Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Sektori privat nxit rritjen ekonomike

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
39,977
F05A16D6-4F20-4E28-9F4E-EFFB6CC935BD_w1023_r1_s-300x169.jpg


Kjo rritje, sipas raportit, thuhet se është nxitur kryesisht nga investimet, mbështetur nga konsumi dhe një rigjallërim i eksporteve.

Eksportet, thuhet në raport, po stimulohen nga rritja e fortë e vendeve të Eurozonës, rritja e prodhimit të metaleve bazë, çmimet e larta ndërkombëtare për nikelin dhe plumbin dhe një rritje me bazë të gjerë në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve tjera.

Ekspertë për çështje ekonomike në Kosovë, si lajm të mirë në këtë fushë e konsiderojnë faktin se për herë të parë në vend, rritja ekonomike përmendet se është krijuar nga sektori privat.

Eksperti për çështje ekonomike, Naim Gashi, për Radion Evropa e Lirë, thotë se rritja ekonomike është rezultat i reformave në fushën e ekonomisë që janë ndërmarrë në dy vitet e fundit, të cilat kanë krijuar lehtësira për komunitetin e biznesit.

“Fakt me më rëndësi i raportit të Bankës Botërore është se për herë të parë gjatë vitit 2016 dhe gjatë këtij viti, barrën kryesore të zhvillimit ekonomik po e bart sektori privat, për dallim nga herët e shkuara kur barrën e zhvillimit ekonomik e bartnin projektet publike të financuara nga buxheti i shtetit”, thotë Gashi.

Mekanizmat ndërkombëtarë financiarë e kanë vendosur Kosovën në vendin me rritjen më të lartë ekonomike në rajon.

Ekonomisti i Bankës Botërore në zyrën në Prishtinë, Agim Demukaj, thotë se perspektiva e rritjes ekonomike në Kosovë është pozitive, dhe rritja ekonomike parashikohet të arrijë 4.8 për qind në vitet 2018 dhe 2019.

Por, megjithatë, sipas tij, përmirësimi i parashikuar është objekt i rreziqeve, përfshirë perceptimet rreth stabilitetit politik dhe mungesën e mundshme të kapaciteteve për të çuar përpara planet ambicioze të investimeve publike.

“Nëse e krahasojmë Kosovën në hartën e Ballkanit Perëndimor më rritjen ekonomike të vendeve tjera, shihet se trendi vazhdon që Kosova ka perfomuar më mirë se sa vendet tjera. Natyrisht është prej një baze më të ulët dhe është pak a shumë e kuptueshme”, thekson Demukaj.

Pavarësisht rritjes ekonomike në 4.4 për qind, Naim Gashi shprehet se për t’u vërejtur rritja ekonomike në jetën e përditshme të qytetarëve duhet të arrijë në mbi 6 për qind.

Vetëm atëherë thotë ai, do të ulët shkalla e papunësisë dhe varfërisë në Kosovë.

E, për të pasur një nivel më të lartë të rritjes ekonomike, thotë Gashi, duhet të ashpërsohet lufta kundër evazionit fiskal dhe kundër monopoleve, siç thotë ai, që janë të afërta më politikën në Kosovë.

“Në fakt, monopolet po krijojnë disa mijëra vende pune, por në fakt po shkatërrojnë kompani që mund të krijojnë dhjetëra mijëra vende pune. Ajo që duhet të bëjë Qeveria e Kosovës është që të krijojë një garë të barabartë nëpër mjet komunitetit të biznesit”.

“Ne, të gjithë, edhe sektori ekonomik edhe qytetarët, jemi dëshmitarë që në Kosovë ka biznese më të forta se sa shteti. Ato shfrytëzojnë asetet publike, qoftë në fushën e telekomit, homologimit, importit të produkteve të caktuar, mandej punëve të ndryshme publike, pra kompani që janë të privilegjuara nga shteti”, vlerëson Gashi.

Edhe ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar se institucionet kompetente do të vazhdojnë të punojnë për reforma të mëtutjeshme, në funksion të rritjes së shpejtë dhe të qëndrueshme./REL

Lexoje lajmin e plote...
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.