Largimi i Renzit vjen pas rezultatit tepër të dobët për demokratët e qendrës së majtë në zgjedhjet e zhvilluara të dielën, ku ata morën rreth 19% të votave.
Por aktualisht në selinë e kësaj partie ka akoma edhe më tepër paqartësira, nga ku kanë dalë edhe zërat për dorëheqjen e Matteo Renzit.
Por, nga sa raporton Corriere.it, zëdhënësi i kësaj partie i ka përgënjeshtruar zërat për largimin e ish-kryeministrit Renzi nga drejtimi i PD në Itali.
Në zgjedhje triumfuan populistët euroskeptikë. Lëvizja 5 Yjet siguroi shumicën e votave me mbi 31%.