Apple akuzohet kohët e fundit se nuk arriti dot të mbrojë telefonat me update nga viruset dhe vjedhja e të dhënave. Sipas ekspertëve rrezik përbën edhe update i ri i softuerit iOS13, pasi thonë se u jep mundësi hakerëve të vjedhin kontakte dhe mesazhe që gjenden ne telefon, ndaj sugjerohet mos ta bësh.
Eksperti i sigurisë në Internet Jose Rodriguez ka bërë zbulimin dhe për këtë ka njoftuar edhe kompaninë Apple, por sipas tij kompania e ka anashkaluar paralajmërimin, thjesht duke thënë se po punojnë për sigurinë.
Në fund të vitit të kaluar, shefi i Kompanisë Tim Cook miratoi disa ligje të ashpra për privatësinë si për Europën ashtu edhe për Amerikën, lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, por duket se lufta për sigurinë do të vazhdojë
/Agjensia e Lajmeve Sot News/