Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Zbulohen 24 planetë me kushte më të mira se Toka

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Zbulohen 24 planetë me kushte më të mira se Toka​

Studimi argumenton se Planetët janë të vendosur në të ashtuquajturën zonë të banueshme të yllit të tyre​

Studimi i quajtur “Në kërkim për një planeti më të mirë se Toka: pretenduesit kryesorë për një botë super të banueshme”, dhe publikuar në revistën shkencore “Astrobiologji”, studioi mbi 4000 planetë të zbuluar vitet e fundit për të dëftuar se cili nga këta është i banueshëm: sipas tij, 24 prej tyre janë më shumë se të banueshëm meqë gëzojnë karakteristika si të Tokës por në shkallë të ndryshme më të mirë se të Tokës.

Nga 24 prej tyre, 9 rrotullohen rreth yjeve K që janë më të ftohtë se dielli, 16 janë rreth moshës 5 dhe 8 miliard vjet dhe 5 janë në vargun e temperaturës 10° e përshtatshme për një planet tejet të banueshëm (superhabitable) me një që ngjan më shumë me temperaturën e Tokës. Vetëm një nga kandidatët përmbush gjithë kriteret.

Studimi fillon me përcaktimet se cili planet mund të quhet i banueshëm dhe megjithëse bazohet në karakteristikat e Tokës, ai s`ka rrugë tjetër veç t`i tejkalojë ato meqë përballet me planetë me karakteristika të ndryshme, por sidoqoftë, të banueshëm. Mbetet, sipas tij, në vitet në vijim, të studiohet jeta në ta me tekonologji të reja.

Planetët janë të vendosur në të ashtuquajturën zonë të banueshme të yllit të tyre, domethënë në një distancë të tillë nga dielli i tyre sa uji mund të qëndrojë në gjendje të lëngët. Të gjithë janë më “të moshuar”, pak më të mëdhenj, më të ngrohtë dhe më të lagësht se Toka. Ndaj dhe konsiderohen super të banueshëm.
 
Asnje planet nuk eshte per te mbijetuar pos toka
 
Në cilën galaksë ndodhen këto planete dhe sa vite drite duhet deri atje?
Apo do mësojmë projeksionet astrale?
 
Në cilën galaksë ndodhen këto planete dhe sa vite drite duhet deri atje?
Apo do mësojmë projeksionet astrale?
Se di une mendoi dhe besoi qe shkenca ka perparuar ,nje udhtim deri ne mars zgjat 9 muaj dhe teorikisht nuk dihet a mbijetojn, ndoshta keto planete jan afer si dihet
 
Se di une mendoi dhe besoi qe shkenca ka perparuar ,nje udhtim deri ne mars zgjat 9 muaj dhe teorikisht nuk dihet a mbijetojn, ndoshta keto planete jan afer si dihet
Shkenca ka përparuar, por të gjitha janë ekzoplaneta, që rrotullohen rreth një dielli tjetër. Shkenca duhet të përparojë edhe shumë, për një udhëtim interstelar. ?‍♀️
 
Shkenca ka përparuar, por të gjitha janë ekzoplaneta, që rrotullohen rreth një dielli tjetër. Shkenca duhet të përparojë edhe shumë, për një udhëtim interstelar. ?‍♀️
Fizika e Lejon shtremberimin e hapsir kohe plus nasa po punon per 1 anije kozmike qe punon me plazem ?
 
E vërtetë. E lejon edhe udhëtimin në kohë. Por do mbeten teori për t’u provuar ?
Akoma besoni te nasa ? Nuk eshte faktuar akoma qe kan arritur ne hene , leje mo per planete te tjera !
 
Mbo nja 4 planete mu un e du pikant tjeret boji si dush ?
 
/me ben valixhet gati.
 
He, mos thuaj që nuk valëvitëm shqiponjën dy krerëshe në Hënë ?
Jo valeviten yjet e amerikes ?

Pjesen e rusise e besoj , qe kan nis anijen per ne hene me qenin brenda ne anije kozmike "lajka" eshte emri i qenit qe eshte nisur nga ruset
 
Jo valeviten yjet e amerikes ?

Pjesen e rusise e besoj , qe kan nis anijen per ne hene me qenin brenda ne anije kozmike "lajka" eshte emri i qenit qe eshte nisur nga ruset
Ja suksesi për në planete tjera ?

Ja suksesi për në planete tjera ?

E kam pa ? me vjen keq por te gjitha jan histori qe amerika te jet ne qender te vemendjes per pjesen hapesinore ! Por qe ska lidhje fare as amerika me universin , kshuqe teoria qe njeriu i 1 ne hene eshte sajese e bukur per boten
 
Mua më vjen keq për ndotjen e atmosferës ? por që duhet hulumtuar, duhet.
 
Jam dakort , duhet hulumtuar , po problemi eshte se nuk kan pa asgje dhe japin lajme te rreme ?
Të njëjtin mendim kam edhe unë. ?
Tani imagjino harxhimet tjera që bën shteti, duke “paguar” astronomët për rezultate (publikime), hulumtime të rrejshme? ? shifër marramendëse.
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.