Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Zadrima, krahina që mbart vlera të lashta....

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Nusja zadrimore, e hirshmja shprehëse e solemnitetit dhe shpirtit krijues​





Nga Albert Vataj

Nusja zadrimore është ndoshta rasti më unik i ceremonialit të stolisjes, e cila nuk ndeshet e kësisojtë në kulturat dhe traditat e tjera. Ajo është kaq e pasur dhe e larmishëm, kaq shprehës dhe imponuese, kaq përfaqësuese dhe intriguese. Është e rrallë dhe e veçantë, e bukur dhe plot hir. Ajo mëton në tërësinë e saj gjithë madhështinë dhe solemnitetin e një caku kaq sublim të jetës së një vajze, e cila bëhet nuse. Përgjithësisht aksesorët e stolisjes së nuses përbëhen nga gjerdani i qafës, gjerdaleku, fudullet, kryqi dhe hojmalia, ku tërësinë e asaj game ceremoniale e përfshijnë edhe veshjet, të cilat gjithashtu janë në një qasje adhuruese. Stolisjet janë punime artizanale mjeshtërore filigrami, argjendi dhe metalesh të tjera më pak të kushtueshme. Ata ishin në një farë mënyre dhe statusi i nuses dhe dhëndrrit, hierarkia sociale dhe manifestive.

Sipas hulumtuesit Gjokhilajt, fodullet që vinte nusja, ishin bërë prej dy pllakëzash metalike të veshura sipër nga një copë e kuqe e kadifenjtë, apo ndryshe të quajtur kamosh, dhe qendisur me ar, argjend e mëndafsh. Në shumë raste janë punuar me filigram dhe dekoruar me gurë të shndritshëm të kuq, zakonisht, por edhe me ngjyra të tjera si jeshile apo blu dhe jo e mbuluar me copë të kadifenjtë garnituar me gajtana ari. Kjo ka qenë në varësi të gjendjes ekonomike të familjes ku bëhej dasma. Familjet e pasura përdornin mall të kushtueshëm, ndërsa të varfërat mall më të lirë e më të thjeshtë. Pra zbukurimet vinin shpesh sipas sërës nga vinin familjet, sidomos ato të dhëndrrit, shton studjuesi.
Pjesë e këtij ansambli bukurimi të nuses padyshim që janë dhe veshjet, të cilat janë po kaq të zgjedhura dhe po kaq manifestuese sa edhe stolitë.

Sipas një studimi të Tom Gjokhilaj, një vend të veçantë në veshjen e nuses ka pasur edhe peshqiri i kokës që sigurisht ishte i një cilësie të lartë materiali e punimi me shumë finesë. Më dendur përdorej mëndafshi dhe harkati, ndaj dhe quhej peshqir harkat ashtu siç quhej edhe këmisha harkate. Një vend tjetër në veshjen e nuses ka zënë dollama e shajaktë dhe kjo e punuar me finesë të veçantë. Një tjetër pjesë veshjeje ishin edhe jelekët që mbulonin pjesën e shpinës dhe të brinjëve, ndërsa në pjesën e gjoksit ishin fodullet që mbërtheheshin me njëra tjetrën me ca hallka të veçanta që viheshin nga ana e brendshme e nuk dukeshin. Në ditën e dasmës fodullet ishin të veçanta qoftë nga punimi, qoftë edhe nga cilësia. Ishin të garnituara me fije e gajtana ari e sermi, por edhe mëndafshi.

Jelekun me fodulle nuset e reja i kanë përdorur më gjatë se koretin e shamitë. Koretin e shamitë i kanë përdorur vetëm në raste të veçanta pas dasmës e sidomos kur nusja ka shkuar për herë të parë në kishën e fshatit, pasi edhe atëherë ajo ishte e detyruar të zbatonte disa rite nuserie.

Pjesë e veshjes së nuseve ka qenë edhe anteria, një tip xhakete edhe kjo e punuar në mënyrë artizanale nga vetë vajzat apo nënat e tyre. Anteria kishte krahë të gjatë dhe në pjesën e llërëve ishin shpesh të dekoruara me gajtana, në të shumten e rasteve të kuq dhe ngjyra të tjera sidomos në mëngët e saj, por edhe në pjesët e tjera sidomos skajore. Gjithashtu si pjesë e pajës dhe e veshjes së nuses, ishin edhe boçet e kuqe(tip përparseje) që për zonën e Zadrimës, në dallim me atë të Bushatit e të zonave të tjera ishin të gjata dhe shkonin poshtë gjurit.

Një aksesor tjetër në veshjen e nuses zadrimore ka qenë edhe emërtimi maramë, por nuk jam i sigurt se kështu quhej ndonjë veshje e veçantë, apo quhej edhe kështu anteria. Boçja e kuqe tek gratë zadrimore duhej të ishte në nivelin e këmishës, madje më e gjatë se këmisha e bardhë; d.m.th. ta mbulonte këmishën që të mos dilte e të dukej poshtë saj. Mund të ishte, ndoshta pak cm më poshtë se këmisha, por kjo nuk ishte ndonjë kusht i posaçëm dhe i padiskutueshëm e në ndonjë rast edhe këmisha mund të ishte pak më e gjatë se boçja, por jo aq e dukshme, ama. Edhe këta ishin të punuara me mjeshtëri të veçantë dhe me ornamente e dekoracione të shumta. Tek boçet e nuseve mbizotëronte e kuqja e ndezur.

Përmes veshjes dhe stolive të nuses ne kuptojmë jo vetëm rëndësinë primare që ka rrëmbyer dasma, por dhe vlerësimin që gjenaratat i kanë dhënë vetë martesës si një hap përcaktues për fillimin e një jete të re të bashkëshortëve dhe trashëgimin.

Dasma ishte dhe përgjithësisht vijon të jetë dhe të zbatohet si një nga elementet më përfaqësues të pasurisë shpirtërore që trashëgon një krahinë apo trevë nga kodika e hershme shprehëse, me të cilat janë përcaktuar dhe sinorët përmes veçantisë dhe dallimeve lehtësisht të dukshme.

Etnokultura jonë është përpjekur ta kadalogojë këtë thesar, me shkas për ta ruajtur dhe mbrojtur nga erozoni shkatërrues dhe tjetërsues i modernitet. Ajo që ka fituar në këtë kacafytje të egër asgjësimi është tradita private e individëve, të cilët i kanë përcjellë veshjet dhe stolitë e ditëve kremte, ku ato të ditës së dasmës bëjnë dallim, duke i trashëguar si një amanet brez pas brezi.

Shfrytëzimi i lakmimit të të huajve për këtë pasuri shpirtërore, ka bërë që institucione shtetërore, por kryesisht privatë, të potencojnë investimin, si një përmbushje interesash të turizmit kulturor dhe njiherash fitimin.

E rëndësishme mbetet ruajtja e traditës, trashëgimi i këtij thesari shpirtëror, origjina e së cilës është sa e hershme aq dhe domethënëse.

Moderniteti ka përmirësuar cilësisht jetën tonë, por nuk duhet ta lëmë të ekzekutojë rrënjësisht shpirtin tonë krijues, atë manifestim solemn vlerash dhe visaresh, që janë dëshmia më e qartë dhe më përfaqësuese për civilizimin tonë, për lidhjen e kahershme që populli ynë, krahina të veçanta, kanë patur me të bukurën.
 

Zadrima, krahina që mbart vlera të lashta dhe unike historike​





Zadrima e sotme, në antikitet njihet me emrin Farsalja, fusha ku u bë njëra nga përleshjet në mes të Çezarit dhe Pompeit. Zadrima si krahinë më këtë emër përmendet vetëm pas pushtimeve sllave pasi edhe emri i saj është toponim sllav; Za Drina ose Tej Drini, pra bëhej fjalë për krahinën në të majtë të rrjedhjes së mesme të lumit Drin. Që në kronikën e Danilos së v.1337 përmendet forma sllave Drimë, prej kësaj ngelën edhe toponimet Zadrimë e Podrimë (Kosovë).

Në vitin 1459, Ljubiç citon se në anën e majtë të lumit Drin shtrihet fusha e Zadrimës e cila gjatë mesjetës quhej fusha e Shatit (Pian del Satti) me kështjellën Sati (Castrum Satti) mbi malin e Shën Mëhillit, Nënshat .

Sot, Zadrima kufizohet në veri me zonën e Gurit të zi dhe atë të Postrribës, në veriperëndim me zonën e Bushatit e malin e Kakarriqit, në jug me qytetin e Lezhës, në juglindje e lindje me zonën e Mirditës. Zadrima është e rrethuar nga në veri mali i Dejës nga Shita e Hajmelit në lindje me lartësi mbi 600 m, ku ky vargmal vazhdon më pas me malin e Shën Mëhillit, me lartësi mbi nivelin e detit 664 m, i cili gjendet në lindje të fshatit Nënshat, e malin e Kreshtësh rreth 600 m. lartësi. Në juglindje është mali i Velës, me lartësi 1174 m. mbi nivelin e detit që është edhe maja më e lartë e kësaj zone. Në jugperëndim e perëndim kufizohet nga mali i Kakarriqit, mbi 350 m. lartësi.
Kjo krahinë përbëhet nga këto fshatra: Laçi, Vau i Dejës, Mjeda, Shelqeti, Naraçi, Kaça, Pistulli, Paçrami, Kukli, Plezha, Hajmeli, Dheu i Lehtë, Nënshati, fshatra këto që administrativisht i perkasin të rrethit të Shkodrës, ndërsa rrethi i Lezhës përfshin fshatra si Krajni, Fishta, Troshani, Baqli, Blinishti, Koledhi, Dajçi, Kotrri, Dragusha, Maba, Grashi, Zojzi, Gjadri, Piraj. Nga fundi i shek. XVIII me Zadrimën bashkoheshin edhe Vjerdha, Lisna, Gajtani e Rragami. Duhet theksuar se edhe disa fshatra kufitare si : Ganjolla, Jubani, Guri i Zi, Renci, Vukatana e Spathari po në veri, në doke, zakone, veshje e në marrëdhënie shoqërore afrohen me Zadrimën. Ndërsa në jug fshatra si Kallmeti, Rraboshta megjithëse bëjnë pjesë në zonën e Zadrimës, në doke, zakone, veshje e në marrëdhënie shoqërore ndryshojnë me Zadrimën.

Për herë të parë Zadrima, përmendet në relacionet e shekulli XII-XIII kur Ana Komnena e përmend ndër të tjera fushën e Zadrimës dhe fushat e Lezhës si vende të veprimeve luftarake të Bizantit me romakët, ku ajo shënon: "Kjo është një trevë me zhvillim bujqësor". Pas kësaj kohe Zadrima dhe fshatrat e saj përmenden here pas here për arsye të ndryshme.

Në vitin 1570, Zadrima përmendet për bukurinë e saj nga Antonio Bisanti, në "Relazione dell Albania": …i cili lumë, Drini, rrjedh mandej nga perëndimi në një fushë të bukur që quhet Zadrimë…,fusha e bukur dhe e këndshme e Zadrimës".
Mjaft e përmendur del edhe relacionet e shekullit XVII nga ipeshkvijtë e dioqezës së Sapës, të cilët i dërgojnë papës informacione për zhvillimin ngjarjeve në Zadrimë. Ndër këto përmendim relacionin e vitit 1621 të shkruara nga Gjergj Bardhit, Frang Bardhit etj.
Zadrima dhe popullsia e saj ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm historik në mbajtjen gjallë të traditave fetare, kulturore, gjuhësore e kombëtare gjatë sundimit osman.

Përpjekjet për mbrojtjen e kulturës, gjuhës dhe besimit u ngritën në një rang më lart me mbajtjen e disa kuvendeve në këtë zonë. Gjithashtu, për veprimtarinë e patriotike dhe fetare të popullsisë dhe klerikëve katolik të Shqipërisë së veriut, ku një rol të rëndësishëm luan kleri dhe popullsia zadrimore, përmendim organizimin e shumë kuvendeve me rëndësi të madhe fetare dhe historike për mbarë kombin dhe për vazhdimësinë e tyre përgjatë sundimit pesë shekullor osman, ku përmendim Kuvendi i Matit 1594, Derjan të Matit 1602, Blinishtit 1637 etj.

Një ngjarje e madhe historike e kombëtare që u zhvillua në këtë krahinë pikërisht në atë periudhë kur mendohej se nuk mund të bëhej më asgjë për shpëtimin e kombit, pasi pushtimi osman kishte arritur kulmin e sundimit ishte mbajtja e Kuvendit i Arbrit me 14-15 janar 1703 në fshatin Mërqi, në jug të krahinës Zadrimës. Kisha në të cilën u zhvillua ky kuvend mban emrin "Kisha e Shën Gjon Kryepremit" (Shën Gjon Pagëzuesit) e cila fillimisht bënte pjesë në dioqezën e Zadrimës më pas kalon në atë të Lezhës. Mbajtja e Kuvendit të Arbrit në Mërqi, nuk ishte e rastësishme. Fakti që këtu ishte zhvendosur dhe rezidenca ipeshkvore e Lezhës do të thotë se ishte një vend i sigurt dhe komod, i cili pozicionohet në një rrëzë mali nga ku shikohej gjithë fusha e Zadrimës dhe pak a shumë në qendër të dioqezave të Shqipërisë së veriut, në mënyrë që të mundësohej pjesëmarrja e të gjithë të ftuarve. Në këtë kuvend u përcaktua emri dhe fati i popullit shqiptar, sepse duke qëndruar besnikë të krishtërimit dhe të kombit vazhduan të trashëgonin traditën, kulturën, gjuhën dhe emrin shqiptarë.
Kjo kishë është një ndër kishat e shumta të Zadrimës, të cilat njihen për përpjekjet dhe rezistencën e vazhdueshme kundër osmane sidomos në rrafshin fetar dhe atë kulturor, për hapjen e shkollave të shumta si ajo Blinishtit ndër të parat në Shqipëri, krijuar në vitin 1639, shkolla e mesme e Troshanit si një nga shkollat më të vjetra të vendit tonë. Nga kjo shkollë doli dhe një figurë shumë e rëndësishme dhe simbolike për arkeologjinë shqiptare, është Atë Shtjefën Gjeçovi (1874-1929), i cili konsiderohet dhe si pionieri i arkeologjisë shqiptare.

Ai ishte studiues dhe etnograf shumë i apasionuar pas kulturës shqiptare, njëkohësisht edhe ruajtës i vlerave kulturore të vendit tonë dhe ndoshta shqiptari i parë që bëri gërmime arkeologjike. Ai që në moshën 10 vjeçare, studioi në shkollën e Troshanit dhe qëndroi deri në vitin 1888. Gjeçovi rikthehet në Troshan si prift me1896, mbasi kishte kryer studimet teologjike. Në revistën "Zani i Shnandojt" ai, më 1920, publikoi një artikull mbi arkeologjinë me titull: "Një argëtim arkeologjik", dhe ky është artikulli i parë arkeologjik mbi gërmimet që ai bëri në Troshan. Aty ai gërmoi një grup tumash nëpër majat e kodrave. Gërmimi i tij i parë u bë me 29 Janar 1920, kur rastësisht duke bërë një shëtitje në shpatin e kodrës Kolmarkaj, vërejti disa grimca qeramikash dhe disa rruaza të shpërndara. Mbasi filloi të gërmojë, në thellësinë 1.5 m, gjeti dy maje heshtash, copa qeramikash dhe objekte të tjera. Me 1 Shkurt 1920, Gjeçovi filloi të gërmojë në kodrën "Kuveth" ku gjeti një varrezë 2 x 0,50 x 0,5 m. e mbuluar me tulla dhe në të një enë prej balte shumë të dëmtuar. Në kodrën "Qarre" me 20 shkurt 1920, ai, gjeti 3 maje heshtash prej hekuri me përmasa të njëjta, një heshtë me maje të shtypur dhe një sëpatë. Materiali arkeologjik i gjetur nga Gjeçovi përbehej nga: monedha të mbretit Gent, armë si heshta parzmore, sëpata, objekte zbukurimi të grave vendase si rruaza, fibula etj., dhe kanë një rëndësi shumë të madhe pasi japin të dhëna të rëndësishme për popullimin e kësaj zonë që kohët e vjetra. Vetë Gjeçovi, për vendet, ku gërmoi shkroi: "Këta varreza janë për t'i krahasuar me ato etruske", si dhe jep shpjegime edhe mbi disa rite të varrimit të ilirëve.

Gjatë këtyre viteve ai krijoi një koleksion prej 500 objektesh arkeologjike të cilat i kishte mbledhur në Troshan e Koman, që u quajt "Koleksioni Shtjefën Gjeçovi". Ai shkruan për domosdoshmërinë apo nevojën për të hapur një muze arkeologjik kombëtar por edhe nga mundësia e rrezikut të zhdukjes së vlerave arkeologjike kombëtare, dhe për këtë është konsideruar si studiuesi dhe themeluesi i parë i arkeologjisë shqiptare.
Kjo krahinë përveç vlerave historike, arkeologjike dhe fetare mbart dhe vlera të mëdha kulturore dhe etnografike. Këngët e Zadrimës janë një pjesë e rëndësishme e muzikës folkloristike të kombit tonë dhe gjithashtu zakonet dhe veshjet tradicionale shumëngjyrëshe zadrimore janë një pasuri më vetë për etnografinë shqiptare.
Zadrima kishte mbajtur gjallë për shumë breza ndjenjën e atdhedashurisë duke përçuar vazhdimisht traditën e të parëve dhe duke ruajtur me fanatizëm zakonet dhe besimin e ku nga gjiri i saj kishin dalë figura të njohura si; Frang Bardhi 1606, Pjetër Zarishi 1806, Gjergj Koleci 1868, Gjergj Fishta 1871, Gjon Gazulli 1893, Nikollë Gazulli 1894, Jak Zeka 1906 etj. Kontributi i këtyre figurave kombëtare vlerësohet jo vetëm për shërbesat e tyre si klerik, por edhe që nuk reshtën së punuari dhe sakrifikuari veten e tyre për çlirimin e kombit dhe ngritjen lart të vlerave shqiptare në përgjithësi dhe të Zadrimës në veçanti.


"koha Jone"/ Liza Brunga
 
Kush e ka thane qe Zadrima asht toponim sllav ? ah po i njoh ca perfshi edhe Cabej dmth historiografia shqiptare ... po vl

Mire une po ju them vetem dy argumente, ne hartat e vjetra dmth te epokes se principatave shqiptare gjejme harta te cilat te gjitha toponimet jane ne gjuhen latine perfshi edhe "Saderima" dhe jo Zadrime.

Po ashtu ne hartat e vjetra gjejma Saderima dhe krahinen e Malit te Zi me toponimin e Pulatit, atehre nese toponimi Saderime do ishte sllav do gjenim ne hartat e vjetra edhe toponimin sllav Zeta ... dmth ka mos perputhje...

Une kam interpretimin tim llogjik, historik dhe metoden e bazume ne shkencat e etimologjise ... ;)
 
Argumenti i pare mundet qe toponimi te jete ilir i huazuar nga sllavet per me sakte nga bullgaret
pra, ( Sko-drin-on) e cila deshmohet tre shekuj p.K, kohe qe fiset sllave, ndoshta jetojshin pertej maleve Urale...Pra baza e toponimit te masiperm asht me prejardhje " Ilire". Kuptimi i fjales " dri-drin, prej ilirishtes, " merr kuptimin e " rrjedhjes se ujit ose te lumit". Ket e gjejme edhe ne te tjera toponime; ne Shqipni: Balldreni; ball- dreni ose ball- drini si dhe te toponimet gjithandej ballkanit. Shenojme se te gjitha toponimet qe permbajne fjalen " dri, drin" jane ose lumej ose pozicione qe ndodhen prane tyne. Ndersa parashtesa " za" qe ne shqip perkthehet " pertej" duhet te jete me prejardhje sllave, po keshtu edhe germa "a" ne fund tregon se asht perdore prej sllaveve. Perfundimi? Sllavet kane perdore toponomin ilir " dri,drin" dhe e kane shprehe ne gjuhen e tyne per me tregue ultesinen qe pozicionohet " Pertej Drinit". Per faktin se ne gjuhen shqipe shprehja " pertej Drinit" nuk tregon ultesinen fushore ndermjet Shkodres dhe Lezhes, por ultesinen fushore e kodrinore qe pozicionohet sot ne shtetin e Malit te zi (ne jug te Ulqinit etj), kisha me qene i mendimit qe qe shprehja e citueme sllavisht " zadrima" ( qe ne kuptimin shqip tregon pra tjeter pozicion gjeografik) te zevendsohet me shprehjen shqipe " Kendej Drinit" ose " Andrinit". Nuk e kuptoj pse ndryshimi i toponimeve asht ba " tabu"!
 
Ne kyt Rast Zadrime sipas llogjikes e merr emrin nga zhurma e madhe qe ban lumi gjate perjudhes dimnore kur mbushet plot nga reshjet dhe vjen me zhurme me oshetime ,Pra Za (zhurme , oshetime ,gurgullime etj) Perfundimisht Za i Drinit( Zadrime) Dhe duhet kujtue se kur erdhen serbet ne trojet tona ne shek e 7 te emrat e toponimeve ,apo zonave ,krahinave ,fshatrave ,ishin te vendosuna me kohe nga pellazgo -iliro -shqiptaret dhe nuk pritem ne me shekuj qe te vinin te huajt te na emronin me urdher venbanimet tona ,
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.