Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kuptimi i dates se lindjes

Për të lindurit në ditën 12
të cilitdo muaj
Ju në njerëz lini përshtypje mahnitëse. Jeni tejet atraktivë, si në dukjen fizike ashtu edhe në aspektin shpirtëror. Jeni të drejtë dhe të matur; aksionet tuaja të motivuara janë nga parimet më të larta morale. Jeta shoqërore ka rëndësi shumë të madhe për ju, e edhe vetë jeni tejet aktivë në krijimin e asaj jete.
 
Për të lindurit në ditën 12
të cilitdo muaj

Ju në njerëz lini përshtypje mahnitëse. Jeni tejet atraktivë, si në dukjen fizike ashtu edhe në aspektin shpirtëror. Jeni të drejtë dhe të matur; aksionet tuaja të motivuara janë nga parimet më të larta morale. Jeta shoqërore ka rëndësi shumë të madhe për ju, e edhe vetë jeni tejet aktivë në krijimin e asaj jete.

Ncnnncnncncnc ??
 
Për të lindurit në ditën 3
të cilitdo muaj

Popullariteti dhe kontaktet me shumë njerëz jua marrin kohën e çmueshme. Spirituoziteti dhe sharmi natyror ju ndihmojnë të zini shumë miq, dhe që në çdo shoqëri të jeni në qendër të vëmendjes. E doni shoqërinë tepër, dhe gjithnjë përpiqeni që të jeni sa më zbavitës në secilin rast. Jeni të talentuar gjithanshmërisht, keni talent për shumë arte, por asnjërin talent nuk e zhvilloni deri në fund, pasi që ngapak jeni hutaq. Ashtu e derdhni energjinë tuaj kreative në banalitete, harxhoheni në jetën e lehtë. Por, jo: njerëzit ju duan, dhe gjithkund jeni mysafirë të dashur.
 
A ka ndonje me date 20 si une,apo vetem une do jem dielli verbues ketu :p
 
Për të lindurit në ditën 23

të cilitdo muaj

Që me lindje jeni të parapërcaktuar për gjëra të mëdha, për ndërmarrje të mëdha në jetë; por, jo: duhet të investoni mjaft angazhim edhe për t'i realizuar idetë tuaja. Jetën nuk do ta keni të lehtë - do të keni mjaft probleme materiale - por në fund të gjitha vështirësitë do t'i tejkaloni. Fama ju pret në mes viteve tridhjetë dhe katërdhjetë të jetës. Në këtë periudhë do të keni më tepër dashuri, por, njëra, megjithatë, ka për të qenë më e madhe nga të gjitha.
Njerëzit kanë për të gjykuar gabimisht për ju, sepse të gjithë do ta shikojnë vetëm atë të jashtmen, e askush nuk do ta ndjejë natyrën tuaj subtile. Keni shpirt të mrekullueshëm; ju tërheqin të gjitha gjërat e bukura e të lartësuara, derisa për gjërat e shëmtuara i ikni çdo bisede.
Për të lindurit në ditën 24
të cilitdo muaj
 
E paske kalu moshen e fames diktatoro ?
 
Për të lindurit në ditën 2
të cilitdo muaj

Ja, bashkëpunëtori i përsosur, partner të cilin vetëm mund ta dëshironi! Roli juaj në jetë është që t'i zbatoni në jetë idetë dhe projektet e të tjerëve, gjë që nuk do të thotë se ju mungon krijimtaria origjinale, por se origjinaliteti juaj qëndron në atë që t'i gjeni rrugët dhe mënyrat më të mira për jetësimin e ideve të njerëzve me të cilët bashkëpunoni.

Për nga natyra jeni të butë dhe të ndijshëm dhe kurrë nuk nguroni që t'i tregoni ndjenjat tuaja. Gjithmonë jeni të matur, të kujdesshëm, jovetiakë dhe, në çdo moment, plot mirëkuptim për të afërmit. Edhe pse nuk jeni karrieristë, njerëzit mund të krijojnë përshtypje të tillë, sepse gabimisht mund ta interpretojnë gatishmërinë tuaj për t'iu ndihmuar të tjerëve.
Nuk guxoni t'iu lejoni të afërmve që t'i shfrytëzojnë, duke i keqpërdorur, ndjenjat tuaja fisnike, natyrën tuaj joegoiste!
Ja the po kujt ja the se
?
 
Për të lindurit në ditën 19
të cilitdo muaj

Ju ju karakterizojnë durimi dhe qëndrueshmëria. Para se të sillni çfarëdo vendimi, mendoni gjatë për çdo gjë, e vështroni nga të gjitha këndvështrimet, e peshoni secilën 'për' dhe 'kundër'. Por, kur veçse e pranoni një gjë, atëherë shkoni deri në fund, pavarësisht nga sakrifica dhe pasojat.
Për nga natyra jeni të butë, të qetë dhe emotivë; i ruheni çdo banaliteti. Në secilin njeri e kërkoni dhe e gjeni atë më sublimen, më fisniken; askë për asgjë nuk e gjykoni; jeni tolerantë dhe, në çdo situatë, tregoni mirëkuptim maksimal për veprimin e të gjithëve.
Keni prirje ndaj muzikës, poezisë dhe pikturës, por mbi të gjitha ju magjepsin pikturat e artistëve të hershëm. Ju tërheqin edhe mësimet okulte, ku e shihni çelësin për të gjitha problemet njerëzore.



Qenkam fiks
 
Qenkam rob i mire ????
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.