Zhbllokimi i fluturimeve në Rinas/ Kontrollorët shqiptarë zëvendësohen me turq, ja deri kur do të qëndrojnë dhe si erdhën në vendin tonë

Hera

Ετερως εγώ
Anetar i Stafit
ADMIN/E
Mesazhe
12,057
Vendndodhja
Me kembe ne toke

Zhbllokimi i fluturimeve në Rinas/ Kontrollorët shqiptarë zëvendësohen me turq, ja deri kur do të qëndrojnë dhe si erdhën në vendin tonë


Kontrollorë të ardhur nga Turqia pritet të zënë vendin e kolegëve shqiptarë, të cilën braktisën punën në “Albcontrol”, duke bllokuar që prej ditës së djeshme fluturimet në Aeroportin e Rinasit.






kulla-7.jpeg









“News 24” raporton autoritetet shqiptare kanë bërë kërkesë për kontrollorë ajrorë nga vende të tjera, ku këtë pasdite ka ardhur përgjigjja pozitive nga Turqia.

Ankaraja ka sjellë në vendin tonë kontrollorët e saj që pritet të menaxhojnë hapësirën ajrore shqiptare deri në zgjidhjen e problematikës.Mësohet se ata kanë ardhur në Shqipëri në rrugë tokësore, përmes një vendi fqinj. Pas zgjidhjes së situatës, pritet që kontrollorët e ardhur turq të largohen nga Shqipëria.

Sjellim në vëmendje që sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije rinisjen e fluturimeve esenciale, ndërsa paralajmëroi se nesër do të rikthehen ato komerciale.

Ministrja u shpreh se sot do të kryhen vetëm fluturimet emergjente që lidhen me çështje humanitare, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake.
 

Juno

ALBSYSTEM
Mesazhe
27,797
Tragjike!

Nga paga 4600 dollare ne 2400 dollare.
Kjo eshte me pre damaret :p
 
Top