Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Zbardhet urdhri i Universitetit të Mjekësisë: Leksionet dhe seminaret konsiderohen detyrime të kryera, provimet me shkrim në grupe të vogla ose online

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Zbardhet urdhri i Universitetit të Mjekësisë: Leksionet dhe seminaret konsiderohen detyrime të kryera, provimet me shkrim në grupe të vogla ose online​


Universiteti I Mjekesise



Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë ka nxjerrë urdhërin për vijimin e këtij vitit akademik duke lënë datën 23 qershor për fillimin e provimeve.

Sipas vendimit, provimet do të zhvillohen nëse është mundësia me shkrim në grupe të vogla ose online nëse platformat e mundësojnë.
Më tej thuhet se leksionet dhe seminaret janë tashmë detyrimet të kryera si nga pedagogët dhe studentët dhe se se kush do në mënyrë vullnetare të ndjekë mësimet e prapambetura në vitin tjetër akademik.

lg.php


VENDIMI I SENATIT AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË
VENDIM QARKULLUES
DATЁ 28.04.2020
MBI ZHVILLIMIN E PROCESEVE AKADEMIKE NË SITUATËN E KRIJUAR
NGA INFEKSIONI COVID 19, NЁ UNIVERSITETIN E MJEKЁSISЁ
TIRANЁ

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e
arsimit të lartë në RSh”, Statutit dhe Rregullores së UMT, të propozimeve të Dekanateve
të Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Senati Akademik,
VENDOSI:

I. Për vijimin e procesit akademik në programet e ciklit të parë, të integruar të ciklit të
dytë dhe të ciklit të dytë për vitin akademik 2019-2020, të miratojë si më poshtë:

1. Leksionet dhe seminaret e lëndëve/moduleve, sipas planeve mësimore të
programeve të ciklit të parë, të integruar të ciklit të dytë dhe të ciklit të dytë të
zhvilluara nëpërmjet platformave online, konsiderohen detyrime të kryera nga
pedagogët dhe studentët.

2. Laboratorët dhe praktikat lëndore/klinike/mësimore që janë zhvilluar në masën jo
më pak 50% e tyre, detyrime të kryera për lëndën/programin përkatës. Orët e
laboratorëve dhe praktikave lëndore/klinike/mësimore që janë kryer nën masën
50%, të realizohen seancat e prapambetura në mënyrë të përqendruar duke
respektuar distancimin social (fizik), në kohën e lejuar nga Ministria përgjegjëse
për shëndetësinë.

3. Studentët ruajnë të drejtën e frekuentimit vullnetar (me dëshirë) të seancave të
prapambetura në vitin e ardhshëm akademik, së bashku me grupet mësimore të
rregullta.

4. Provimet zhvillohen në përfundim të proceseve mësimore (pas datës 23 qershor).
Forma e zhvillimit të provimeve është me shkrim ose në distancë.
 Realizimi i provimeve me shkrim bëhet në grupe të vogla, duke respektuar
rregullat e distancimit social (fizik) dhe të masave mbrojtëse (studenti është
i detyruar të paraqitet në provim me maskë mbrojtëse).
 Në lëndët ose modulet ku është e mundur të realizohen provime në distancë,
personeli akademik merr përsipër realizimin e tyre nëse platformat në
përdorim e mundësojnë këtë proces. Për këto raste, dekanatet miratojnë
lëndët/modulet që do të realizohen me provime në distancë, si dhe hartojnë
Adresa: Rruga e Dibrës Nr. 371, 1005 – Tiranë, ëeb site: ëëë.umed.edu.al; E-mail: [email protected];
Faqe 2 nga 3
dhe miratojnë procedurë të posaçme mbi mënyrën e zhvillimit dhe
dokumentimit të provimeve duke informuar njëkohësisht pedagogët dhe
studentët.

5. Për studentët e viteve të fundit sipas programeve të studimit, dekanatet në
bashkëpunim me urdhrat përkatës ose Ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, tu
mundësohet kryerja e praktikave profesionale në masën e përcaktuar në pikën 2 të
këtij vendimi, si dhe fillimi i punimit të diplomës (studentët që nuk kanë detyrime
akademike të mbartura të viteve të mëparshme dhe që e kanë detyrim mbrojtjen me
punim diplome), për të shlyer detyrimin e mbrojtjes së diplomës brenda muajit
korrik 2020. Në këtë sezon diplomimi përfshihet dhe datat e planifikuara ne 5
mujorin e parë të vitit 2020.

II. Për procesin e pranimeve në specializime afatgjata në fushën e mjekësisë, për vitin
akademik 2019-2020, të miratojë sa më poshtë:

1. Vlerësimi i kandidatëve që kanë aplikuar për kuotat e pranimit për vitin akademik
2019-2020, të bëhet me sistem pikësh maksimumi 1000 pikë të konvertuara, 30% e
pikëve (300 pikë të konvertuara) do të vijnë nga nota mesatare e ponderuar (e
rrumbullakosur me dy shifra pas presjes dhjetore) dhe 70 % (700 pikë të
konvertuara, të rrumbullakosura me dy shifra pas presjes dhjetore) do të vijnë nga
testimi i informatizuar sipas përcaktimeve në nenin 38 të Rregullores së
specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë, miratuara nga Senati Akademik i
UMT-së. Kandidatët që kanë grumbulluar jo më pak se 380 pikë nga numri i
pikëve totale të konvertuara (maksimumi 1000 pikë), kualifikohen për procesin e
përzgjedhjes së programit të specializimit sipas sistemit të meritës.
2. Për shkak të situatës të situatës së krijuar nga COVID-19:
a. Nuk zhvillohet intervista me gojë;
b. Numri i kandidatëve sipas grupeve do të zhvillojnë testimin e informatizuar
(pas datës 23 qershor), duke respektuar distancimin social (fizik) dhe në
bashkëpunim me QSHA.
c. Dekani së bashku me Komisionin e Vlerësimit administrojnë procesin e
pranimeve në programet specializime afatgjata në fushën e mjekësisë për
vitin akademik 2019-2020, duke respektuar distancimin social (fizik).

III. Mbi vijimin e procesit të mbrojtjes së doktoratave në njësitë kryesore dhe të
promovimit të personelit akademik të UMT-së.

 Komisionet për dhënien e gradës shkencore “Doktor” dhe juritë e ngritura të
vijojnë proceset për mbrojtjen e doktoratave. Mbledhjet e komisioneve/jurive
mund të zhvillohen fizikisht duke respektuar distancimin social (fizik) ose
nëpërmjet platformës online të dakordësuar prej tyre. Nëse përdoret mënyra
Adresa: Rruga e Dibrës Nr. 371, 1005 – Tiranë, ëeb site: ëëë.umed.edu.al; E-mail: [email protected];
Faqe 3 nga 3
online, kryetari i Komisionit/Jurisë ka detyrimin e regjistrimit të çdo mbledhje
dhe arkivimit të tij.

 Komisioni për promovimin e titujve akademik vijojnë me procedurat përkatëse
duke respektuar distancimin social (fizik) në mbledhjet e organizuar fizikisht
ose nëpërmjet platformës online të dakordësuar prej tyre. Nëse përdoret mënyra
online, kryetari i Komisionit ka detyrimin e regjistrimit të çdo mbledhje dhe
arkivimit të tij.

IV. Aktet normative (Rregullore e UMT, Rregullore e specializimeve afatgjata në
fushën e mjekësisë, Rregullore e funksionimit të komisioneve për dhënien e
gradës shkencore etj) që rregullohen me këtë vendim, kanë vlefshmëri kohore
deri në përfundimin e situatës së krijuar nga COVID 19.

V. Ky vendim hyn nё fuqi menjёherё dhe ngarkohen pёr zbatimin e tij dekanatet,
personeli akademik, studentët, komisionet përkatëse deri njoftimin e
përfundimit e situatës COVID 19.

KRYETARI I SENATIT AKADEMIK
ARBEN GJATA


(BalkanWeb)
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.