Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

12 litografi rrënqethëse që tregojnë ushtarë turq duke përdhunuar gra dhe vajza në Ballkanin e sundimit osman

Poker

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Maj 6, 2020
Mesazhe
6,129
Ngjethëse dhe barbare. Edhe sot pas 107 vitesh që kur kanë parë dritën e shumfishimit ata të tmerrojnë. Rivijnë me të njëjtën peshë mizorie, ndoshta për të rrëmuar plagët e e varruara nga harrimi dhe koha. Megjithatë ata nuk rikthehen me shkas të qëllimtë koherence. Thjeshtë zelli për të rrëmuar në ato faqe të errëta të së shkuarës, faqe që mund të rrokin një lloj interesimin në të tashmen e klikut, i ka gërvishtur ato plagë, i ka ndërsyer disi ato hakërri që harrimi i kishe hedhur tej në skutat e errëta të panevojës për tu parë me dritën dhe gjenerata të tjera.
Askund nuk kisha përcjell forma më rreptësisht të skalitura të femrës si një subjekt estetik dhe erotik përballë dhunimit dhe terrorit të abuzimit seksual, se sa në litografitë e austriakut Gottfried Seven, i cili në një kolanë prej 12 ilustrimesh grafike të botuar në Vjenë më 1909 sjell përdhunimin si një mizori ushtruar nga ushtarët turq gjatë sundimit osman, ndaj grave dhe vajzave në Ballkan.

Publikimi i këtyre litografive është lehtësisht i përftuar në botën e papërmasshme të http//-së. Ato janë publikuar edhe nga portale shqiptare, sigurisht të shoqëruara me aludimin se mes këtyre grave viktima të këtyre përdhunimeve barbare ka edhe shqiptare.

” Janë skica të tmerrshme. Një gjenocid përdhunimesh dhe vrasjesh mbi femrat shqiptare, por edhe të vendeve të tjera të Ballkanit, të cilat ishin të krishtera dhe nuk pranonin të ndërronin besim. Gra që çnderohen para bashkëshortëve të lidhur, minorene që zhvirgjërohen në grup, vrasje të familjarëve teksa femrat e familjes përdhunohen, duke parë skena gjaku… Këto janë një pjesë nga përshkrimi i 12 ilustrimeve të rralla që “rrëfejnë” historinë e tyre, ku më së paku 3 nga skicat janë realizuar në Kosovë. Të paktën kështu shkruhet në librin e rrallë që u botua në një edicion të ndaluar prej vetëm 520 kopjesh në vitin 1909, në Vjenë.

Libri u titullua “Balkangreuel” (Përdhunimet e Ballkanit) dhe mban firmën e autorit Archibald Smith, por që emri i vërtetë i tij është Gottfried Sieben. Ilustratori austriak i librave e botoi veprën me pseudonim asokohe, jo vetëm për përmbajtjen pornografike, por edhe sepse ilustrimet ishin pa censurë, ku masakra e seksit dhe e gjakut ishte tej çdo imagjinate.

Libri qarkulloi vetëm në qarqet elitë vjeneze dhe nuk u nxor në shitje. Shtatë vite më pas libri u ribotua, por sërish jo për masën. U kthyen edhe si kartolina të veçanta, për personazhe të veçantë. Aktualisht, këto ilustrime sapo kanë ridalë në treg pa censurë dhe mund të sigurohen vetëm me porosi në internet. Është për t’u theksuar se, për shkak se Gottfried Sieben nuk i kishte me sy të mirë shqiptarët, qarqet ekstremiste serbe dhe greke në disa raste janë përpjekur që të manipulojnë identitetin e ushtarëve përdhunues.
H0579-L13015125-300x274.jpg

Nëpër sajte dhe rrjete sociale sllave dhe greke, bandat që vrisnin dhe çnderonin gratë në grup janë etiketuar si shqiptarë. Kur, në fakt, femrat shqiptare të Kosovës dhe të Veriut të Shqipërisë janë disa prej viktimave në këto skica horrori të Gottfried Sieben. Libri e thekson qartë se përdhunuesit janë ushtarët turq, pavarësisht interpretimeve nacionaliste. Shkruan e përditshmja “Panorama” në publikin e këtij seti litografishë.

Nga hulumtimet e bëra dhe në shumësinë e rasteve me fare pak informacion të atyre portaleve që kanë publikuar albumin, gjëja interesante që ndesha, kishte të bënte me shfrytëzimin e këtyre materialeve me efekt propogandistik. Motivim i botës mashkullore që përbënte kontigjentin e luftëtarëve nga njëra anë dhe një lloj ngjallje të osmanofobisë nga ana tjetër, mund të kenë cytur këtë mekanizëm injektues. Ndjenja e brishtë e nderit, e ndodhur para këtij cënimi do t’u hipte gjakun në kokë çdo armëmbajtësi kundër turkoshakëve. Karshi këtij logjikimi askush nuk do ta përjashtonte elementi propogandistike nga prapavija dhe qëllimsia e shpërndarjes së këtyre litografive, fillimisht në një numër tepër të kufizuar prej 520 ekzemplarë dhe më pas në formë kartolinash.

“Seksi në kartolinat e hershme” është një dossier i gazetarit Stephan Likosky. Në këtë material prezantohen kartolinat që përdoreshin në atëkohjen nga shoqëria europiane. Në morinë e kartolinave, një vend të rëndësishëm zënë dhe litografitë e Gottfried Seven të publikuara nën pseudonimin Gottfried Sieben në “Balkangreuel”. Sipas tij më shumë se materiale grafike që ilustrojnë ngjarjet dhe ndodhitë që përbënin atë kohë të trazuar, konfliktesh dhe luftrash, ato janë dhe lëndë propogandistike, e pse jo dhe pornografike, sepse përmbajtësisht ata janë të tilla pavarësisht kohës dhe tematikës që evokojnë.
Ilustrimet grafike të Gottfried Seven përbëhen nga një grup prej dymbëdhjetë vizatimesh të krijuara nga artisti dhe botuar privatisht në Vjenë në 1909. Ky grup me titull: Balkangreuel (Balkan Cruelty) ka përthithur një interesim të gjerë për publikimin e tyre në portale të ndryshme.

Subjekti i këtyre vizatime është sjellja brutale e ushtarëve turq, ushtruar ndaj popujve të krishterë të Ballkanit. Në skenat e sjella nga artisti shquhen jo vetëm përdhunimet kafshërore nga ushtarët turq të grave dhe vajzave të Ballkanit, por edhe poshtërimit të tyre. Shnderimi dhe poshteriemi me pasoja tragjike është një trajtesë që nuk e veçon ushtarin turk si një arketip barbarie. Faktet historike dhe dëshmime e shumëllojshme sjellin deri në ditët tona pafundësinë e hordhive që kanë shkelur dhe shtypur popuj të tjerë dhe kanë shpërdoruar kësisoj pengjet e luftës, siç ishin gratë dhe vajzat.

Në njëren prej këtyre litografive tregohet se si mbahet në kangjella një prift ortodoks i lidhur ndërkohë që abuzohet seksualisht ndaj grave dhe vajzave. Ajo që vihet re në të 12 litografitë është shprehia dhe veprimi brutal i ushtarëve turq. Konstatohet në këto litografi një lloj skematizmi shprehës të trupit të femrës, e cila megjithëse është pre e këtij përdhunimi të përbinshëm, ajo është delikate, e hijshme dhe rreptësisht e rregullt në aspekt fizik. Pavarësisht shprehisë së frikës, dhunë dhe dhimbjes me të cilat ato përballen, artisti i ka bërë të hijshme viktimat e kësaj barbarie. Terrori gjithnjë është e skalitur me kujdes në portretin e grave, të cilat janë viktima të abuzimit. Ata më kot rreken ti shpëtojnë kësaj babëzie që shpërthen mbi ta me kaq egërsi, siç piktori e ka pasqyruar.

Egërsia dhe dinamika e ngjarjes e ardhur përmes pak shprehishë dhe portrete ushtarësh që duket se ngjanë, lë të kuptohet se artisti nuk ka patur gjas të ketë përjetuar asnjë nga këto momente ngjethëse. Por dëshmitë dhe rrëfimet nga njëra anë dhe qasja për ta nxitur gjithnjë më të egër hakmarrjen dhe urrejtjen ndaj ushtarëve turq .

Kush ishte autori i këtyre litografive

Gottfried Seven (1856-1918), i njohur me pseudonim Archibald Smith, ishte një piktor austriak, shkrimtar dhe illustrues i shumta gazetave dhe revista.

Gottfried Seven ishte një student i Akademisë Perandorake të Vjenë . Nga 1880 ai ishte përgjegjës për satiriken “Pleshti” dhe më pas do të punonte për karikaturat Ëiener. Nga 1881 ai botoi dhe ilustroi në revista qytete, ngjarje dhe episode të ndryshe në periudhën e Austro-Hungarisë. Në 1888 ai ndërmori një udhëtim në Rusi dhe Kaukaz. Ai gjithashtu ka punuar me gazeta dhe revista të ndryshme, për shembull, “Wiener Tageblatt”, dhe “TRITSCH-Tratsch. Një pjesë e pikturave të tij murale janë në Vjenë. Gjithashtu ai shkroi edhe një monografi ai botoi kryesisht në publikimin e Gustav Grimm, Budapest.

Në vitin 1909, duke përdorur pseudonimin e Archibald Smith, libri austriak illustrator Gottfried Sieben pikturuar “Balkangreuel” (Horror Balkan), një seri prej dymbëdhjetë litografi që tregojnë ushtarë turq në aktin e bandës-përdhunuar dhe vrarë gratë. Imazhet janë shumë para dhe të qartë, por ata gjithashtu kanë një vlerë historike.

Në vitin 1909, Gottfried Sieben, ka publikuar për herë të parë këto skica, me anë të të cilave ka dashur të dëshmojë tmerret e përdhunimit në rajonin e Ballkanit.

.............
Ps: skicat nuk preferova ti publikoja ne forum per shkak se shfaqen pamje te renda dhe te pranueshme per nje publik vetem +18. Kush deshiron mund ti gjej ne linkun e meposhtem nga i cili mora artikullin:

 
Ju pergezoj.
Shume shqiptare degjojne kryeministrin qe thote neper medja se Turqit i kemi miq dhe nuk lexojne gje hic per makabritetet e turqve ndaj genit shqiptar, per afersisht gjashte shekuj......
 
Në fillim të pushtimit osmanët zhduken eliten shqiptare, dhe vendosen në komandë shqiptar të nënshtruar pas një titulli pashë. Ju dhanë të drejtë të shtypin çdo kënd që ngrinte kokë kundër tyre. Kanë qënë pashallarë shqiptar ata që bënin masakra, si ndër shqiptarë ashtu edhe nëpër vende të tjera duke shtrirë kufijtë e P Osmane.
Treshja e hekurt në masakrat e armenve, dy prej tyre ishin shqiptar. Enver Pasha si ministër i luftës, dhe kryeveziri i P Osmane ishte shqiptar.

Dikush mburret me figurat e larta të shqiptarëve në PO. Por pjesa më e madhe e tyre kanë qenë vetëm gjakderdhjes... Dhe koshencën e pistë për vendlindjen e tyre, ku vetë perandoria Osmane ku ata shërbenin, mbajtën Shqipërinë të ndarë më 4 vilajete dhe shpesh në konflikt luftarak mes njëri tjetrit. Dhe në fund fal territore serbeve dhe grekve.
E gjithë kjo ndërkohë që shqiptarët bënin aventura dhe karriere deri në shkretëtirat arabe.
 
Se harrova t'i sjell surratin nga Dibra.... ministrit të luftës të perandorisë Osmane. Enver Pasha...nga mbrapa qeleshet e shqiptarve të tjerë në genocidin ndaj 1 milion armenëve.
IMG_20210801_194441.jpg
 
Ju pergezoj.
Shume shqiptare degjojne kryeministrin qe thote neper medja se Turqit i kemi miq dhe nuk lexojne gje hic per makabritetet e turqve ndaj genit shqiptar, per afersisht gjashte shekuj......

Ne fakt politika e sotme nuk mund te behet duke pare te shkuaren. Shume vende kane kaluar e na kane pushtuar, shume prej tyre kane bere te pa bera. Si pershembull gjermanet, sot ne smund te mos kemi marrdhenie te mira me ta per shkak te kohes se nazizmit.
Me turqine kemi interesa dhe mendoj se duhen mbajtur marrdhenie te mira por e keqja eshte se keta tanet mbajne marrdhenie "vellazerore" dhe kjo eshte per tu shqetesuar. Ne nuk kemi qene kurre vellezer me turqit dhe per teper nuk eshte ne interesin tone kombetar te shfaqemi me kete imazh para botes.
E dyta eshte se turqit duan te luajne nje rol superior ne politiken e tyre ndaj nesh, e ne duhet te rrime te perulur. Kjo eshte gjithashtu nje aspekt qe na demton.
 
Se harrova t'i sjell surratin nga Dibra.... ministrit të luftës të perandorisë Osmane. Enver Pasha...nga mbrapa qeleshet e shqiptarve të tjerë në genocidin ndaj 1 milion armenëve.
View attachment 110980

U bem pjese perberese e perandorise. U trupezuam me te, aq sa ata thone se nuk ishin ne qe ju pushtuam ju por keni qene ju qe na keni pushtuar ne. Duke qene se ushtria ne pjesen me te mire ishte shqipetare dhe drejtuesit pervec sulltanit ishin shpesh shqipetar.
Ne kete simbioze te cuditshme nuk eshte habi te kemi marr pejse ne cdo fushate, ne cdo lufte, ne cdo masaker dhe ne cdo lloj krimi ne emer te perandorise.
Edhe krimet si perdhunime e keqtrajtime, si ne rastin konkret me skicat, panvaresisht se perpiqet ne anashkalohet ne artikull eshte e sigurt qe shume prej atyre ushtateve kane qene me origjine shqipetare.
Njera prej skicave eshte e qarte pasi jane me fustanella.
 
Ne fakt politika e sotme nuk mund te behet duke pare te shkuaren. Shume vende kane kaluar e na kane pushtuar, shume prej tyre kane bere te pa bera. Si pershembull gjermanet, sot ne smund te mos kemi marrdhenie te mira me ta per shkak te kohes se nazizmit.
Me turqine kemi interesa dhe mendoj se duhen mbajtur marrdhenie te mira por e keqja eshte se keta tanet mbajne marrdhenie "vellazerore" dhe kjo eshte per tu shqetesuar. Ne nuk kemi qene kurre vellezer me turqit dhe per teper nuk eshte ne interesin tone kombetar te shfaqemi me kete imazh para botes.
E dyta eshte se turqit duan te luajne nje rol superior ne politiken e tyre ndaj nesh, e ne duhet te rrime te perulur. Kjo eshte gjithashtu nje aspekt qe na demton.
Shume drejt e ke.
Jane mbi 7 milion shqiptare ne Turqi dhe nuk ka nje shkolle te vetme ne gjuhen shqipe. I tmeron gjuha Shqipe te gjithe... jo vetem Turqit. Turqit kur ishin perandori, te gjitha kombet qe ishin nen sundimin e tyre, i lane te perdornin gjuhen e tyre qofte greket serbet bullgaret etj. Vetem Shqiperine nuk e lejonin te hapnin shkolla shqipe. Pa permendur kishen greke, qe ishte armike e betuar e gjuhes shqipe,.... sa helmoi Petro Nini Luarasin.... Papa Kristo Negovani.... e dhjetra mendje te ndritura te genit shqiptar.
Turqia per afro gjashte shekuj te sundimit ne teritoret tona, nuk lejoi ne menyre kategorike studimin e nentokes shqiptare per vlerat historike e arkeologjike, me pikesynimin e vetem per te fshehur historine nga haresa dhe manipulimi vecanerisht nga Greket......
Jane tema qe duan kohe te gjate per ti analizuar vecanerisht nga njerezit e fushes se historise.
Etj
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.