Zbulohen 24 planetë me kushte më të mira se Toka
Studimi argumenton se Planetët janë të vendosur në të ashtuquajturën zonë të banueshme të yllit të tyre
Studimi i quajtur “Në kërkim për një planeti më të mirë se Toka: pretenduesit kryesorë për një botë super të banueshme”, dhe publikuar në revistën shkencore “Astrobiologji”, studioi mbi 4000 planetë të zbuluar vitet e fundit për të dëftuar se cili nga këta është i banueshëm: sipas tij, 24 prej tyre janë më shumë se të banueshëm meqë gëzojnë karakteristika si të Tokës por në shkallë të ndryshme më të mirë se të Tokës.
Nga 24 prej tyre, 9 rrotullohen rreth yjeve K që janë më të ftohtë se dielli, 16 janë rreth moshës 5 dhe 8 miliard vjet dhe 5 janë në vargun e temperaturës 10° e përshtatshme për një planet tejet të banueshëm (superhabitable) me një që ngjan më shumë me temperaturën e Tokës. Vetëm një nga kandidatët përmbush gjithë kriteret.
Studimi fillon me përcaktimet se cili planet mund të quhet i banueshëm dhe megjithëse bazohet në karakteristikat e Tokës, ai s`ka rrugë tjetër veç t`i tejkalojë ato meqë përballet me planetë me karakteristika të ndryshme, por sidoqoftë, të banueshëm. Mbetet, sipas tij, në vitet në vijim, të studiohet jeta në ta me tekonologji të reja.
Planetët janë të vendosur në të ashtuquajturën zonë të banueshme të yllit të tyre, domethënë në një distancë të tillë nga dielli i tyre sa uji mund të qëndrojë në gjendje të lëngët. Të gjithë janë më “të moshuar”, pak më të mëdhenj, më të ngrohtë dhe më të lagësht se Toka. Ndaj dhe konsiderohen super të banueshëm.