kirurgjikale. Arsye tjetër ishte se ato mund të rezultonin të pasuksesshme. Në të tilla raste mund të lindte konflikt mes tij dhe familjarëve të pacientit.
FB_IMG_1620511456436.jpg

Huazuar nga nje profesor dhe historian
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.