Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Zbuloni ç’lloj ishi jeni në bazë të shenjës suaj të horoskopit

Jetmira

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 27, 2017
Mesazhe
11,141
cift-hor-640x358.jpg

Çdo kujt mund t’i ndodhë të shndërrohet në një ish partner/e psikopat pas dikujt. Në vend që të diskutojmë për çështjen, përse të mos ia atribuojmë këtë karakteristikë shenjës zodiakale? Sipas astrologjisë, planetët luajnë një rol të rëndësishëm në dashuri dhe në mënyrës si reagojnë njerëzit pas një ndarje.

Dashi
Ndarjet nxjerrin në pah anën tënde më egoiste. Edhe pse jo të gjitha ndarjet vijnë për arsye të tmerrshme, kjo nuk ka rëndësi për ty. Ajo që ndodhi, ndodhi dhe ti mos qaj për një gjë të tillë. Do ndjesh dhimbje, por do i evitosh gjithmonë lotët për t’u dukur i/e lumtur.

Demi
Je tip shumë ‘i ngjitur’. Edhe kur marrëdhënia ka marrë fund, zemra jote refuzon ta pranojë një gjë të tillë. Je i/e lidhur shumë pas të shkuarës. Do telefonosh ish-in tënd në agim çdo të shtunë për gjashtë muaj. Mund të arrish deri në obsesion.

Binjakët
Rutina jote kur mbaron një marrëdhënie, është e thjeshtë. Mbrohesh në një vend të sigurtë dhe të izoluar. Kjo mund të jetë dhoma jote e gjumit, një hobby, apo ushqimi. Ke nevojë edhe për disa modifikime, siç mund të jetë prerja e flokëve, apo spostimi në një vend tjetër.

Gaforrja
Ti kthehesh në një sabotator të pa matur emotiv. Është një torturë e vërtetë. Sheh me siguri më shumë se një herë fotot që ke me ish-in tënd. Ky proces i përsëritur do të të bëjë të ndihesh edhe më keq se më parë. Është rrugëtim i dhimbshëm.

Luani
Ndonjëherë ish-i yt mund të arrijë një marrëveshje bashkëpunimi, edhe pse nuk do të thotë se do kthehet me ty. Por ti nuk funksionon në këtë mënyrë. Do publikoni foto për t’u mbushur mendjen të gjithëve se jeni më mirë vetëm. Doni ta mbushni boshllëkun që ju ka lënë ish-i me publikim fotosh, pasi ushqeni idenë se mbase ish ‘gjysma juaj’ do i shohë dhe do ndërrojë mendje për ndarjen.

Virgjëresha
Jeni pak bipolarë gjatë pauzave. Në një minutë mendoni që do jetë më mirë për ty dhe një minutë më pas të duket se nuk merr dot frymë dhe do vdesësh pa të (pa ish-in tënd) Do doje shumë t’i mbaje kujtimet që të ka dhuruar për t’i parë çdo natë, por nga ana tjetër mendon se më e mira për t’u bërë është t’i kthesh pas të gjitha.

Akrepi
Je një “ish” shumë i fortë emocionalisht. Atëherë kur të gjithë do ishin copëtuar, ti e përballon ashtu siç do bëje me çdo sfidë tjetër: me idnjitet dhe forcë. Sigurisht, nuk je robot, por ti sheh gjithmonë përpara, edhe pse ndonjëherë mund të bëhesh shumë kërcënues/e në Facebook apo Instagram

Shigjetari
Je një ‘ish’ pa shumë preokupime. Gjithnjë ti pyet veten pse miqtë e tu janë gjithmonë të zemëruar pasi ndahen. Ti ndihesh i/e lirë gjatë ndarjeve. Shpirti yt kërkon romanticitet intensiv dhe dëshirë, gjë që është e vështirë të ta dhurojë një njeri i vetëm.

Bricjapi
Je shumë i/e “lig”/ë. Në vend që ta pranosh situatën dhe të harrosh të kaluarën, bën gjithçka mundesh kundër ish-it tënd dhe refuzon t’i lejosh edhe minimumin e dinjitetit. Nuk ka rëndësi nëse ndarja ka ardhur nga ty, ti sërish fajin do ia hedhësh personit tjetër.

Ujori
Ti je një ‘ish i mundësive të dyta’. Po, të ka tradhëtuar dhe nuk ka bërë asgjë për të të rifituar. Gjithsesi, ke gjithmonë tendencën për t’i dhënë një shans të dytë. E pse jo? Je çmendurisht i/e dashuruar. Edhe pse mund të jesh manipulator dhe maniak kur refuzohesh, edhe pse ish-i yt nuk dyshon kurrë për këtë.

Peshqit
Je ish-i më shqetësues nga të gjithë. Nuk të pëlqen të jesh single. Të pëlqen të kesh dikë gjithmonë. Kjo të pengon të njohësh veten. Theksojmë se Peshqit krijues i kanalizojnë ndjenjat e tyre me profesionin. Trasformojnë ish-in e tyre në muzën për histori apo ilustrime.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.