Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Zbuloni çfarë i ndodh trupit tuaj kur nuk konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Zbuloni çfarë i ndodh trupit tuaj kur nuk konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime​




u1-6.jpg



Frutat dhe perimet përmbajnë disa nga lëndët ushqyese më vitale për shëndetin tonë.

Nëse nuk i konsumoni në mënyrë të rregullt ju mund të keni mungesë vitaminash dhe mineralesh, të cilat mund të japin probleme. AgroWeb.org në këtë artikull do t’ju njohë me shenjat që trupi juaj ju jep në këtë rast

Probleme Me Tretjen
Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime, ju do të jeni më të prirur të zhvilloni probleme me tretjen të tilla si kapsllëku apo hemorroidet. Frutat dhe perimet përmbajnë fibra dhe celulozë, të cilat parandalojnë problemet me tretjen.

Ju Mund Të Shtoni Peshë
Kur zëvendësoni ushqimet me shumë kalori apo yndyrë me perime apo fruta, trupi juaj do të shfaqë rezultatet. Ekspertët e shëndetit thonë se sa më shumë fruta dhe perime të hani, aq më pak peshë fitoni.

Mund Të Shfaqet Diabeti

Meqenëse shtimi i peshës është i lidhur me diabetin, rreziku rritet kur konsumoni ushqime të yndyrshme e të përpunuara. Mbipesha është faktori kryesor i rritjes së rrezikut për diabetin e tipit 2. Ndaj një konsum i shtuar i perimeve dhe frutave mund të ulë kështu shfaqjen e tij.
Dhe nëse keni diabet, ushqimet si brokoli, lulelakra, domatet, patëllxhani dhe frutat, mund të ndihmojnë në rregullimin e niveleve të glukozës

Mund Të Rritet Presioni I Gjakut
Nëse konsumoni ushqime me shumë kripë, me shumë mundësi presioni juaj i gjakut do të rritet. Një regjim ushqimor i pasur me lëndë ushqyese si kaliumi, kalciumi dhe magnezi, ndihmon në uljen e niveleve të kripë e kështu presionin e gjakut

Rritet Rreziku Për T’u Prekur Nga Sëmundjet E Zemrës
Pjesërisht, për shkak të efektit të uljes së presionit të gjakut, konsumimi i frutave dhe perimeve, mund të zvogëlojë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe goditjeve në tru. Një studim afatgjatë, botuar në “British Medical Journal”, tregoi se rreziku për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare, ulej me 4 % për çdo porcion frutash dhe perimesh që njerëzit hanë.


/AgroWeb
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.