Mirë se vini në forum vizitor,

Për të hyrë në përmbajtjen e forumit dhe të gjitha shërbimet tona, duhet të regjistroheni ose të identifikoheni në forum. Anëtarësimi në forum është plotësisht falas.

Gëzuar Festat e Nëntorit / Mbremje me DJ-ERIOSTI Ora 20:00

Radio NETEDY organizon mbremje Festive per festat e Nentorit 28 dhe 29 nga ora 20:00 me DJ DJ ERIOSTI Deshira Muzikore Pershendetje dhe Urime kenaqesi pa fund. Ju mire-presim ne www.radionetedy.com

Rrespektoni Masat e Covid-19 😷

Nga tregu te transporti publik, nga qendra tregtare te vendi i punës, qëllimi i tij është të zvogëlojë rrezikun e koronavirusit për të gjithë ne në të gjitha fushat ku jemi bashkë. Maska 😷 largësia ↔️ pastrimi 🧼 le t'i kushtojmë vëmendje.

Keni probleme me anëtarësimin?

Për shkak të ndryshimit të strukturës së forumit, janë vendosur disa kufizime, nëse nuk mund të shkruani një mesazh dhe të hapni një temë, hyni në lidhjen në titull dhe hapni temën tuaj.

Bëhu pjes e Chatit 📱

Netedy.com një vend argëtimi dhe i sigurt njohjesh online. Bisedoni, takohuni dhe ndërtoni marrëdhënie afatgjatë. Të dhënat tuaja personale janë gjithmonë të mbrojtura. Siguria e përdureseve tanë është përparësia jonë kryesore.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Zbulohet në Spanjë një kompleks i madh megalitik:A është një tjetër Stonehenge?

Hera

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Oct 30, 2020
Mesazhe
43,017

Zbulohet në Spanjë një kompleks i madh megalitik:A është një tjetër Stonehenge?​

94547A9A-A2B3-4ED4-9826-18F74AF81B9F-1536x841.jpeg


Tre rrethime megalitike, 2 kromlehë, 526 menhirë dhe disa grupe dolmenësh, që të gjithëlloje gurësh me forma dhe madhësi të ndryshme. Është ky zbulimi i jashtëzakonshëm i bërë nga një grup arkeologësh spanjollë në provincën e Huelvas në Spanjë. Merita indirekte i shkon pemëve të avokados.

Në vitin 2018, duke u nxitur nga rritja e çmimeve të këtyre frutave, pronarët e tokës vendosën të shndërrojnë 600 hektarët e fermës në plantacione të mëdha me avokado. Qeveria rajonale Andaluzisë ra dakord por me një kusht. Më parë duhet të kryheshin disa kërkime arkeologjike, të cilat zbuluan në fakt edhe praninë e relikeve historike.
Kompleksi megalitik është një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në mbarë Evropën. Detajet e zbulimit janë publikuar në revistën spanjolle “Trabajos de Prehistoria”. Rezulton se ndërtimi i kompleksit ka nisur në fund të mijëvjeçarit VI-të Para Krishtit, dhe zgjati për thuajse 3000 vjet, nga Neoliti i Mesëm deri në Epokën e Bronzit të Lashtë.

Menhirët (gurët e mëdhenj të futur vertikalisht në tokë) janë elementët më të shumtë nënumër:526 të tillë u gjetën të ngritur ose të rrëzuar përtokë, disa në formë drejtkëndëshi, të tjerët në trajtë veze apo edhe thjerrëze. Më i larti prej tyre (3.5 metra i lartë dhe 1 metra i gjerë) “kishte një vlerë të madhe simbolike, siç shihet edhe nga monumentaliteti i saj dhe mbishkrimet e gdhendura në anën perëndimore”, nënvizojnë studiuesit.

Shumica e këtyre lloj gurrave janë të sistemuar në 26 vargje dhe 2 kromlehë (pra 2 forma rrethore). Disa nga format, të përbëra nga 1 deri në 6 rreshta secila, arrijnë në 250 metra gjatësi. Nga dy kromlehët, pjesa e ruajtur më e mirë përbëhet nga 9 menhirë të zgjatur nëformën e një U-je të hapur.

Po ashtu, kompleksi përmban shumë dolmenë (struktura të përbëra nga 2 ose më shumë gurë të ngulitur në tokë, që mbajnë një tryezë horizontale), tuma dhe kiste (“kuti” prej guri ku mbaheshin trupat e të vdekurve), ndoshta të përdorura si varre, por edhe ndoshta të lidhurame praktikat ndjellëse dhe ritet përkujtimore.

Po ashtu u gjetën 41 kiste për një ose më shumë persona, me një gjatësi prej 1-2.5 5 metra, tuma me gjatësi të ndryshme, midis 6–17 metra, dhe një dolmen me një dhomë 3.5 metra të gjatë dhe gati 1 metra të gjerë. Kërkimet arkeologjike, zbuluan edhe praninë e tre rrethimeve megalitike, struktura të mëdha të hapura të ndara në nivele të ndryshme.

Njëra prej tyre zë një hapësirë thuajse prej 2 hektarësh tokë dhe përmban 15 menhirë, disa kishin dhe struktura prej guri. I dyti është në formë H-je, zë një hapësirë 1.18 hektarë, me 100 metra gjatësi dhe 80 gjerësi. Dhe e treta në formë U-je, shtrihet në 1.2 hektarë, dhe ka përmasa 150 me 150 metra.

Sipas studiuesve, kompleksi megalitik është përdorur ndoshta për kontrollin e ciklit të stinëve dhe vëzhgimin e ngjarjeve astronomike, por edhe për kultin e të vdekurve. Sipas arkeologëve, ky sit i sapo-zbuluar e zgjeron horizontin e njohjes së megalitizmit në Evropën Perëndimore dhe potencialin e kërkimit në jugperëndim të Gadishullit Iberik.

Bota.al
 

Identifikohu ose regjistrohu për të përfituar më shumë nga forumi!

Identifikohu ose regjistrohu për të përfituar më shumë nga forumi!

Regjistrohu

Krijimi i një llogarie në forum është plotësisht falas.

Regjistrohuni tani
Hyr

Nëse keni një llogari, ju lutemi identifikohuni

Hyr

Postime të reja