Zinedine Zidane ka mohuar spekulimet se Dani Ceballos është i pakënaqur në Real Madrid.
Trajneri francez para ndeshjes me Deportivo La Corunan ka thënë se mesfushori është i lumtur te skuadra nga Santiago Bernabeu.
“Unë e shoh të lumtur në Real Madrid. Për mua është një futbollist i rëndësishëm për ekipin”, deklaroi Zidane në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.
Ceballos spekulohet me largim nga Real Madrid gjatë këtij afati kalimtar të janarit pas interesimit për transferimin e tij nga Juventus. /Lajmi.net/