Japonia: Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut kërcënim për sigurinë kibernetike
Qeveria e Japonisë ka miratuar një draft të strategjisë për sigurinë kibernetike, por duke i konsideruar Kinën, Rusinë dhe Korenë e Veriut si kërcënime kibernetike.
Shefi i sekretarit të kabinetit, Katsunobu Kato vlerësoi draftin gjithëpërfshirës të Qendrës Kombëtare për Strategjinë e Sigurisë Kibernetike (NISC).
Duke i kërkuar NISC të bashkëpunojë me administratat vendore në këtë fushë, Kato bëri thirrje për zbatimin e qëndrueshëm të masave për të fituar besimin e publikut.
Kato tha se ata morën parasysh mundësitë e sulmeve kibernetike në Lojërat Olimpike të Tokios.
Sipas agjencisë Kyodo, strategjia e miratuar theksoi se për herë të parë, qeveria japoneze i konsideron fqinjët e saj Kinën, Rusinë dhe Korenë e Veriut si “kërcënime të sulmeve kibernetike”.
Sipas kësaj strategjie, Japonia do të rrisë bashkëpunimin e saj në fushën e sigurisë kibernetike me SHBA-në, Indinë dhe Australinë.
Plani i ri i strategjisë, i cili pritet të zëvendësojë planin ekzistues, të miratuar në korrik 2018, pritet të hyjë në fuqi pas miratimit nga qeveria.
"Balkanweb"