Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Zgjidhet një nga misteret më të mëdha biologjike

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Zgjidhet një nga misteret më të mëdha biologjike


Inteligjenca Artificiale ka ndihmuar në zgjidhjen e një misteri biologjik që shumë shkencëtarë nuk arrinin t’i jepnin shpjegim prej vitesh. Të kuptosh sesi një proteinë ka formë tre dimensionale ka ngritur pikëpyetje për gjysmë shekulli tani më.

Por roboti londinez me emër DeepMind ka sjellë përgjigjet që kërkonim. Ky zbulim do të na ndihmojë të zbërthejmë misteret e shumë sëmundjeve përfshi këtu Covid-19.

Një nga shkencëtarët pjesë e panelit është dhe amerikani Andriy Kryshtafovych nga Universiteti i Kalifornisë, i cili e konsideron këtë arritje si të jashtëzakonshme.

“Të arrish të identifikosh formën e proteinave shpejt dhe në mënyrë të saktë ka potencialin të sjellë revolucionin botën shkencore”, shprehet ai.
Proteinat janë pjesë e organizmit të çdo gjallese dhe luajnë rol të rëndësishëm në proceset kimike esenciale për jetën. Ato përbëhen nga aminoacide që kombinohen më miliona mënyra dhe kanë forma, të cilat janë kyç në mirëmbajtjen e organizmit dhe të ndihmojnë atë të funksionojë.
Shumë sëmundje lidhen me rolin e proteinave në katalizimin e enzimave, antitrupave si dhe hormoneve.

“Çdo riorganizim i të tilla molekulave ka efekt vital dhe katastrofik në organizmin tonë. Kështu që një nga mënyrat më efikase për të kuptuar sëmundjet dhe për të gjetur kurat, është të studiojmë proteinat e përfshira aty”, thotë për BBC, Dr. John Moult nga universiteti amerikan i Maryland, njëkohësisht dhe drejtor i panelit të shkencëtarëve.

Mënyra më e mirë për të arritur në përfundimin e formës së një proteine është të studiosh sekuencat e aminoacideve. Dhe pikërisht këtë bën DeepMind, duke e zmadhuar në një shkallë 0-100 për ta parë më të strukturuar 3 dimensionalisht, për pasojë më të qartë për syrin.

Të jemi në dijeni të strukturës së proteinës ndikon në krijimin e medikamentit që mund të parandalojë sëmundje të tilla si kanceri, mplakja e trurit, apo sëmundjet infektuese. I tillë është dhe studimi që po bëhet për mënyrën sesi proteinat në sipërfaqe të Sars Cov-2 ndërveprojnë me receptorët në qelizat njerëzore.
tvklan.al

72555
lg.php
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.