Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Zbritja në Hënë ishte mashtrim?

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Neil Armstrongu eci mbi Hënë në 21 korrik 1969. Po kështu, edhe Buzz Aldrini. Po kështu edhe 10 persona të tjerë pas tyre.

Njerëzit kanë qenë në Hënë.

Pavarësisht këtij fakti, shumë njerëz mbeten të bindur se zbritja në hënë e Apollo 11 ishte e inskenuar në Tokë, me qëllim që të irritohej Rusia dhe të testohej besnikëria e dhjetëra mijërave që u përfshinë në mbulimin e lajmit më të madh në historinë e njerëzimit.

Edhe sot, këta njerëz mbushin YouTuben me provat dhe teoritë e tyre të ndryshme që, ose (a) njerëzimi nuk eci në hënë, ose (b) kanë humbur krejt kontaktin me realitetin.

Ja 11 prova që tregojnë se njeriu ka zbritur në Hënë.

37624
  1. Këto dy fotografi përputhen
Në vitin 2008, sateliti japonez Selene siguroi prova fotografike të zbritjes në Hënë, duke krahasuar pamjen në të majtë (nga zbritja e Apollo 15) të shkrepur në korrik 1971, me pamjet e veta të kamerave 3D në terren. Ishin ekzaktësisht njësoj.

View attachment 37625
2. Fotografia e fletës

Kjo fotografi është përdorur shpesh për të pretenduar se ka patur “drita studio” që janë të dukshme në qoshen lartë-majtas. Nuk ishin drita studioje, si e ka shpjeguar Roger Launius, i Smithsonian. “Ok, bëjmë një hap prapa. NASA do nxjerrë një foto që tregon drita skene? Ato që duken në fotografi janë thjeshtë shkrepje blici”, ka thënë ai për National Geographic.

37626
3. “Ne mund ta shohim”

Pretendohet shpesh se, nëse zbritjet në Hënë ishin reale, ne mund t’i shihnim nga Toka, ose përmes Teleskopit Hubble. Jo. Fakti është që janë shumë larg. Nga ana tjetër, ne mund të shohim vendet e zbritjes në Hënë falë Lunar Reconnaissance Orbiter.. Ja fotografia.

37627
4. Anije të tjera kozmike e kanë parë

Zbritjet në Hënë janë pikasur nga sateliti kinez Chang’e 2, indiani Chandrayaan-1 si dhe nga agjenci të tjera hapësinore të pavarura, domethënë jo të financuara nga NASA.

37628
5. Kjo gjë…

… është një sferë e qelqtë e prodhuar nga një impakt meteori në Hënë. “Kemi gjetur thërrmija qelqi në Hënë që ishin prodhuar prej aktivitetit shpërthyes vullkanik dhe nga përplasje meteorësh, rreth 3 miliardë vjet më parë”, shpjegon Dr. Marc Norma, gjeolog hënor në Universitetin e Tasmanisë. “Prania e ujit në Tokë e thyen xham të tillë vullkanik brenda një milionë vitesh. Këta shkëmbinj kanë ardhur nga Hëna”.

37629
6. Kjo

Shkëmbinjtë hënorë të sjellë nga NASA janë identikë në të gjithë drejtimet jetikë dhe të rëndësishëm me ata që gjenden gjetkë në Tokë.

View attachment 37630
7. Flamuri valëvitej, dhe kjo ka kuptim

Një prej pretendimeve të ndjekësve të teorive konspirative është se flamuri amerikan po valëvitej në sipërfaqen e Hënës. Në fakt është krejt e pritshme. Jo, nuk ka erë në Hënë – por ka momentum dhe inerci. Copa e flamurit po lëvizej përreth teksa vendosej në pozicion, e natyrisht që u valëvit teksa vendosej. Ajo ka gjithashtu një shkop sipër për ta mbajtur në pozicion – përndryshe do të varej drejt e poshtë.

37631
8. Kush i bëri fotografitë?

Një prej pretendimeve më të shpeshtë se se misioni Apollo 11 përfshinte pamje të dy astronautëve, por pa kameraman. National Geographic shpjegon se kjo ndodhi ngaqë kishte kamera në gjoksin e kostumit të astronautëve si dhe lart në mjetin e zbritjes mbi Hënë.

37632
9. Ku janë yjet?

Një prej pretendimeve për të mbështetur teorinë e mashtrimit është se nuk ka yje që të duken prej sipërfaqes së Hënës. Por kjo ndodh sepse hëna është shumë e shndërritshme, pasi reflekton shumë prej dritës së Diellit. Nuk ka yje sepse kamerat nuk i kapnin dot.


10. Pamjet e restauruara janë të mrekullueshme

Me rastin e 40-vjetorit të zbritjes në Hënë, NASA nxorri një seri pamjesh të rimasterizuara nga misioni Apollo 11. Pamjet janë të mrekullueshme, dhe hedhin poshtë kritikat se filmimet kishin qenë qëllimisht të këqia për të fshehur faktin që ishin bërë në një studio

37633
11. Kjo shprehje fytyre

Kjo është fytyra e një njeriu që sapo ka ecur në Hënë (Neil Armstrong), dhe jo e një njeriu që sapo ka bërë gjoja.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.