Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Njihuni me 10 misteret më të çuditshme te botes

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Bota ka plot çudira dhe mistere, për të cilat shkencëtarët kanë ofruar sqarime të besueshme dhe të mundshme, por nuk mund të thuhet saktë dhe të gjendet sqarim i plotë pavarësisht nga koha që shkencëtarët i kanë kushtuar.
Por ato që do t’ju tregojmë më poshtë do t’ju habisin në të vërtetë.

10. Pjata e Lolladoff

12-misteret-me-te-cuditshme-qe-nuk-jane-shpjeguar-nga-shkenca-12.jpg


Kjo pjatë prej guri është e vjetër 12.000 vjet dhe është zbuluar në Nepal. Sipas të gjitha gjasave nuk është vetëm Egjipti i vizituar nga “ata të gjelbrit e vegjël”. Në pjatë duket anija fluturuese në formë disku, por edhe figura që përkujton në gjallesën e ngjashme me njeriun që vjen nga gjithësia.

9. Gjigantët e Nevadës

12-misteret-me-te-cuditshme-qe-nuk-jane-shpjeguar-nga-shkenca-01.jpg


Ekziston legjenda për njerëzit flokëkuq të gjatë 3.6 metra që kanë jetuar në Nevada. Legjenda për këta njerëz është transmetuar nga fiset indiane. Gërmimet e mëvonshme në territorin e Nevadës kanë rezultuar me gjetjen e nofullave të mëdha dhe të dy skeleteve. Njëri nga këta skelete është i gjatë 2.8 metra, ndërsa tjetri është 3 metra.

8. Piramidat nënujore

12-misteret-me-te-cuditshme-qe-nuk-jane-shpjeguar-nga-shkenca-05.jpg


Buzë bregut kubanez në disa vende ndodhen piramidat e fundosura. Ato i kanë zbuluar arkeologët amerikan dhe menjëherë kanë alarmuar se e kanë zbuluar Atlantidën. Nuk ekzistojnë të dhëna të shënuara se për cilin qytet mund të bëhet fjalë, ndaj mbeten vetëm supozimet.

7. Gjigandët e fosilizuar

12-misteret-me-te-cuditshme-qe-nuk-jane-shpjeguar-nga-shkenca-06.jpg

Këto gjigandët fosile u zbuluan gjatë minierave në Antrim të Irlandës në vitin 1895. Gjatësia e tyre është më shumë se 3.6 metra. Kjo foto e revistës britanike “Strand”, dhjetor 1895, tregon lartësinë , 3.6 metra këmbët dhe përmasat e tjera të trupit, që krahasuar me njerëzit e sotëm, këta janë me padyshim gjigandë.

6.Ura ku vetëvriten qentë

12-misteret-me-te-cuditshme-qe-nuk-jane-shpjeguar-nga-shkenca-07.jpg


Në pranverën e vitit 1995, Donna Cooper po përshkonte urën Overtoun, afër Milton-it, në Dumarton të Skocisë së bashku me qenin e saj. Papritmas, qeni u hodh nga ura, për t’u përplasur poshtë në gurë nga një lartesi prej 15 metrash.
Por falë një zbulimi të një gazetareje që përmblodhi listën e një sërë fenomeneve paranormael të ngjashëm me të, çështja u bë shumë serioze, por njëkohqsisht edhe e mistershme.
Rastet në këtë urë të vetëvrasjes së qenve kanë qënë më shumë se 50, dhe deri tani as kush nuk di të japë një shpjegim se për e qentë vetëvriten. Përsa i përket legjendave, të moshuarit e zonës tregojnë se qentë tërhiqen nga “The Black Soul” (Shpirti i së keqes). Sidoqoftë ky fenoman paranormal është enigma më e madhe përsa i përket misterit të anomalive të kafshëve!

5. Gurët që lëvizin

12-misteret-me-te-cuditshme-qe-nuk-jane-shpjeguar-nga-shkenca-08.jpg

Në këtë vend, që është në Death Valley (Lugina e Vdekjes) ndodh një dukuri e çuditshme që i bën këto shkëmbinj të rëndë, që peshojnë qindra kilogramë, të ecin në një trajektore të parregullt përgjatë rrugëve duke lënë pas një gjurmë të gjatë si dëshmi e udhëtimit të tyre.
Lugina është formuar nga një liqen që në pjesën më të madhe të vitit është i tharë. Disa gurë lëvizin vetëm disa metra, të tjerë lëvizin rreth e qark, të tjerë ecin drejt dhe pas disa qindra metrash ndryshojnë drejtimin papritmas. Ajo që është më e çuditshëm në lidhje me këtë fenomen nuk është aq shumë fakti se gurët lëvizin, por pse më shumë se dy gurë njëri pranë tjetrit me të njëjtën madhësi lëvizin në drejtime të ndryshme, disa të tjerë udhëtojnë disa hapa dhe të tjerë qindra metra, apo disa gurë të mëdhenj lëvizin dhe ato më të vegjlit pranë nuk lëvizin, e ato më të palëvizshmit vihen në lëvizje. E nëse i shtyn era si ia bën të kthehet prapa dhe të bëjë lëvizje zigzage?

4. Anija “antike”

12-misteret-me-te-cuditshme-qe-nuk-jane-shpjeguar-nga-shkenca-02.jpg

Ky vizatim i lashtë ndodhet në një shpellë në Japoni dhe daton mbi 5000 vjet erës sonë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë fluturake, por fjala është për një vizatim-skicë në një shpellë që daton 5.000 vjet para Epokës së Krishtit dhe ndodhet në Japoni.

3. Kukulla e pashpjegueshme prej guri

12-misteret-me-te-cuditshme-qe-nuk-jane-shpjeguar-nga-shkenca-09.jpg


Është gjetur në vitin 1889 në Nampi, në Idahou. Kjo kukull e vogël prej guri është zbuluar gjatë gërmimeve për hapjen e një pusi (bunari) dhe ka shkaktuar interesim tek shkencëtarët në gjithë botën. Pa dyshim se është vepër e dorës së njeriut dhe është gjetur në një thellësi prej 100 metra, dhe është llogaritur se është bërë para se njeriu i parë të banojë në këtë zonë.

2. Mozaiku kinez


12-misteret-me-te-cuditshme-qe-nuk-jane-shpjeguar-nga-shkenca-10.jpg

Kjo çudi e vendosjes së linjës ndodhet në koordinatat 40°27’28.56″N, 93°23’34.42″E.
Nuk ka shumë informacione për këto çudira, por megjithatë këto linja janë në shkretëtirën Gansu Sheng në Kinë. Një pjesë supozon se ato janë poligonet sekrete ushtarake, të tjerët mendojnë se bëhet fjalë për mesazhin e vizitorëve nga gjithësia, por një sqarim të saktë nuk ka.

1.Vida prej hekuri, 300 milion vjeçare

12-misteret-me-te-cuditshme-qe-nuk-jane-shpjeguar-nga-shkenca-11.jpg

Qendra e ekspeditës”MAIN-Kosmopoisk” duke kërkuar për copëza meteori në jug të rajonit Kaluga në Rusi, ka gjetur copëz guri. Kur kjo pjesë meteori u pastrua brenda tij ishtë e ngulur një vidhë, që dukej shumë qartazi! Gjatësia e saj është rreth një centimetër.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.