Quhet Kreshmim e di une, jo agjerim.
Agjerimi eshte term per fene islame.
Me vrau syrin si term se spara jam tifoz i fese dhe datave te shenuara te tyre.
Gjithsesi per te qene i sigurt gugellova pak dhe:
E Hëna e bardhë -Kreshma
E hëna e bardhë (ose e hëna e pastër sic quhet ndryshe ) është dita e parë e kreshmës së Pashkës së Madhe .
U quajt "e bardhë ose e hëna e pastër" sepse për të krishterët ortodoks fillon periudha e “pastrimit ” shpirtëror dhe trupor.
E hëna e bardhë nuk është festë e qëndrueshme sepse varet nga data që bie Pashka e Madhe çdo vit.
E hëna e bardhë kremtohet pikërisht 48 ditë para Pashke.
Kreshma.
Kreshma është një ndërmjetëse dhe një armë shpirtërore gjatë së cilës nuk mjafton vetëm kufizimi ndaj ushqimeve, por veçanërisht kërkohet pjesmarrja shpirtërore.
Shën Joan Gojarti na thotë : "Tregoje kreshmimin nëpërmjet veprave. Nëse shikon dikë me të cilin je armik, pajtohu me të!
Nëse shikon një të varfër jepi lëmosh!
Të kreshmojnë edhe duart, duke mbetur të pastra nga vjedhjet ose lakmitë!
Të kreshmojnë edhe këmbët, duke mos ecur në rrugët që të çojnë drejt mëkatit!
Nuk ha mish?! Atëherë mos “ha” papastërti as me sy!
Le të kreshmojë edhe dëgjimi yt!
Kreshmim i dëgjimit do të thotë të mos pranosh të dëgjojnë veshët e tu sharje dhe thashetheme!
Le të kreshmojë edhe goja nga fjalët e këqija, sepse çfarë dobie kemi kur kreshmojmë dhe nuk hamë mish e peshk por kafshojmë dhe hamë vëllezërit tanë ?!"
Le të kreshmojmë me trup dhe me shpirt dhe të jetë për ne kjo përpjekje një ndërmjetim për t'u afruar më pranë Perëndisë!
Kreshëm të mbarë!