Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

4 arsye pse nuk duhet të kërkoni falje

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
sorry.png

A keni menduar ndonjëherë se sa shpesh brenda ditës ju kërkoni falje? Duke filluar që nga koha juaj në punë kur takoheni me një të panjohur, apo kur keni një takim me kolegët dhe shefin tuaj.

Që nga fjalia ‘’Më fal që po të shqetësoj”, kur jeni në ashensor me dikë, e shumë raste të tjera. Nëse marrim një numër të përafërt se sa herë kërkoni falje gjatë ditës atëherë i bie që minimumi 10 apo 15 herë në ditë ju kërkoni falje.

Sipas studimeve në kulturën e sotme koncepti i të qenit i sjellshëm dhe i pasjellshëm është aq i neveritshëëm dhe detyrues ndaj shoqërisë saqë shpesh herë njerëzit kërkojnë falje thjesht sepse duan të shmangin konfliktet e mundshme.

Më poshtë gjeni të renditura katër (4) arsye pse nuk duhet të kërkoni falje edhe aq shpesh.

Nëse kërkoni falje shpesh, i humbet vlera kërkimfaljes së vërtetë

Kërkimfalja mund të jetë një gjë e fuqishme. Ajo mund të mbajë miqësi dhe lidhje dhe shfaqë anën tuaj njerëzore kur përdoret me kujdes dhe në vendin e duhur. Mirëpo, nëse ju kërkoni falje vazhdimisht për gjëra të vogla atëherë kërkimfalja bëhet një shprehi e zhveshur nga sinqeriteti dhe ndjenja e vërtetë.

Kërkimfalja e tepërt, zhvlerësuese ndaj jush si person

Njerëzit e shohin kërkimfaljen si një gjë shumë njerëzore. Ndërsa, ata persona të cilët nuk kërkojnë falje shihen si negativ apo egoistë. Megjithatë, nëse ju thjesht shpërndani kërkimfalje edhe pa qenë e nevojshme një e tillë, atëherë ju krijoni hapësirë që të tjerët të ju shohin si person që nuk kaq mjaftueshëm respekt për veten dhe vetëbesim. Nëse gabimi nuk është i juaji, atëherë as kërkim falja nuk duhet të ju takojë ju, shkruan gazetametro.net.

Kërkimfalja është thjesht ndihmesë, mirëpo ajo nuk është vetë zgjidhja

Përderisa mund të tingëllojë mirë kur dikush kërkon falje dhe mund të ndihmojë që të ulen gjakrat gjatë bisedës, duhet të keni parasysh që në momentin që thuani “Më fal” nuk mund ta vlerësoni se problemi ka përfunduar apo çështja është e mbyllur tashmë, shkruan gazetametro.net. Mos lejoni që kërkimfalja të ju shpërqëndrojë nga problemi i vërtetë.

Përdorimi i shpeshtë i fjalës “Më fal’’ krijon një përshtypje të keqe

Shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është gjuha që ne e përdorim në jetën e përditshme. Kur një person e shpenzon gjithë ditën duke kërkuar falje-kolegët e tij fillojnë ta shohin atë në atë mënyrë- person i cili ndjen keqardhje për çdo gjë. Poashtu, person i cili ka mungesë vetëbesimi dhe vlerësim bazik të situatave. Duke kërkuar falje pa ndërprerë ju krijoni përshtypjen që vazhdimisht bëni gabime.
 
Une kerkoj falje vetem kur perplasem me dike:p
 
Pa dashur te tregohem racist ndaj verioreve sepse shumica e shokeve i kam veriore, nuk thoni lehte me fal ju :p
Themi por kemi nje gje te theksuar KOKEFORTESINE. Bahhh.ska burre qe na bind:p
 
Toke✋
 
Të jesh koshient që ke gabuar , t'ja pranosh vetes gabimet ( se njerëz jemi , gabojmë të gjithë ) dhe të thuash më fal , për mua tregon virtyt shumë të bukur .. nuk tregon aspak inferioritet dhe përshtypje të keqe :)

Vetëm se '' më fal '' nuk e meritojnë të gjithë.
 
Une them me fal kur shkel dike ne kembe e jo me ta lendoj;);)
 
Nuk kerkoj falje asnjëher se njoh si fjale ???
 
Un kerkoj falje per qdo gje.. ju kerkoj falje edhe juve nese ndonjeher them ndonje gje Jo te hijshme..por me se shumti i kerkoj falje familjes time ..dhe qdo dit them ZOT me fal qe nuk jom ne rrugen e duhur..
 
Une mendoj se eshte pjese e edukates qe kur ti mendon se i ke bere dikujt keq me apo pa dashje, t'kerkosh falje. Ne kete menyre, edhe eliminohet shkaku i urrejtjes pastaj nga pala tjeter.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.