Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

ZBULIMI I AUSTRALISË

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Australia njihet si tokë e re sepse u zbulua vonë. Emri i saj rrjedhë nga fjala latine ‘‘terra australis‘‘ që do të thotë tokë e jugut. Australia është kontinenti më i vogël ndërmjet Oqeanit Indian në perëndim dhe Oqeanit Paqësor në lindje që e tëra shtrihet në hemisferën jugore. Njëherit është kontinenti më i vogël i tokës me 7.6 milion km² dhe ka një gjatësi lindje-perëndim 4100 km, dhe gjerësi veri-jug 3200 km.
Në hartat e ptolomeut, kontinenti i Australisë figuron si ‘’Terra incognita’’ (tokë e panjohur). Gjatë viteve 1801-1803, Methju Flinders dëshmon se kjo tokë është kontinent i ri dhe për herë të parë këtë tokë të madhe në mes dy oqeaneve dhe katër deteve e quajti Australi. Të parët që shkelën tokën e Australisë ishin spanjollët dhe portugëzët në shkë XVII. Më 1770 brigjet lindore të Australisë i shpalli toka të Mbretërisë Angleze Xhejms Kuk. Tetë vjet më vonë në zonën e Sidnejit të sotëm u themelua kolonia e parë angleze.
Në shek XIX u zbuluan rezerva të shumta të arit dhe xeheve tjera dhe kjo ishte koha kur anglezët me të madhe u inspiruan dhe shkuan në Australi. Më 1778 anglezët kolonizuan Australinë. Gjatë shekullit XIX popullsinë e Australisë e përbënin rreth 100 mijë banorë të lirë dhe 27 mijë të denuar, që denimin e vuanin në koloninë e të denuarve që anglezët e kishin krijuar në Sidnej.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.