Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Zbulimi i patronazhistëve të PS/ Veliaj dhe Sokol Balla i vërsulen Lapsit

Vinjol

Larguar...... ne nji tjeter..... Dimension.......
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shk 19, 2020
Mesazhe
3,767
Propagandistët e rilindjes janë zënë shumë ngushtë nga botimi i dokumentave ku dëshmohet se si i përgjon PS qytetarët në funksion të zgjedhjeve (Linku poshtë).
lg.php
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj është përfshirë në një debat me analistin Arjan Vasjari në emisionin ‘Real Story’, lidhur me diskutimin e skandalit të publikimt të të dhënave personale.
Pasi këmbënguli se të dhënat nuk kanë dalë nga Partia Socialiste, megjithëse aty gjenden me emra dhe mbiemra “patronazhistët” e PS, që përgjojnë gjithkënd në emër të partisë, megjitëse aty gjenden njerëzit të cilëve i kanë vjedhur numrat e telefonit dhe të ID, Veliaj sulmoi median që e publikoi këtë skandal, Lapsi.al. “Ajo është një media ordinere, një zgjatim i opozitës që ka shpifur për familjen time”, tha ai. Sapo analisti Arjan Vasjari filloi të ndërhynte, duke thënë se ky qe një fjalor i ulët, në krah të Veliajt u hodh menjëherë Sokol Balla. “Ai është një portal që të bën për të vjellë. Ai është marrë me jetën e gjithkujt”, tha drejtuesi i emisionit.
Natyrisht, këtu nuk ishte puna e korektesës në informim të Lapsi.al, që mund ta diskutojmë çdo moment. Problemi që po debatohej qe tjetër. Qe fakti se si rilindja ka vjedhur të dhënat personale që qytetarët ia kanë besuar institucioneve shtetërore. Por, për të relativizuar këtë krim dy kamikazët e partisë përdorën taktikën e dalë boje që ka zakon dhe Rama. Ata e shtruan pyetjen kush ëshë lajmsi dhe jo cili është fakti.
Prandaj duhet parë me video (poshtë) ky masturbim intelektual me të vërtetën, për të kuptuar se ç’qëllim kanë pasur qoftë padroni qoftë hyzmeqari.
©Lapsi.al
Lojtës Videosh


00:00

01:01




Pjesë nga debati:
Vasjari
: Unë do preferoja një pozicion tjetër nga unë. Nuk është justifikim që PD ka 1 milion e gjysmë mesazhe. Aty ka të dhëna sensitive. Edhe numri i telefonit është një e dhënë. Aty personi X thuhet që është “Po” ose “Jo”. Mirë, ju thoni që nuk është i PS, edhe PD nuk është. Atëherë pyetja është se kush tjetër i ka të dhënat tona? Kjo më shqetëson. Duhet ta gjejmë kush qenka ky ent, që paska të dhënat, mes tyre dhe të dhëna sensitive.
Veliaj: Është shumë zhurmë për asgjë. Këtu po kishte interes, e çonin në Prokurori, që të fillonte një hetim. Në momentin që kjo kthehet në një lojë se për kë voton ky analist, e për kë ai, kjo është e gjitha një lojë. Është e gjitha një lojë.
Vasjari: Nëse do të ishte kështu, ata që e po bëjnë po kryejnë një vepër shumë të rëndë penale.
Veliaj: Më shqetësuese ishte ajo që pamë në Pukë, me një listë të zgjedhësve.
Vasjari: Di unë plot këtu ore për financimin e partive politike. Kam marrë vesh që kjo që po ndodh në këtë vend është… Por nëse ne do të ikim me këtë logjikë, ne do të vendosim standardin e korrupsionit.
Veliaj: Unë nuk jam marrë me familjen tënde.
Vasjari: Janë marrë më shumë me ty se me mua.
Po jo mo zotëri se nuk është kështu. Janë të dhëna sensitive. Nëse ne e trajtojmë me një lehtësi të kësaj natyre… këtu është prekur e drejta.
Veliaj: Kur unë të thashë që një portal quhet ordiner, kur shkel privatësinë, shpif, ti e kalon me një lehtësi shumë të madhe.
Vasjari: Jo ore më vjen keq.
Veliaj: Të dëgjova me shumë vëmendje. Mos më ndërprit. Patjetër që është një portal ordiner, që sajon, e do duhet të përgjigjesh për një gjë të rreme. Ne mundohemi të digjitalizojmë partinë tonë prej vitesh. Këtë e bëjnë të gjitha partitë në botë. Për sa kohë partitë kanë databaza, nuk është shkelje e ligjit. Ai portal e dreqos këtë punë, kur sajon për të dhëna personal.
Vasjari: Nëse unë them që nuk është korrekte të përdorësh termin ordiner në këtë studio, që është më etikja që mund të imagjinohet, por edhe kur ka pasur raste, unë s’kam fyer kurrë. Unë nuk njoh asnjë prej tyre në atë portal. Qëndrimi im është thjesht dhe vetëm parimor. Kaq. Por duhet të kemi të qartë se çështja e të dhënave, nëse nuk kanë brenda pëlqimin e qytetarëve, janë shkelje. Partitë ikin e vijnë, institucionet mbeten.
 
Ka me më dale emri ne portal, kam pas 900 votues ne patronazh??? Kjo eshte shume VL, edhe PD ngarkon njerez qe mbulojne zona te ndryshme zgjedhore, qe dergojne evidenca mbi orientimi e votuesve ne zonen e tyre!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.