Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gjurmët e skizofrenisë

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Skizofrenia është një formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh e quajmë ‘çmenduri’.

Psikiatri zviceran, Eugen Bleueler, ka qenë ai që ka përdorur nocionin “skizofreni” për herë të parë, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë “shpirt i ndarë”. Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë.

Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t’i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti (perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta).

Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t’i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti (perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta).

Përveç këtyre simptomave, personi mund të dëgjojë zëra apo të besojë që njerëzit e tjerë mund t’u lexojnë mendjen dhe kontrollojnë mendimet e tyre.Shumica e psikiatërve i konsiderojnë këto simptoma si çrregullime psikiatrike.

Ide alternative për skizofreninë janë dhe reaksionet natyrale dhe logjike për shkak të ndonjë shqetësimi të madh. Shumë njerëz preferojnë ta shikojnë skizofreninë në mënyrë të përgjithshme, megjithatë një person është skizofren kur ka të paktën këto simptoma, sipas manualit të diagnostikimit:

Simptomat karakteristike

Dy (ose më tepër) nga simptomat e mëposhtme, prezente në një pjesë kohe rreth njëmujore (ose edhe me pak) janë të mjaftueshme për te përcaktuar pacientin si skizofren:
1. Deluzione
2. Halucinacione
3. Fjalim/mendim i çrregullt (jo i rrjedhshëm)
4. Sjellje katatone ose ç’rregullsi e theksuar në sjellje
5. Simptoma negative – humbje e funksioneve normale, si p.sh.: mungesë iniciative, mungesë dëshire, varfërim (ose bllokim i plotë) fjalimi etj.

B. Çrregullimi në jetën sociale/profesionale

Çrregullim, i tillë që rënia në prodhimtari të jetë e dukshme nga çka qenë para shfaqjes fillestare te simptomave, në një ose më tepër fusha të funksionimit si p.sh. puna, marrëdhëniet ndërpersonale, kujdesi për vetën… etj., gjatë një periudhe kohore kuptimplote pas shfaqjes së sëmundjes ose simptomave skizofrenike

C. Kohëzgjatja

Shenja të vazhdueshme të shqetësimeve duhet të jenë shfaqur gjatë 6 muajve të fundit. Kjo periudhë 6-mujore duhet të përfshije të paktën një muaj që nga shfaqja e simptomave nga grupi A (faza aktive e simptomave) dhe mund të përfshijë periudha të simptomave, si fazën aktive të keqësimit ose fazën e shfaqjes së simptomave pozitive (d.m.th. përmirësim në funksione të ndryshme). Këto simptoma mund të jenë të njëjta me sëmundjet e tjera mentale siç janë çrregullimi bipolar dhe çrregullimi skizoafektiv apo mund të jenë rezultat i ndonjë problemi fizik. Psikiatrit dallojnë gjatë diagnozës se skizofrenisë disa prej simptomave pozitive dhe negative.

Simptomat pozitive përfshijnë:
* mendime të çrregulluara
* halucinime, si dëgjime të zërave apo tingujve
* deluzionet
* iluzionet

Simptomat negative përfshijnë:

* kur ndihen të painteresuar dhe emocionalisht të zbrazët
* pamundësi për t’u përqendruar
* dëshira për të qëndruar larg prej njerëzve
* nevojë për t’u ndier të mbrojtur

Shumë persona që vuajnë nga skizofrenia, janë të shkëputur nga jeta shoqërore. I ashtuquajturi “izolimi social” shpesh shfaqet edhe para shfaqjes se simptomave të para skizofrenike si halucinacionet dhe deluzionet, dhe mund të jetë një nga shenjat e para se diçka nuk shkon mirë. Izolimi social nuk është vetëm një simptomë, por edhe një strategji e përdorur nga pacientët për t’u bërë ballë simptomave.

Izolimi te shumë pacientë shoqërohet me pavendosmëri, pasiguri dhe humbje e dëshirës. Këta persona lënë mënjanë punën dhe qëllimet personale dhe janë të paaftë të funksionojnë në mënyrë të pavarur. Varfërimi i procesit mendor ndryshe mund të shfaqet edhe si varfërim i procesit të të folurit. Këta pacientë thjesht nuk kanë për çfarë të flasin apo nuk dinë se çka të flasin. Shpeshherë ndodh që këta pacientë të hidhen nga një mendim në tjetrin pa arritur të përfundojnë mendimin e nisur, gjë që quhet “bllokim mendimi”.

Pacientët skizofrenikë mund të shfaqin forma të ndryshme të pazakonta të sjelljeve fizike apo motorike. Për sa u përket teorive shpjeguese, teoria më ndikuese deri më tani për shkaqet e skizofrenisë është “hipoteza e dopaminës” që fokusohet mbi funksionin e këtij neurotransmetuesi në pjesën limbike të trurit.

Dopamina përcjell porositë në mes qelizave të trurit. Mosshkarkimi i këtij neurotransmetuesi në sasinë e duhur në tru mund të jetë një nga shkaqet kryesore. Medikamentet që përdoren për kurimin e skizofrenisë kanë si funksion të stimulojnë çlirimin (“prodhimin”) e dopaminës dhe kalimin e saj nga njëri neuron në tjetrin. Këto medikamente quhen medikamente antipsikotike.

Hulumtuesit që kanë shikuar apo kërkuar posaçërisht për ’gjenin skizofrenik’, nuk kanë gjetur asnjë. Megjithatë, është thënë që disa gjene të veçanta mund t’i bëjnë disa njerëz më të pambrojtur nga simptomat, mirëpo kjo s’do të thotë që këto gjene të zhvillohen (të aktivizohen). Zhvillimi fizik i njerëzve, edukimi në moshën e re dhe ambienti ku ata rriten, luajnë rol të njëjtë, sikurse edhe faktorët psikologjikë.

Studimet dhe shpjegimet personale sugjerojnë që ndodhitë stresuese mund ta shkaktojnë skizofreninë, p.sh. nëse e humbni dikën të afërt apo tendosja kur duhet ta ndërroni punën. Presionet e tjera të vazhdueshme, si varfëria, banimi në vend të përkohshëm dhe ngacmimet racore apo abuzimet seksuale, mund të kontribuojnë në problem.

Bazuar në një studim, më shumë se gjysma e njerëzve që dëgjojnë zëra negativë, thonë që shkaktar i problemit është dhunimi fizik apo seksual.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.