Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Zgjedhjet ne SHBA/Joe Biden 6 vota larg fitores,Trump akuza per vjedhje.

Apache

I never lose. Either I win or I learn.
Nt2 V.I.P
Regjistruar më
Qer 19, 2018
Mesazhe
12,823
Kandidati për president të SHBA, Joe Biden vijon të udhëheq rezultatin e zgjedhjeve. Aktualisht Biden ka shkuar në 264 vota elektorale, ndërsa Donald Trump në 214 vota.

Joe Biden është shumë pranë fitures, pasi atij i duhen vetëm 6 vota elektorale për të fituar zgjedhjet, pasi me 270 vota në SHBA mund të sigurohet mandati për president.

Aktualisht numërimi vijon në disa shtete të SHBA-së, teksa duket se do të pritet dhe disa ditë në rast se një prej kandidatëve nuk plotëson kuotën e 270 votave elektorale që shpallin fituesin.

Shtetet ku po luhet fati i zgjedhjeve janë Pensilvania, Karolina e Veriut, Xhorxhia, Alaska dhe Nevada. Në katër të parat kryeson Trump teksa tek e fundit Biden.

Këto do të mbahen mend si një nga zgjedhjet më të debatuara dhe kontestuara në histori të SHBA, fill pas deklaratës së Trump se ”zgjedhjet po vidhen”. Edhe sot Trump ka shprehur pakënaqësi duke shkruar se; ”Avokatët tanë kanë kërkuar “qasje kuptimplote”, por çfarë dobie ka kjo? Dëmi është bërë tashmë në integritetin e sistemit tonë, dhe në vetë Zgjedhjet Presidenciale. Kjo është ajo që duhet diskutuar!”.

Trump nisi akuzat për vjedhje votash pikërisht në momentin kur në avantazhë doli Joe Biden. Ndërsa një tjetër pikë debati kanë qenë votat me postë, pasi pritej që ato do të favorizonin Biden. Ndërkohë, Trump ka paralajmëruar se do e çojë në Gjykatë çështjen e zgjedhjeve dhe ajo do të marrë një verdikt final për to./ Opinion.al
 
5 zonat qe kan ngel jan te gjitha qe priten ti fitoje trumpi ?
 
Ky trump akuzo tjert se I mendo krejt si vetja
O ka vjedh vota ky o ska vjedh kush tjtr
Ps.Kush e ka qejf trumpin mos tme kundervihet se sua bej halllall?
 
Ky trump akuzo tjert se I mendo krejt si vetja
O ka vjedh vota ky o ska vjedh kush tjtr
Ps.Kush e ka qejf trumpin mos tme kundervihet se sua bej halllall?
Per ca qesh ke ajo pergj ime? ? me verte isha tu menu cne ska hap njeri tem per ket ?? 67270
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.