Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Zbulohen në Turqi viktimat e një cunami 3600-vjeçar

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Zbulohen në Turqi viktimat e një cunami 3600-vjeçar​



Zbulohen në Turqi viktimat e një cunami 3600-vjeçar

Një ekip arkeologësh në Turqi ka zbuluar eshtrat e dy viktimave të para të konfirmuara të cunamit të gjeneruar nga një prej shpërthimeve vullkanike më shkatërruese ndonjëherë, ai i vullkanit Thera, i vendosur në detin Egje ku sot ndodhet ishulli grek i Santorinit.

Skeletet e një të riu dhe një qeni të nxjerra nga deti datojnë 3600 vjet më parë. Është i njëjti moment historik me të cilin lidhet edhe shpërthimi më i keq në Thera. Një fatkeqësi natyrore që zhduku qytetin e lashtë minoan të Akrotirit, në Santorini, përtej vendbanimeve të tjera në ishujt e afërt dhe në brigjet e Kretës. Mendohet se ngjarja vullkanike frymëzoi mitin e Platonit për Atlantidën, ishullin legjendar që u fundos në një natë të vetme.

Mbetjet e hirit vullkanik të depozituara nga vullkani në shpërthimin që ndodhi rreth vitit 1600 para Krishtit, janë gjetur me bollëk në Santorini dhe gjetkë, por ajo e cunamit deri më tani kishte mbetur vetëm një hipotezë. Valët anormale tërheqin viktimat dhe mbeturinat drejt detit, larg nga bregu ku është më e vështirë t’i gjesh ato, prandaj nuk kishte asnjë provë të një cunami të prodhuar nga shpërthimi i Therës.

Ekipi i udhëhequr nga arkeologët nga Universiteti i Ankarasë zbuloi mbetjet në Çeşme-Bağlararası, një vend i epokës së bronzit në bregun perëndimor të Turqisë me pamje nga deti Egje. Këtu, gjatë cunamit, një mur mbajtës mbante trupat e një njeriu dhe një qeni, si dhe hirin, rrënojat dhe mbeturinat e tjera, duke i penguar ata të thitheshin nga furia e detit. Siç thuhet në artikullin e publikuar në PNAS, burri dhe qeni u gjetën përballë pengesës, në një pozicion pak të lakuar që të kujton ato të viktimave moderne të cunamit. Rreth skeletit nuk u vunë re shenja të varrimit.

Datimi radiokarbon i materialit rreth viktimave e vendos cunamin “vrasësin” jo më herët se viti 1612 para Krishtit. Ekipi gjithashtu zbuloi se kishte disa cunami të shkaktuara nga vullkani Thera rreth asaj kohe, si dhe përpjekje të shumta shpëtimi. Në sitin arkeologjike u gjetën disa vrima në formë të çrregullt, ndoshta të krijuara në përpjekje për të nxjerrë gurë të mëdhenj nga balta ose për të gjetur të mbijetuarit menjëherë pas katastrofës.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.