Në 15 korrik 1799, pra 222 vite më parë, kur Napoleon Bonoparti pushtoi Egjiptin, një oficer i tij, kapiteni Pierre-François Bouchard zbuloi rastësisht një gur të mbushur me mbishkrime. Guri u zbulua në fshatin Rosetta, prej nga mori edhe emrin e tij. Ishte një pllakë guri, granit i zi, me permasa 112,3 cm x 75.7 cm x 28.4 cm, ku ishin gdhendur tre mbishkrime apo tekste të njëjta, por në tre gjuhë të ndryshme.
Shkencëtarët mendojnë se guri ka qenë pjese e nje memoriali në formë ylli, i ndërtuar me rastin e kurorëzimit të mbretit Ptolemeut V. Ylli prej graniti të zi është shkruar në “gjuhën e perëndive” (hieroglife), në “gjuhën e dokumenteve” (demotike) dhe “gjuhën e grekëve”, gjuha që përdorte dinastia e Ptolemejve. Tempulli ku u vendos guri u shkatërrua ndoshta rreth vitit 392 e.r.s kur perandori romak Theodosi urdhëroi mbylljen e të gjithë tempujve pagane, jo të krishterë. Me kalimin e kohës, pllaka e shkruar u thye, copat u morën nga banorët për ndërtime, dhe guri i gjetur në Rosetta është vetëm një pjesë e mbetur prej tij.
Sot Guri Rosetta ruhet në Muzeun britanik dhe është një prej objekteve më të vizituara. Përkthimi i parë i plotë i tekstit greqisht u be në vitin 1803, ndërsa përkthimi i teksit egjiptian (hieroglif) u bë nga Jean-François Champollion në Paris në 1822, që njihet edhe si deshifruesi i hieroglifeve egjiptiane, deshifrim që bëri të mundur të njohim historinë, kulturën dhe besimin fetar të Egjiptit të lashtë.
Klodi Stralla
Fotografitë që kanë bërë historinë.