Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Muri i Madh Kinez nuk shihet nga Hëna

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Jo, nuk shihet nga Hëna dhe sekrete të tjera të Murit të Madh Kinez​


gran-muralla-china-kfXH-510x287@abc-905x395.jpg

Muri është rreth 21.196 kilometra i gjatë, që nga kufiri me Korenë e Veriut deri në shkretëtirën Gobi. Është shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO në vitin 1987 dhe që nga viti 2007 renditet si një nga shtatë mrekullitë e Botës. Ndërtimi filloi në shekullin e 8-të dhe zyrtarisht përfundoi në vitin 1644.

gran-muralla-china1-kfXH-510x287@abc.jpg

Në gjendje të mirë është vetëm 8% të strukturës së përgjithshme, që korrespondon me muret e ndërtuara gjatë Dinastisë Ming (1368-1644). Kjo është edhe pjesa më e dukshme dhe turistike që të gjithë njohim nga kartolinat dhe fotot.

watch-smart_-parte-caida-ksE-510x287@abc.jpg

Përtej erozionit nga kalimi i kohës, dëmi më i madh është shkaktuar nga vetë kinezët, të cilët kanë çmontuar seksione të mëdha për t’i shitur apo ripërdorur.

Në vitet ‘70 Muri shihej si simbol i despotizmit të dinastive të lashta kineze. Qeveria komuniste inkurajoi njerëzit që të përdornin tullat apo gurët e seksioneve të shkatërruara të murit për të ndërtuar shtëpitë e tyre. Ka pasur interes që të restaurohen vetëm zonat më të vizituara dhe ekziston frika se shumë zona së shpejti t’i dorëzohen erozionit.

marcas-en-el-muro-whatley-dude-ksE-510x287@abc.jpg

Në pjesët më të vizituara ka të shënuara disa grafite. Shkrimet janë në gjuhë të ndryshme duke e bërë murin mrekullinë arkitektonike më të keqtrajtuar nga turizmi.
Qeveria kineze vendosi në vitin 2014 një zonë në seksionin Mutianyu ku vizitorët mund të linin shkrimet e tyre. Shumica e këtyre shkrimeve janë në anglisht, jo në gjuhën kineze.
Pas deklaratave të astronautit William Pogue, i cili tha se kishte parë murin që nga Skylab, shumë besojnë se është e vërtetë, që mund të shihet nga hapësira dhe madje edhe nga hëna. Por ajo që realisht Pogue pa nuk ishte muri, por Kanali i Madh i Kinës.
Për të parë Murin e Madh duhen kushte të jashtëzakonshme klimatike, dhe një sy më i fuqishëm se syri i njeriut.

whatley-dude-muralla-genet-ksE-510x287@abc.jpg

Muri i Madh është binjakëzuar me ujëvarat Iguazu, fjordet norvegjeze dhe Piramidat e Egjiptit.
Është vendi turistik më i ngarkuar në botë. Çdo vit shkelet nga miliona turistë. Më 1 tetor 2014 , gjatë një feste kombëtare, monumenti u vizitua nga 8 milionë njerëz.

GreatWallMarathon2013_021_0-ksE-510x287@abc.jpg

Maratona që mbahet çdo vit në Murin e Madh është një nga më të vështirat në botë, ku jo vetëm që duhet të vraposh, por duhet të ngjisësh 5164 shkallë. Zhvillohet që nga viti 1999 dhe çdo vit shkojnë rreth 2.500 vrapues nga 60 kombësi të ndryshme.

i.b. / dita
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.