Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Plaga është vendi ku mund të hyjë drita.

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
31,303
“Rumi na tha se plaga është vendi ku mund të hyjë drita.
Khalil Gibran na tha se nga vuajtjet dalin shpirtrat më të fortë, se personazhet më masivë janë të djegur me plagë.
Marcus Aurelius na tha se pengesa për veprim e çon përpara veprimin, se ajo që qëndron në rrugë bëhet rrugëdalje.
Napoleon Hill na tha se çdo fatkeqësi, çdo dështim dhe çdo dhimbje zemre mbart me vete farat e një përfitimi të barabartë ose më të madh.
Elisabeth Kübler-Ross na tha se njerëzit më të bukur që kemi njohur janë ata “që kanë njohur disfatën, kanë njohur vuajtje, kanë njohur luftën, kanë njohur humbje dhe kanë gjetur rrugën e tyre për të dalë nga thellësia.
Këta shkrimtarë kanë një vlerësim, një ndjeshmëri dhe një kuptim të jetës që i mbush me dhembshuri, butësi dhe një shqetësim të thellë dashurie.”
Se "njerëzit e bukur nuk ndodhin rastesisht".
Kur Joseph Campbell përshkroi udhëtimin e heroit për ne, premisa ishte se në momentin e vështirësisë më të thellë dhe më të patundur, protagonisti e kuptoi se ishin ata që duhet të ndryshonin. Ajo që dukej se e prishte rrugën ishte momenti kulmor në të cilin u zbulua në të vërtetë shtegu i vërtetë.
Në çdo rast, epifania është se prania e sfidës është iniciatori. Nëse jemi me fat, jeta jonë do të vazhdojë të rritet ndërsa na prezantohen rrugë të reja, dhe pengesa të ndryshme mes tyre.
Të shërohesh nuk do të thotë të arrish në një vend ku jemi të çliruar nga ajo vështirësi, por ku nuk e interpretojmë më praninë e saj si përfundimin tonë, fundin tonë. Përkundrazi, arrijmë ta shohim se është një fillim tjetër në mbështetje të shpalosjes së vazhdueshme të gjithçkaje që një ditë do ta dimë se jemi.
Në një botë ku shumica prej nesh vdesin para se të vdesin, ku shumica prej nesh hiper-fiksohemi me atë që nuk mund të kontrollojmë dhe lëmë të shkatërrojmë gjithçka që mundemi, ku shumica prej nesh i frikësohen njerëzimit dhe cenueshmërisë sonë - shpresoj që ta gjeni guxim për të provuar. Shpresoj se do të arrini të shihni se ndoshta, nën udhëtimin që keni frikë të bëni është jeta që keni pritur gjatë gjithë kohës."
~ Brianna Wiest
Art nga Laron G. S. via Midjourney (PM Laron për printime dixhitale)
përkthim dhe përshtatje:
Yll Avdijaj

1713441586854.png
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.