Zbulohen 24 planetë me kushte më të mira se Toka

Lina

Ετερως εγώ
Anetar i Stafit
ADMIN/E
Mesazhe
14,211
Vendndodhja
Me kembe ne toke

Zbulohen 24 planetë me kushte më të mira se Toka​

Studimi argumenton se Planetët janë të vendosur në të ashtuquajturën zonë të banueshme të yllit të tyre​




Studimi i quajtur “Në kërkim për një planeti më të mirë se Toka: pretenduesit kryesorë për një botë super të banueshme”, dhe publikuar në revistën shkencore “Astrobiologji”, studioi mbi 4000 planetë të zbuluar vitet e fundit për të dëftuar se cili nga këta është i banueshëm: sipas tij, 24 prej tyre janë më shumë se të banueshëm meqë gëzojnë karakteristika si të Tokës por në shkallë të ndryshme më të mirë se të Tokës.

Nga 24 prej tyre, 9 rrotullohen rreth yjeve K që janë më të ftohtë se dielli, 16 janë rreth moshës 5 dhe 8 miliard vjet dhe 5 janë në vargun e temperaturës 10° e përshtatshme për një planet tejet të banueshëm (superhabitable) me një që ngjan më shumë me temperaturën e Tokës. Vetëm një nga kandidatët përmbush gjithë kriteret.

Studimi fillon me përcaktimet se cili planet mund të quhet i banueshëm dhe megjithëse bazohet në karakteristikat e Tokës, ai s`ka rrugë tjetër veç t`i tejkalojë ato meqë përballet me planetë me karakteristika të ndryshme, por sidoqoftë, të banueshëm. Mbetet, sipas tij, në vitet në vijim, të studiohet jeta në ta me tekonologji të reja.

Planetët janë të vendosur në të ashtuquajturën zonë të banueshme të yllit të tyre, domethënë në një distancë të tillë nga dielli i tyre sa uji mund të qëndrojë në gjendje të lëngët. Të gjithë janë më “të moshuar”, pak më të mëdhenj, më të ngrohtë dhe më të lagësht se Toka. Ndaj dhe konsiderohen super të banueshëm.
 

Dëbora

-
Anetar i Stafit
MODERATOR/E
Mesazhe
3,826
Në cilën galaksë ndodhen këto planete dhe sa vite drite duhet deri atje?
Apo do mësojmë projeksionet astrale?
 

Paridi

Gold-fish
ANETAR ✓
Mesazhe
464
Vendndodhja
Peja
Në cilën galaksë ndodhen këto planete dhe sa vite drite duhet deri atje?
Apo do mësojmë projeksionet astrale?
Se di une mendoi dhe besoi qe shkenca ka perparuar ,nje udhtim deri ne mars zgjat 9 muaj dhe teorikisht nuk dihet a mbijetojn, ndoshta keto planete jan afer si dihet
 

Dëbora

-
Anetar i Stafit
MODERATOR/E
Mesazhe
3,826
Se di une mendoi dhe besoi qe shkenca ka perparuar ,nje udhtim deri ne mars zgjat 9 muaj dhe teorikisht nuk dihet a mbijetojn, ndoshta keto planete jan afer si dihet
Shkenca ka përparuar, por të gjitha janë ekzoplaneta, që rrotullohen rreth një dielli tjetër. Shkenca duhet të përparojë edhe shumë, për një udhëtim interstelar. 🤷‍♀️
 

NOUR

-Smile Now~Cry Later-
Kontributor/e
Mesazhe
15,342
Shkenca ka përparuar, por të gjitha janë ekzoplaneta, që rrotullohen rreth një dielli tjetër. Shkenca duhet të përparojë edhe shumë, për një udhëtim interstelar. 🤷‍♀️
Fizika e Lejon shtremberimin e hapsir kohe plus nasa po punon per 1 anije kozmike qe punon me plazem 😛
 

Chilling

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
6,092
He, mos thuaj që nuk valëvitëm shqiponjën dy krerëshe në Hënë 😁
Jo valeviten yjet e amerikes 😂

Pjesen e rusise e besoj , qe kan nis anijen per ne hene me qenin brenda ne anije kozmike "lajka" eshte emri i qenit qe eshte nisur nga ruset
 

Chilling

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
6,092
Ja suksesi për në planete tjera 😁

E kam pa 😂 me vjen keq por te gjitha jan histori qe amerika te jet ne qender te vemendjes per pjesen hapesinore ! Por qe ska lidhje fare as amerika me universin , kshuqe teoria qe njeriu i 1 ne hene eshte sajese e bukur per boten
 

Dëbora

-
Anetar i Stafit
MODERATOR/E
Mesazhe
3,826
E kam pa 😂 me vjen keq por te gjitha jan histori qe amerika te jet ne qender te vemendjes per pjesen hapesinore ! Por qe ska lidhje fare as amerika me universin , kshuqe teoria qe njeriu i 1 ne hene eshte sajese e bukur per boten
Mua më vjen keq për ndotjen e atmosferës 😊 por që duhet hulumtuar, duhet.
 

Dëbora

-
Anetar i Stafit
MODERATOR/E
Mesazhe
3,826
Jam dakort , duhet hulumtuar , po problemi eshte se nuk kan pa asgje dhe japin lajme te rreme 😊
Të njëjtin mendim kam edhe unë. 😊
Tani imagjino harxhimet tjera që bën shteti, duke “paguar” astronomët për rezultate (publikime), hulumtime të rrejshme? 🤔 shifër marramendëse.
 
Top