Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Flamurmbajtësit e neofashizmit

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,954
Nga Mihal Kalia

Krijimi i një terreni të përshtatshëm për forcat e errëta neofashiste për të vepruar në lirshmëri dhe ligjshmëri të plotë është konfirmim i ngjyrimit antipopullor të “demokracisë” në vendin tonë.

Kryetari i PS, E.Rama, në mandatin e tij të dytë, e ka hedhur poshtë maskën duke iu kundërvënë hapur ideve dhe interesave socialiste, duke arritur deri atje sa t’u kërkojë të ulin kokën përpara atyre që historikisht përfaqësojnë të kundërtën e këtyre ideve dhe interesave, në krye të të cilave (çfarë paradoksi!) gjendet pikërisht Rama.

Por shmangia – tashmë e qartë – nuk është vetëm ideologjike.

PS e Ramës ose siç njihet, Rilindja, njëjtë me pseudo-opozitën e saj politike tashmë është shkëputur nga problemet e shtresave shoqërore që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë. Sot shendi dhe kënaqësia janë të pushtetarëve, vuajtjet dhe zymtimi – të “zhelanëve”. Sheh “liderin e opozitës” ngrefur me shaminë pak të nxjerrë prej xhepit të vogël të xhaketës së kostumit shik palosur me merakun e xhentëllmeni. Flokët të ngrirë si manekin vitrine, këpucët lustra që shkëlqejnë.

Pastaj sheh megallomaninë po kaq boshe të kreut të qeverisë, me shallvare dhe atlete. Të qeshet, por ndihesh shpirtlënduar. Shqipëria është pa alternativë qeverisëse.

Kryetari i PS, brejtës i traditës dhe vlerave të majta realizoi “me sukses” atë që nisi S.Berisha, “prijësi” i demokracisë së pas 90-s, individi që i ka hapur aq shumë telashe dhe brenga këtij vendi, sa nuk dihet se kur do ta marrim veten prej ligësisë, veseve dhe urrejtjes që ai mbolli.

Rama e pozicionoi qartë veten në krahun antipopullor, antikombëtar, është shfaqur tanimë qartë si renegat e besëprerë, duke shndërruar në një parti pa bosht e pa nivel forcën politike më vitale të vendit.

E majta tashmë nuk ekziston, nuk përfaqësohet.

Qeverisja nuk është as këmishë, as çorape dhe as pantallona ekstravagante, qeberisja e mirë i ndryshon gjërat në thelb dhe në afatgjatë, jo për aq kohë sa ndizen e fiken blicet e kamerave.

Historia e popullit tonë, e luftës së tij kundër kriminelëve nazifashistë, puqet me historinë e vendeve dhe popujve të botës që krijuan bllokun antifashist, duke shënuar kështu ndarjen përfundimtare ndaj kësaj bishe të tërbuar, barbaria e së cilës kurrë nuk mund të jetë “trendi”.

Popujt duan të jetojnë. Ky ideal i bashkoi në luftë për shpartallimin e nazifashizmit dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe të mos mendojë kush se, kjo aleancë do të mund të shpërbëhet si “relike e së shkuarës”. Ajo është garanci e së sotmes dhe e së ardhmes për shkak të simbolikës së mos-nënshtrimit që mbart.

I pari, Sali Berisha do të mbahet mend si manipuluesi më banal i historisë. I ngriti monument A. Zogut, tradhtarit të interesave të vendit e të popullit. Edi Rama bëri të njëjtën gjë me Mitat Frashërin dhe nuk është ndalur aty.

Nën efektin e euforisë së të “gjithëpushtetshmit”, e sheh të arsyeshme, të nevojshme, të detyrueshme të këshillojë popullin të ulë kokën para kujtimit dhe veprës së kryekolaboracionistit shqiptar. Kjo është britmë, ulërimë, kujë.

Kanosja nuk shfaqet në formën e së mundshmes; tashmë është realitet, është ulur këmbëkryq në sofër dhe ngre dolli për të ardhmen e saj fatlume. Çfarë ironie! Çfarë tallje! Çfarë cinizmi! Çfarë përmbysje!

Të vlerësosh rolin e bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, do të thotë të çmosh objektivin e Hitlerit, stabilizimin e rendit të vet nëpërmjet krijimit të qeverive kolaboracioniste.

Sot jemi para situatash si të para tridhjetë viteve që, edhe pse stisim ligje me tepri, edhe pse “liria” rrjedh lumë e po na zë frymën me harbimin e saj, kërkohet të fillojmë nga e para, “aty ku e nisëm në vitin 1990”. Dhe nga kush? Nga ata që ia lidhën këmbët Shqipërisë, që e vodhën, e zhvatën dhe që tani rreken për një transplantim të historisë së saj, të lavdisë së saj, të heroizmit e madhështisë, të gjuhës së saj të mrekullueshme e të kulturës autentike të një populli vital.

PS e Ramës, Rilindja, tashmë i ka zhveshur dorezat dhe po e godet fort dhe hapur Luftën Çlirimtare. Çfarë duhet të bëjë më tepër kjo parti, së cilës vetëm mbiemri i ka mbetur “socialiste” deri sa të pagëzohet tërësisht me emrin “Rilindje”, që Komiteti Kombëtar i Veteranëve të shohë çfarë po ndodh dhe të përballet pa hezitim?

Kush më tepër se pasardhësit e veteranëve duhet t’i bien kambanës së alarmit kundër E. Ramës dhe qeverisë së tij pa asnjë lidhje me të majtën?

Lërini fjalët e bojatisura, veprat flasin qartë. Qëndrimi kundër vlerave të LANÇL është tanimë qëndrim shtetëror dhe veprues. Partia Socialiste ka pushuar së ekzistuari si parti e majtë.

Kjo është e vërteta që, duhet pranuar e deklaruar me zë të lartë e jo t’i fërkohen krahët si “forcë progresive”, duke e inkurajuar kështu Edi Ramën të vazhdojë më tej zhdukjen e vlerave të majta krahas me simotrën e vet, Partinë Demokratike.

Jeta pa të shkuar sjell zbrazëti. Dhe pas kësaj vjen jeta pa të ardhme që sjell arrati!

E tashmja është pa krahë, e rrënuar dhe e dërrmuar. Kemi pasiguri për jetën, për të ardhmen, vrasje nga më mafiozet, papunësi, rini pa busull, krimi dhe korrupsioni duken të pandalshëm, ushqimi krejtësisht jashtë parametrave njerëzorë, arsimi dhe shëndetësia edhe pas koncesionesh miliardshe janë në nivele skandaloze.

Renditemi të fundit në shumë renditje europiane dhe rajonale. Vendi shumë i pasur, njerëzit shumë të varfër. Çfarë komedie, kemi dhe miliarderë! Hajdutë të nderuar e të respektuar.

Mal me vargje, mal me dashuri ka ngritur i urti Arben Duka, dëshmia e gjallë e një mrekullie që lind nga mrekullia, e një trimërie që lind nga trimëria, e një lavdie që lind nga lavdia, e një madhështie që lind nga thjeshtësia dhe nga shpirti i vegjëlisë.

Dëgjojeni këtë zë!

Capturefddg-202x300.jpg




*

Versioni i plotë i shkrimit mund të lexohet në Dita print
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.