Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Himalaja

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
31848
Harta e krijuar tregon fundin e Oqeanit Indian, Mikropllakën Mammerickx dhe Himalajën.
Himalaja është vargmali që përfshinë shumicën e majave më të larta në Tokë, duke përfshirë majën më të lartë mbi nivelin e detit M. Everest. Mosha e Himalajës ka qenë temë debati mes shkencëtarëve për dekada me radhë, me paraqitje datash që e vënë krijimin e këtij vargmali nga 59 deri në 34 milionë vite më parë. Tani një grup internacional shkencëtarësh nga SHBA dhe Australia kanë paraqitur një datë që bazohet në një të dhënë shumë të rëndësishme, një mikropllakë oqeanike që gjendet në Oqeanin Indian, e cila ka ndihmuar në përcaktimin më të saktë të moshës së Himalajës. Rezultatet e tyre janë botuar në revistën shkencore Earth and Planetary Science Letters, më 4 nëntor.

Mikropllakat oqeanike janë pllaka të vogla tektonike të ndodhura në fundin e oqeaneve. Ngaqë fundi i oqeaneve nuk është studiuar e për të nuk është krijuar hartë, për këto pllaka kemi fare pak njohuri. Pllakat tektonike janë pllakat e ngurta që përbëjnë sipërfaqen e Tokës. Ato lëvizin në raport me njëra-tjetrën gjatë rrëshqitjes së tyre mbi masën e nxehtë e të lëvizshme që përbën shtresat më të thella poshtë tyre.

Për zbulimin e mikropllakës oqeanike, të cilën e kanë emëruar Mikropllaka Mammerickx (sipas Dr. Jacqueline Mammerickx, e cila ka qenë nismëtare e krijimit të hartave për fundin e oqeaneve), shkencëtarët kanë përdorur radarët nga satelitët në hapësirë. Ata kanë zbuluar se kjo mikropllakë është krijuar nga një copë e shkëputur nga pllaka e Antarktikut gjatë përplasjes së Indisë me Euroazinë. Duke përdorur të dhënat nga sateliti në lidhje me mikropllakën, shkencëtarët kanë qenë në gjendje të llogarishin se rreth 50 milionë vite më parë India ka udhëtuar me shpejtësi 15 cm në vit drejt Euroazisë në veri. Rreth 47 milionë vite më parë, India u përplas me Euroazinë duke krijuar Himalajën. Nga stresi i përplasjes në koren e Tokës e sidomos në kreshtën mesoqeanike, në mes Indisë dhe Antarktikut, një copë e pllakës së Antarktikut u shkëput, u rrotullua si top dhe krijoi mikropllakën Mammerickx. Për këtë arsye, mosha e mikropllakës ka qenë tregues i saktë për moshën e Himalajës.

Udhëheqësja e studimit, Dr Kara Matthews, ka thënë për zyrën e shtypit të Universitetit të Sidneit se zbulimi i moshës së saktë të Himalajës është me rëndësi për studimin e lidhjes mes ngritjes së maleve dhe ndryshimeve klimatike.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.