Zbulime te ndryshme Arkeologjike nëpër Botë
Në Itali gjendet skeleti i gruas 5 mijë vjeçare
Aosta, 16 korrik – Arkeologët italianë kanë gjetur skeletin e një gruaje, e cila ka jetuar 5 mijë vjet më parë. Zbulimi ka ndodhur gjatë gërmimeve në një shkollë 9 vjeçare, në Introd, vend alpin me 600 banorë, jo shumë larg nga Aosta, transmeton NOA.
Për momentin është quajtur “Zonja e Introd”, por do t’u lihet në dorë fëmijëve të shkollës të zgjedhin emrin për skeletin mijëra vjeçar.
Muzeu amerikan i kthen Turqisë bustin e “Herkulit të lodhur”
Boston, 23 korrik – Pjesa e sipërme e statujës së “Heruklit të lodhur”, të cilën më 1982 e bleu Muzeu i Arteve fine (MFA) në Boston, do t’i kthehet Turqisë, njoftoi sot BBC.
Pas kontestit shumëvjeçar, busti i gjysmë zotit të Greqisë antike do të ngjitet me pjesën e poshtme të statujës, që gjendet në muzeun e Antalisë.
E tërë statuja më vonë do të duhej t’i huazohej muzeut të Bostonit për një periudhë të shkurtër.
Lajmi për kthimin e bustit për Turqinë paraqet fitore të madhe, e cila po përpiqet të kthejë artefaktet e nxjerra jashtë vendit në mënyrë ilegale, përkatësisht të kontrabanduara.
Pjesa e epërme e statujës së “Herkulit të lodhur” është blerë nga MFA e Bostonit në vitin 1982 bashkë me koleksionistin Leon Levy nga një tregtar gjerman.
Arkeologët turq ishin të bindur se ajo e pjesë e statujës është vjedhur dhe nxjerrë nga vendi. Në ndërkohë është gjetur edhe pjesa e poshtme e statujës në Parga, në jug të Turqisë.
MFA një kohë të gjatë refuzoi të kthejë statujën, duke thënë se ajo ishte nxjerrë nga Turqia shumë më herët.
“Vetëm para pak kohësh na kanë dërguar fotot dhe dëshmitë e tjera që tregojnë se bëhet fjalë për vjedhje nga ai thesar”, deklaroi për medie përfaqësuesja e muzeut të Bostonit Catherine Gachel.
Edhe muzeu Pergamon i Berlinit në maj të vitit të kaluar ia ka kthyer Turqisë statujën e sfinës, por pasi Ministria turke Kulturës kishte kërcënuar se do t’iu ndalojë arkeologëve gjermanë që të punojnë në gërmime arkeologjike në Turqi.