Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Rita Ora ua jep ‘këmbën e mbrapshtë’ Disneyt – sapo njoftoi se iu bashkua “Beauty And The Beast”, xhirimet e serialit u ndërprenë

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
31,352
ORA-780x439.jpg

Disney+ ka anuluar planet për një serialin “Beuaty and the Beast”, vetëm pak ditë pasi Rita Ora njoftoi se do t’i bashkohej kastit të aktorëve.

Seriali me tetë pjesë, i cili do të bazohej në filmin e famshëm të animuar, ishte vendosur të fokusohej në personazhin e keqbërësit Gaston dhe ndihmësit të tij LeFou, dhe do të tregonte historinë se si dyshja u takuan.


Megjithatë, aktori Luke Evans tani ka konfirmuar se pas vonesave të shumta të prodhimit, seriali është ndërprerë, shkruan DailyMail.

rith1.jpg


Fillimisht u raportua nga Deadline se shfaqja ishte pezulluar, me burime që i thanë botimit se elementë krijues si skenari dhe muzika nuk po përshtateshin, duke shkaktuar vonesa të shumta.

Xhirimet tashmë ishin shtyrë nga pranvera deri në verë, por pasi ekzistonte frika se projekti mund të vonohej më tej, shefat vendosën ta shtynin prodhimin e serialit.

rith3.jpg


Burimet shtuan se shtyrja e xhirimeve për në vjeshtë nuk ishte një opsion për shkak të disponueshmërisë së aktorëve dhe shqetësimeve të motit.


Ylli Luke, i cili do të luante rolin e Gastonit, konfirmoi lajmin në Twitter, duke shkruar: “Mjerisht kjo është e vërtetë, ne u përpoqëm t’i bënim të gjitha të funksiononin”.

rith4.jpg


“Këta personazhe dhe kjo histori do të jetojnë, por ndonjëherë qëllimet më të mira dhe realiteti përplasen dhe asgjë nuk mund të bëhet”.

“Ky është një mesazh shumë i trishtuar për ne që të postojmë në Twitter. Jemi të shkatërruar. Mirupafshim, tani për tani, nga Gaston dhe Le fou”, shkroi aktori.

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, 31 vjeçe, do të luante së bashku me Luke Evans dhe Josh Gad në atë që do të ishte roli i saj më i madh deri më tani.

rith5.jpg


Një burim për The Sun tha: “Rita ishte absolutisht e shkatërruar kur i thanë se ‘Beauty And The Beast’ ishte vendosur në stagnim”.

“Ka pasur probleme me skenarin. Askush nuk e ka idenë se sa kohë do të duhet për ta rikthyer serialin në rrugën e duhur”, tha i brendshmi.

Një burim i dytë shtoi: “Disney janë fansa të mëdhenj të Ritës. Ekzekutivët e lartë atje po e mbështesin atë gjatë gjithë rrugës”.

Rita tani do të ketë më shumë kohë për të punuar në muzikë të re pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me kompaninë BMG, e cila i ka dhënë asaj të drejta të plota në muzikë.

rith6.jpg

Foto: Getty Images
Të hënën, Rita njoftoi se ishte bërë pjesë e kastit përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram.

Në mbishkrimin e saj, këngëtarja shkroi: “Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam shumë e emocionuar që do t’i bashkohem kastit të serialit ‘Beauty And The Beast’”.

“Asnjëherë në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja t’i bashkohesha kësaj bote përrallore. Për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj, u jam përgjithmonë mirënjohëse. Faleminderit Disney+, skuadrën time të CAA – Dan, Joella dhe Tracy – Shari, dhe familjen time drejtuese”, shkroi ndër të tjerash ajo.

Filmi “Beauty And The Beast” i vitit 2017, fitoi një miliard dollarë nga fitime, duke frymëzuar realizimin e filmave të vërtetë “Aladdin” dhe “Lion King” – të gjithë këta dikur filma të animuar, të adhurueshëm nga fëmijët. /Telegrafi/
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.