Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

SI sillen femrat dhe meshkujt kur jane te dashuruar ne baze te shenjes se tyre

Isabela

Ca do?
ANETAR ✓
Regjistruar më
Tet 22, 2017
Mesazhe
292
Dashi dhe dashuria

Femra e Dashit në Dashuri:

Femra e shenjës së Dashit në dashuri sillet si një fitimtare e vërtetë, dhe pse tek ajo mbetet gjithmonë një pasiguri dhe frikë se mos dështon në qëllimin e saj. Në martesë synon të luajë një rol mbizotërues dhe udhëheqës. Kur bëhet nënë do që vetëm ajo të luajë rolin e edukatores së fëmijëve. Në periudhën e fejesës mund të ndodhë që tek ajo të alternohen momentet e entusiazmit të madh me momente të tjera refuzimi dhe pasigurie kundrejt shokut të saj. Kjo bën pjesë në temperamentin e saj. Megjithatë dashurinë e jeton në mënyrë shumë pasionante dhe instiktive, sensuale dhe me xhelozi, pa toleruar me një romanticizëm relativ. Është e qartë që në raportin sentimental femra e kësaj shenje mbetet e paduruar, kokëfortë dhe egocentrike. Megjithatë duhet njohur aftësia që ka për të frenuar xhelozinë e saj të pafund dhe nuk përjashtohet të arrijë të bëjë të ndryshojnë mendim, sepse do të sillet në këto raste me një utësi të pafund për të cilin dhe ajo vetë ka gjithmonë shumë nevojë. Në dashuri ajo sillet në mënyrë të vrullshme, të rrëmbyeshme. Por shpërblimet e saj kanë jetë të shkurtër e nuk lënë gjurmë. Përpiqet të zotërojë edhe në jetën e burrit të saj. Ajo di ta jetojë dashurinë me bujari. Burri i saj ideal duhet të dijë ta mbrojë nga vetja e saj dhe nga të tjerët e ta bëjë të ndihet se është në qendër të vëmendjes së tij. Me të ajo do të sillet në mënyrë altruiste, por megjithatë nuk u jep shumë rëndësi kërkesave psikologjike

Mashkulli i Dashit në dashuri:

Përsa i përket dashurisë, mashkulli i kësaj shenje sillet në mënyrë mjaft posesive (zotëruese) dhe nuk i merr shumë në konsideratë nevojat psikike të partneres së tij. Edhe ai si femra është i vrullshëm dhe entuziast, gjithmonë shumë instiktiv dhe nganjëherë thuajse primitiv por edhe prepotent, dyshues dhe shumë polemist. Temperamenti i tij është shumë sensual, pasional dhe tepër vital; të kërkon të konsiderojë femrën që dashuron si një pronë të tij. Ai është xheloz por mundohet ta fshehë dhe arrin të duket thuajse indiferent, në të vërtetë ai vuan në heshtje pasojat e xhelozisë, dhe për asnjë arsye nuk do të pohojë nevojën e lindur për t’i kushtuar si vëmendje të vazhdueshme, sepse e konsideron si një simptomë dobësie. Në raportin e çiftit ai vendos gjithë kokëfortësinë e tij; ndihet shumë nevoja që ka për t’iu imponuar gruas së tij dhe për të arritur atë që ka parapërcaktuar. Ai di të fitojë duke u munduar të duket në sytë e të zgjedhurës tamam siç do ta dëshironte ajo, veçse pastaj ai është shumë xheloz, sedërmadh por edhe grindavec. Ai i përshtatet me vështirësi dhe është relativisht i paaftë për t’u thelluar, duke qenë sipërfaqësor, ai nuk preokupohet shumë për dëshirat e nevojat e femrës që dashuron. Seksualisht mashkulli i shenjës së Dashit sillet në mënyrë të shëndetshme, të zjarrtë, pa sfumatura dhe butësi. Me shoqen e tij mund të jetë shumë bujar ose jashtë mase koprac; pra mashkulli i lindur në këtë shenjë nuk njeh dhe rrjedhimisht nuk zbaton asnjë rrugë të ndërmjetme. Mund të ndodhë që të rrëmbehet shumë nga puna dhe në këtë rast çifti e kalon pa brejtje të ndërgjegjes jetën.

Demi në dashuri

Femra e Demit në dashuri:
Në dashuri femra e lindur në këtë shenjë është veçanërisht e ndjeshme, tejet e përkushtuar, lozonjare ndërkohë që me partnerin e saj është e dashuruar përjetë. Përpiqet që mashkullin ta mbajë të lidhur edhe kur është e ndërgjegjshme midis tyre ka marrë fund. Pavarësisht nga situatat di të mbajë formën dhe ekuilibrin, është instikti që e drejton e megjithatë tregohet objektive dhe në raportet sentimentale me të shoqin. Di të ruajë dinjitetin pa u dhënë pas av88
enturës së “gjuetisë” së mashkullit që kërkon t’i largohet edhe sikur t’i paraqiteshin rrethana të favorshme për një gjë të tillë. Kjo nuk do të thotë se nuk ka një temperament mjaft xheloz dhe sundues. Në të vërtetë kur merr vesh se e kanë tradhëtuar xhindoset, në këtë rast ndonëse me një natyrë mjaft paqësore e humbet plotësisht sensin e masës. Femra e lindur Dem pa ngurrim mund të përcaktohet një femër që instiktivisht kërkon me pasion dhe vendosmëri martesës sedhe i nënshtrohet mjaft zakoneve si dhe faktit se në dashuri dhe nga bashkimi zyrtar pritet edhe qëndrueshmëria materiale të cilën ajo e ndjen të nevojshme. Është romantike (më shumë se mashkulli i shenjës Dem) xheloze në shkallë të lartë, shumë e duruar dhe alegro, një partnere e aftë për një përkushtim absolut ndaj mashkullit të saj për të cilin është gati të mohojë gjithçka. Nga dashuria ajo pret në mënyrë të veçantë dashuri të shumëanëshme. Në marrëdhëniet intime ajo është “e nxehtë”. Pasioni i saj për dashurinë është i tillë sa që arrin ta konsiderojë mashkullin si pronë të veten. Vetëm dashuria për fëmijët dhe dedikimi ndaj miqve të thella mund t’i shkëpusin femrës së Demit vëmendjen për mashkullin e saj. Ndërkohë prej tij ajo do të kërkojë impenjimin e plotë dhe të përhershëm në marrëdhëniet midis tyre si në planin fizik ashtu dhe në atë intelektual. Nëse tradhëtohet reagimi i saj mund të çojë në prishjen e plotë të një lidhjeje pa menduar paraprakisht.

Mashkulli i Demit në dashuri:
Në dashuri mashkulli i lindur nën shenjën e Demit dallohet më shumë për pasionin sesa për ndjenjën dhe me partneren sillet hapur e le të lirë, por kërkon që të respektohet qetësia e tij brenda mureve të shtëpisë. Mashkulli i Demit është shumë i ndjeshëm, xheloz jashtë arsyes por di t’i japë mjaft ngrohtësi dhe butësi femrës që do. Meqënëse edhe në dashuri instikti qëndron mbi arsyen, çarjet sentimentale mund të shfaqen papritur në fundin e dashurisë. Mashkulli i shenjës së Demit është tip i gëzuar, vetëmohues, besnik dhe mjaft bujar, nuk i pëlqejnë situatat e vështira dhe marrëdhëniet e çiftit i jeton mirë e në mënyrë të mbyllur. Ai e shpreh dashurinë e tij shumë të natyrshme por është gjithnjë i vëmendshëm për ta ruajtur sa më shumë për vete jetën e tij sentimentale. Është i dashuri, i butë dhe që urren çdo lloj zënke por dhe sikur të ngatërrohet me ndonjë prej tyre nuk mban mëri gjatë. Ai urren të jetuarit e situatave pak të qarta që, siç e ndjen ai, vënë në rrezik qetësinë e tij.

Binjaket ne dashuri:

Femra e Binjakeve ne Dashuri

Ne drejtimin e dashurise kjo femre shfaq shume siguri dhe krenari(fodullek)edhe pse eshte e bindur se dashuria e castit eshte ajo e perhershmja. Sigurisht qe nuk eshte tip pasionant sepse vepron me mendje te ftohte dhe synon ti nderlikoje marredheniet e dashurise sepse eshte gjithmone ne kerkim te emocioneve te reja. Eshte ne kerkim te dashurickave dhe jo te lidhjeve tradicionale me pergjegjesi. Deshiron te jete ne qender te vemendjes dhe ti vine rrotull, kjo i kenaq ambicien. Per ti pelqyer dikujt, ajo di se si te tregohet, e embel, e dashur por mund te behet shume xheloze, me deshire te madhe per te sunduar tek te tjeret dhe tekanjoze. Mashkulli i saj ideal duhet te dije se si ti pershtatet ritmeve te saj te furishme e te paparashikuara. Ka sjellje shume elastike duke u lekundur midis sigurise dhe njemije dyshimeve.ne marredheniet bashkeshortore kerkon te mbizoteroje vec ajo dhe ne vecanti,nuk deshiron t`ia kthejne fjalen. Eshrte e prirur te lidhet me dike qe nuk kerkon as stermundime, as sakrifica, as besnikeri te pakushtezuar. Kompromisi nuk e tremb, as ne dashuri. Nga pikepamja seksuale nuk eshte femer e nxehte, sepse e ka ne dore veten dhe eshte e prirur te premtoje shume pa dhene aq sa premton. Eshte nje femer lozonjare qe kerkon me shume me kusht te beje te lehte jeten sentimentale pa krijuar shume probleme te jetes morale, per te cilat ka mendimin se jane te kota.

Mashkulli i Binjakeve ne Dashuri:
Ne dashuri ky mashkull nuk eshte shume besnik, sepse dhe kur eshte e fejuar apo i martuar ai vazhdon te kerkoje te rene. Gjithmone shkon me instikt dhe me arsye, tip me fantazi dhe eroik, ai perseri mbetet i paqendrueshem ne shprehjen e ndjenjave te tij paa njekur asnje loj rregulli. Ai eshte nje njeri qe e konsideron femren e tij si te shkelqyer. Prej saj ai nuk pret me lehtesi kritikat per shkujdesjet e tij te pashmangshme per te cillat do te kete gjithmone gati nje jutifikim. Duke qene xheloz, me ndjenja jo shume te theksuara tek te tjeret, ai nga ana e tij nuk deshiron te jete objekt zoterimi. Eshte i sjellshem por jo shume zemergjere dhe preferon ate femer qe eshte e pavarur dhe jo xheloze, nje partnere gazmore dhe gjithmone gati per te defryer. Eshte i pakapshem dhe mbron me terbim pavarsine e tij edhe kur eshte i dashuruar. Ai kerkon nje femer qe nuk e kritikon, qe e le te lire dhe qe i pranon gabimet e tij, e qe te jete inteligjente. E merzisin si monotonia bashkeshortore ashtu dhe pergjegjesia. Ne pikepamjen seksuale ai fut ne perdorim trurin per te qen romantik dhe i ndjeshem, pasionet e tij jane te dendura port e shkurtra. Nga femra ai pret miqesi, shoqeri si dhe mundesine per te krijuar nje lidhje intime. Me te ai kerkon te jete relativisht zemergjere dhe eshte i bute nese tradhtohet.

Gaforrja ne Dashuri

Femra e Gaforres ne Dashuri:
Ne dashuri qendrimi i kesaj femre eshte jashtezakonisht kontradiktor. Nga njera ane eshte femer sentimentale, romantike qe di te pershtatet dhe ben c’eshte e mundur per ti dhene kenaqesi mashkullit qe dashuron…nga ana tjeter manifeston edhe nje temperament shume zoterues, realist dhe egoist qe maskohet sshume mire gjithmone nga embelsia. Sidoqofte me mashkullin e zemres femra mban gjithmone nje qendrim prej nene. Me gjithe dashurine e thelle per familjen, shtepine, femra nuk arrin te qendroje gjithnje besnike, pastaj kthehet ne vatren familjare me gezim se vetem aty gjen ate qe i pershtatet me shume natyres se saj te vertete. Edhe pse nuk do ta thote, deshiron shume qe te perkedhelet nga partneri me te cilin mundohet te mos diskutoje kurre, sepse ajo eshte nje kkrijese krejtesisht paqesore. Megjithe ndryshimet ne hope te karakterit te saj, dhe natyres se theksuar kapricoze. Ajo ka nevoje me shume se cdo gje tjeter per dashuri te madhe per tu siguruar vazhdimisht nga ana e burrit qe dashuron. Nje shoqe vertete e embel dhe e vemendshme, me nje temperament bujar qe maskohet nganjehere nga nje kokefortesi me te vertete e jashtezakonshme. Ajo e perjeton dashurine me nje menyre praktike dhe realiste, pa harruar kurre te jete zoteruese. Qendrimi prej nene qe ajo do ta mbaje drejt shokut te saj, nuk do te thote aspak se ajo eshte nje femer e dobet. Perkundrazi,dhe shoku i saj e ndjen kete. Gjithmone do te jete nje mashkull i Luanit qe do te terheqe femren e Gaforres.

Mashkulli i Gaforres ne Dashuri:
Sillet si idealist dhe ka tendence ta idealizoje kete ndjenje kaq te rendesishme per te. Ai mund te jape shume por edhe kerkon shume. Megjithate, di te sillet shume bute dhe embel me te shoqen e tij, ashtu sic di te behet edhe xheloz e zoterues por eshte gjithmone i afte ti kontrolloje dhe ti fsheje emocionet e tij. Ne martese ai eshte shume romantik dhe i mire e jashtezakonisht besnik. Aty ketu shfaqet egioizmi i tij por pa peshuar mbi marredheniet e tij ne cift. Dashuria e ketij mashkulli nenkupton mbi te gjitha familjen. Ai eshte i gatshem per sakrifica te medha dhe ka mundesi te heqe dore nga gjithcka per te shpetuar vatren qe ka krijuar me femren e zemres se tij. Edhe pse mund te duket ndonjehere i ftohte, ai nuk eshte aspak i tille, por mund te jete i ndrojtur. Prandaj sado pasionant te jete ai do te orvatet ti fshehe ndjenjat e tij, maje eshe xhelozine qe nuk e ka pak te paket. Me femren ai tregohet bujar dhe di ti kushtoje asaj gjithe vemendjen kujdesin dhe perkedheljet aq te domosdoshme ne jeten sentimentale. Por nese e ndjen se po e shtypin…nqs mendon se nje lidhje po behet e rende per te, ai mund te zhduket qetesisht.

Luani në dashuri

Femra e Luanit në dashuri:
Në dashuri femra e Luanit është xheloze, relativisht e prirur për të sunduar mbi të tjerët, disi prepotente por e sinqertë, një gjë që nuk e duron vërtetëështë shpirtvogëlsia. Që të dashurojë një mashkull ajo kërkon ta vlerësojë atë dhe plotësisht, duke pasur parasysh të marrë katikule dhe mirësjellje; më të do të dijë të jetë gjithmonë e dashur, gjë që mund t’i vijë shumë natyrshëm. Femra e Luanit dashuron me shumë sentimentalizëm por kërkon të jetë e lirë dhe nuk e duron dot monotoninë e jetës bashkëshortore që për mendimin e saj, është një kurth për lumturinë. Në dashuri gjithashtu ajo kërkon respekt të njëjtin respekt që ajo është e gatshme të tregojë në marrëdhëniet bashkëshortore për burrin e saj. Femra e Luanit e përçmon gjithçka të rëndomtë dhe në dashuri kërkon të jetë për partnerin e saj gjëja më e rëndësishme. Kjo i jep siguri dhe qetësi. Për të fituar femrën e Luanit mashkulli nuk duhet të tregohet xheloz, sepse femra e Luanit kërkon ta ndjejë se është e lirë edhe pas martesës. Edhe pse nuk e përbuz flirtin ajo e ka të vështirë t’u hyjë aventurave, sepse për të dashuria është diçka e rëndësishme dhe serioze në jetë. Nga miku i saj ajo pret besnikëri dhe shumë butësi, vlerësim dhe miratim. Me mashkullin e saj ajo tregohet xheloze, pa ushtruar asnjë lloj presioni të tij, është e zjarrtë dhe shumë e vendosur, por dhe e gatshme të falë nëse do të jetë e nevojshme. Në dashuri shpesh i mungon ndjenja e humorit prandaj është më mirë që me të, të mos përdoret ironi, sepe kjo e mërzit. Mjerë ai që e vë përballë situatash kompromisi, ajo nuk i duron dot për shumë kohë sepse i konsideron si pabesi. Nëqoftëse ka pranë saj një burrë që nuk e vlerëson, atëherë ajo mund të mos e dashurojë më pavarësisht nga ndjenja e saj është zemërgjerë në dashuri.

Mashkulli i Luanit në dashuri:
Në dashuri mashkulli i Luanit vepron shumë i sigurt, është tip që shkon shumë pas instiktit për të cilin i detyrohet sensualizmit të fortë. Për nga natyra Luani është shumë xheloz e duke qenë edhe kyelartë, nuk e fal kurrë tradhëtinë në dashuri; përkundrazi mbetet me ndjenja dhe sedër të lënduar. Mashkulli i kësaj shenje është një mik i zjarrtë dhe i qëndrueshëm, që i jepet me zemërgjerësi gruas së tij. Me të ai është i ngrohtë veçse paksa gënjeshtar, ndonëse gënjeshtrat e tij nuk janë për t’u dramatizuar, ngaqë zakonisht fshehin gabime të parëndësishme. Mashkulli i Luanit dëshiron të ketë pranë vetes një grua me të cilën të krenohet në shoqëri, qoftë për nga bukuria, qoftë për nga inteligjenca. Është tip shumë xheloz (më shumë se femra) por nuk e shfaq, shumë i zjarrtë jo shumë romantik dhe në marrëdhëniet bashkëshortore nuk e pranon t’i cënohet krenaria. Nga pikëpamja seksuale ai është shumë i gjallë dhe nga mikja e tij kërkon përkushtim maksimal dashuri, afsh dhe besim të verbër. Mashkullit të Luanit gjithashtu i pëlqejnë katikulat dhe lavdërimet, sidomos kur ato ia bën gruaja që dashuron. Mashkulli i Luanit interesohet për të dashurën e tij dhe me të tregohet zemërgjerë dhe mbrojtës, po ashtu dhe me njerëzit e tjerë të dashur. Për të marrë vendime në martesë ai është i prirur të marrë mendimet e të tjerëve.

Virgjeresha ne Dashuri

Femra e Virgjëreshës në dashuri:
Në dashuri femra e Virgjëreshës është një partnere mjaft e ndrojtur edhe pse gjithmonë është e prirur që ta ketë nën kontroll çdo lloj forme ndjeshmërie. Nganjëherë në mënyrën se si e përjeton dashurinë mund t’i mungojnë shprehjet romatike por jo shprehjet e përkushtimit ndaj burrit që do. Ajo që vlerëson gabimet e vogla të përditshme dhe çmon shumë natyrë, është vërtetë e lumtur pranë burrit që e ndihmon që të fitojë mbi pasigurinë e brendshme dhe që me të të tregohet shumë i ëmbël dhe i kujdesshëm. Femrës shumë të arsyeshme të Virgjëreshës i pëlqen që herë pas here të ndihet skllave e dashurisë së saj dhe kur të arrijë të çlirohet nga shumë tabu, do të ketë shpërthime vërtetë befasuese dhe të papritura që do të vlerësohen edhe më shumë nga miku i saj. Në dashuri femra e Virgjëreshës është e paduruar dhe e pasigurtë dhe është përherë e prirur që më shumë të arsyetojë mbi ndjenjat sesa t’i përjetojë ato rrëmbimthi. Ajo nuk i refuzon dashuriçkat por me ta kuptuar që gjërat nuk shkojnë siç duhet, prish menjëherë marrëdhëniet. Është konkrete dhe kërkon data dhe fakte në vend të fjalëve dhe premtimeve. Femra e Virgjëreshës ka dëshirë të madhe për të sunduar të tjerët, është xheloze dhe sedërmadhe me partnerin e saj, në fund shfaq gjykimin e shëndoshë në marrëdhëniet bashkëshortore. Në aspektin erotik ajo nuk është femër që ndizet lehtë, është disi e ftohtë dhe ky mund të jetë një nga shkaqet e pakënaqësisë së saj të shpeshtë në dashuri. Në jetën martesore kjo femër sillet duke ndjekur ndjenjën e përgjegjësisë që është pjesë e natyrës dhe urtësisë së saj; një bashkëshorte relativisht besnike, shumë e përmbajtur por nuk është aq romantike. Është femër që shkon me llogari, e shkathët kur ndihet e sigurt dhe e dashuruar nga të tjerët atëherë është vërtetë në gjendje të merret me nevojat e të dashurit, mandje dhe përsa i përket ushqimit. Ajo ndërhyn në sugjerime dhe pyetje në lidhje me të ushqyerit dhe shijet e partnerit dhe tek ajo kjo është shfaqje e dashurisë së vërtetë.

Mashkulli i Virgjëreshës në dashuri:
Mashkulli i Virgjëreshës është i prirur t’i konsiderojë marrëdhëniet sentimentale më pak të rëndësishme dhe të dorës së dytë në lidhje me profesionin e tij. Edhe në dashuri ai është mjaft racional, i ndrojtur dhe me cipë dhe nganjëherë mund të jetë shumë i pavarur, i vështirë në marrëdhëniet bashkëshortore dhe relativisht romantik me miken. Sidoqoftë ai zakonisht është bashkëshort shumë besnik ndonjëse nuk është gjithnjë i prirur të mbajë parasysh nevojën e grua që do. Sidoqoftë ai është bashkëshort gjithmonë i gatshëm të ndihmojë gruan në rast se ajo ka nevojë… Prej saj pritet që të tregojë shumë mirëkuptim edhe për manitë e tij të vogla dhe të marrë pjesë në jetën e tij. Në përgjithësi ai nuk është shumë intuitiv, është mjaft i ftohtë dhe i rezervuar dhe është i prirur që ta përjetojë dashurinë pa u merakosur shumë për nevojat e mikes së tij. Ai merret më shumë me veten e tij dhe nuk është tip që të vuajë për shkak të dashurisë; jo rrallë ndodh që këto meshkujt parapëlqejnë të rrinë beqar apo të martohen vonë. Është paksa xheloz dhe i matur mirë.
Peshorja ne Dashuri

Femra e Peshores në dashuri

Para së gjithash ajo është e prirur të ndjekë tendencat e saj, është e prirur të jetojë aventura të lehta pa shumë impenjim, është e sjellshme, sentimentale, e ngrohtë dhe e hareshme… një grua që, në qoftëse vihet para zgjedhjes midis bashkëshortit dhe fëmijëve, nuk ngurron të privilegjojë bashkëshortin. Gruaja e kësaj shenje është e aftë në dashuri të bjerë në kompromis, e di që paqëndrueshmëria bën pjesë në lojrat dashurore që i pëlqejnë aq shumë e në ato “flakë kashte” që bëjnë pjesë në jetën e saj sentimentale dhe që e argëtojnë. Por shoku i saj nuk duhet të tregohet kurrnac dhe as i ftohtë. Gruaja e Peshores kërkon në dashuri pasion, origjinalitet dhe dëshiron të ndihet e mbrojtur, e përkëdhelur pse jo e lajkatuar nga shoku i saj. Ajo do të ndajë me të dashurinë e saj për lulet, kafshët dhe bukuritë e natyrës. Femra e Peshores e jeton dashurinë me alegri dhe pa ndonjë impenjim të tepërt nga ana e saj; preferon histori të shkurtra e të këndshme në vend të një raporti impenjativ me të cilin kërkohet besnikëri absolute. Loja e dashurisë është gjithnjë e pranishme në këtë krijesë kaq harmonioze që pret me të vërtetë shumë nga dashuria. Dhuratat, komplimentat në jetën seksuale intensive delikatesë ngrohtësi; të gjitha këto ajo i konsideron pothuajse si një dhuratë për hijeshinë e saj të lindur dhe për magnetizmin apo pamjen e saj magjepsëse. Gruaja e Peshores nuk është jashtë mase xheloze dhe nuk kërkon të jetë sunduese me partnerin e saj dhe kur ai bëhet bashkëshorti i saj, duke qenë se ajo është një estetiste, me preferencë martohet me një mashkull të bukur që kënaq pikërisht ndjenjën e saj estetike, kjo femër është edhe e ndjeshme.

Mashkulli i Peshores në dashuri

Mashkulli i kësaj shenje është shumë i kujdesshëm në raportet e dashurisë dhe di si të sillet me përkujdesje ndaj gruas që dashuron. I ndjeshëm dhe besnik, ndonjëherë mund të shndërrohet në një tip të paqëndrueshëm dhe jo besnik pa ndonjë arsye të dukshme ose në një tip të ftohtë në qoftë se partnerja e tij nuk e kupton ashtu sic e dëshiron ai. Dashuria për mashkullin e Peshores nënkupton emocione, emocione nga pikëpamja seksuale dhe intelektuale por sigurisht kurrë mërzi apo përsëritje të së njëjtës gjë. Mashkullli Peshore në dashuri ka tendencë të kalojë nga momentet e një entuziazmi të madh në momente indiference. Gjithçka e përjetuar si gjurmë e një pasigurie thelbësore. Magjepsës, di të shfrytëzojë mirë aftësitë e tij dhe i pëlqen të kalojë më shumë nga një flirt në tjetrin sesa të kushtohet tërësisht. I aftë për t’iu kushtuar dikujt por mund të bëhet i ftohtë nëqoftëse refuzohet dhe nuk kuptohet. Tek gruaja ai kërkon ëmblësi, ndjeshmëri, zgjuarsi dhe gatishmëri për të falur lajthitjet e tij. Edhe ai kërkon bukurinë, harmoninë por dhe afshin dhe mirëkuptimin. Nuk duhet harruar se mashkulli i Peshores edhe pse I dashuruar, mbetet gjithnjë pak egoist; ata kanë ama cilësinë për të kërkuar me lezet problemet jo të këndshme dhe të harrojnë tensionet. Dhe kjo është një ndihmë e madhe në jetën bashkëshortore.
Akrepi në Dashuri

Femra e Akrepit në dashuri:
Është shumë e fortë edhe në dashuri shumë pasionale dhe posesive. Ajo nuk është aq e butë sa do të duhej për një raport sentimental të qetë dhe të ekuilibruar. Nga një tip i tillë mund të pritet gjithçka sepse “rrugët e mesme” nuk bëjnë pjesë në temperamentin e saj e aq më tepër në ngjarjet dashurore të saj. Kur kjo femër bie në dashuri është shumë xheloze (sikurse edhe mashkulli) përpihet e tëra nga kjo ndjenjë, kërkon ajo të zotërojë më shumë se të zotërohet. Ajo kur dashuron, jepet e tëra, totalisht, besnikërisht dhe shumë sinqerisht, por mjerë ai që e plagos. Ajo do të presë me durim të hakmerret, **** dhe për vite të tëra, gjithmonë gati për të goditur atë që e ka tradhëtuar. Kjo femër sensuale, ka nevojë për një mashkull besnik dhe me karakter të fortë që të jetë i gatshëm për të përballuar prepotencën dhe kapriciot e kësaj femre magjepsëse por jo komode si shoqe jete. Ajo do t’i japë partnerit gjithçka më të mirë në veten e saj, duke iu dedikuar totalisht e sinqerisht. Ajo e adhuron shtëpinë dhe për të është shumë e rëndësishme bërthama familiare që ka krijuar, por ajo edhe mund ta shkatërrojë atë pa u menduar shumë e shtyrë nga xhelozia e saj e tepruar dhe e pakontrolluar.

Mashkulli i Akrepit në dashuri:
Përsa i përket dashurisë, me gjithë defektet e tij mund të thuhet pa ngurruar, se është shumë e vështirë të harrohet mashkulli i kësaj shenje. Shumë emotiv, tepër xheloz, që nuk e kontrollon dot vetveten, mund të bëhet mizor në dashuri. Seksualiteti i tij është shpërthyes, sikurse dhe ngarkesa e tij erotike, por në këtë tip mashkulli nuk ka vend për shumë sentimentalizëm dhe romanticizëm. Është e qartë se ai dëshiron të ndihet padron absolut në lojën e dashurisë, të cilën ai e udhëheq vetë vazhdimisht dhe pa ndërprerje. Grindje, pajtime, ikje, kthime janë të gjitha në rendin e ditës të jetës afektive të Akrepit, që nga shoqja e tij pretendon ëmbëlsi, feminitet dhe mister por dhe inteligjencë e durim, sensualitet dhe shumë nënshtrim për të mos falur pastaj për besnikëri; ky virtyt është për të jashtë çdo diskutimi, sepse ai nuk mund ta pranojë as mendimin për “tradhëti”. Tepër xheloz dhe zotërues nuk toleron as “mëndjelehtësi” më të pafajshme. Mashkulli që do të zgjedhë si shoqe ose bashkëshorte një femër të lindur Akrep mund të jetë i sigurtë se nuk do të ketë kurrë në jetën e çiftit çaste monotonie apo mërzie dhe se nuk do të pendohet për zgjedhjen e bërë. Kujdes, kush përpiqet ta mashtrojë Akrepin: sensi i tij i thellë psikologjik e bën mashtrimin të pamundur dhe të rrezikshëm.

Shigjetari në Dashuri

Femra e Shigjetarit në dashuri

Përsa i përket dashurisë, duhet thënë se shpeshherë femra e Shigjetarit nuk njihet të jetë tip shumë sentimental dhe romantik, tipare këto të rëndësishme tek ajo, sepse në dashuri në pamje të jashtme, ajo duket disi e ftohtë ndërsa në të vërtetë është vërtetë e zjarrtë dhe ëndërrimtare. Po ashtu, vështirë të dallosh tek ajo xhelozi dhe ndjenjën për të sunduar tjetrin, sepse arrin për bukuri ta fshehë këtë aspekt të natyrës së saj falë aftësisë së madhe për ta kontrolluar veten. Megjithëse është më shumë besnike se mashkulli i Shigjetarit ajo nuk është mospërfillëse ndaj meshkujve që i vijnë rrotull dhe duan të flitrojnë. Duke qënë kaq e vendosur, e drejtpërdrejtë, me pamje shumë sportive, edhe në këtë rast njeriu gënjehet. Femrës së Shigjetarit nuk i mungon romantizmi, fantazia dhe ndjeshmëria, ashtu si nuk i mungon as xhelozia dhe dëshira për të sunduar. Femra e kësaj shenje është zakonisht besnike ndaj bashkëshortit të saj dhe i respekton mendimet, idealet dhe vendimet e tij në fushën profesionale, por ka nga ata që edhe një dashuriçkë të vogël ia lejojnë vetes, duke e ditur fort mirë se kjo nuk e cënon aspak qëndrueshmërinë e bashkimit të saj martesor. Sidoqoftë duhet të jetë e qartë se familja ka vlerë shumë të madhe për këtë femër kaq shumë të prirur ndaj çdo gjëje të re dhe prandaj aventurave të çdo lloji, por gjithmonë thellësisht e lidhur me ato vlera tradicionale që ajo i konsideron si vlerat më të vërteta dhe më të padiskutueshme të jetës. Prej partnerit ajo pret që të tregohet, i vëmendshëm (ndaj saj) ndaj interesave të saj dhe disi gjakftohtë përpara të papriturave, por natyrisht ka pasion dhe zhdërvjelltësi në dashuri, sepse sporti nuk arrin t’i pakësojë enerjgjitë e saj.

Mashkulli i Shigjetarit në dashuri:

I linduri në këtë shenjë nuk e ka të vështirë t’u hyjë në zemër femrave. Shigjetari merr flakë me lehtësi, ndërsa përpiqet të bëjë për vete shqerkëzën e re me entuziazmin dhe vrullin që i japin pamje mjaft të lumtur kur është afër qëllimit tradicional të martesës, i gatshëm për të bërë gjithçka që të duket i lumtur dhe i qëndrueshëm, por duke mos hequr kurrë dorë nga pavarësia e tij. Ky mashkull duke qenë romantik, i zjarrtë, tip sportiv dhe i ndjeshëm, Shigjetari kërkon t’i përjetojë aventurat e udhëtimit me të dashurën nga e cila kërkon që ta çmojë dhe ta vlerësojë më tepër se për gjithçka tjetër për besnikërinë e tij. Është një mashkull i zjarrtë, që shpërthen sakaq si vetëtima, jo shumë besnik (kur është pa martuar) por dhe mrëkuptues dhe zemërgjerë në dashuri. Edhe pse (e më pas i martuar, ai kërkon me cdo kusht të ruajë një farë pavarësie edhe për ta përdorur në rast se del ndonjë rast për t’u zbavitur. Koncepti legalitar i Shigjetarit vlen edhe për dashurinë. Kaq e vërtetë është kjo sa që shpesh mashkulli i Shigjetarit martohet në moshë të re, i gatshëm për të përballuar këtë angazhim me vullnet shumë të mirë derisa kjo martesë të ketë jetëgjatësi. Megjithatë do të ishte mirë të mos i besohet Shigjetarit kur fal… dhe pse ai bën një farë përpjekje për ta kuptuar më mirë partnerin, nuk është i gatshëm të marrë as mundimin më të vogël për të zgjidhur qoftë edhe një mosmarrëveshje në rast pabesie. Duke qenë i ndjeshëm dhe sentimental ai ka nevojë për një grua të nxhetë dhe të zjarrtë, një grua të cilës ai kërkon ta admirojë dhe ta vlerësojë për inteligjencën e saj dhe për mënyrën se si e përballon dhe i kapërcen vështirësitë. Dhe nëse ajo do të jetë në gjendje ta ndjekë pas në të mirë e në të keq, atëherë kjo dashuri do të jetë dashuri me “D” të madhe.

Bricjapi ne Dashuri

Femra e Bricjapit në dashuri:
Femra e kësaj shenje është një partnere të cilën është shumë vështirë ta bësh për vete dhe rrjedhimisht ta kuptosh, meqënëse edhe në dashuri, ashtu si për nga natyra ajo është e heshtur dhe dyshuese. Femra e Bricjapit nuk është as sentimentale, as tepër e zjarrtë, por pasi merr vendim me kalimin e kohës ajo e rrit përkushtimin dhe besnikërinë për mashkullin që ka pranë. Ajo dëshiron të jetë optimiste (kur nuk është) dhe femër e shkëlqyer (deri në masën që dëshiron të jetë). Sidoqoftë femra e Bricjapit ka çastet e veta të një ëmbëlsie dhe pasioni të madh që i përjeton gjithmonë me njëfarë druajtje, por vetëm atëherë kur ndihet e sigurtë për vete dhe burrin e saj. Është xheloze dhe vazhdon t’i dramatizojë gjërat derisa të ndihet plotësisht e dashuruar nga partneri. Në rast se ka femër që e shtyrë nga dashuria, kërkon me çdo kusht të bëjë për vete mashkullin që e tërheq, kjo është femra e Bricjapit. Mbyllja në vetvete sigurisht nuk i lehtëson marrëdhëniet sentimentale, femra e Bricjapit prapëseprapë kërkon t’i fshehë ndjenjat e saj, duke përfshirë xhelozinë dhe ndjenjën për të sunduar të tjerët. Besnike, ndonëse jo fort e përzemërt, ka raste që përpara martesës ajo të mos jetë shumë e qëndrueshme në dashuri. Femra e Bricjapit është një partnere që nuk e konsideron dashurinë si pikën qëndrore të jetës dhe që rrjedhimisht do të parapëlqejë të jetojë duke vënë në punë më shumë arsyen dhe mendjen se sa pasionin. Kjo nuk do të thotë që heshtja e saj karakteristike, e zbavit dhe të mos harrojmë se druajtja sigurisht nuk është sinonim i ftohtësisë. Tek mashkulli ajo kërkon ekuilibër, e sidomos mbështetje, për të arritur atje ku do, si dhe kurajon për të zbuar tisin e lehtë të melankolisë që e pushton nganjëherë pa ndonjë shkak të dukshëm.

Mashkulli i Bricjapit në dashuri:
Është e vështirë që mashkulli i kësaj shenje të gërryhet nga pasioni. Ai synon të mbajë qëndrim enigmatik edhe me miken e tij. Ai nuk ka ngut në veprimet e tij dhe as nuk kërkon t’i djegë etapat për të arritur në martesë më mirë rri e pret që të piqen kushtet. Mashkulli i shenjës së Bricjapit nuk është romantik, por epshor; nuk është i ndjeshëm, por është besnik kur dashuron dhe në dukje më i ftohtë nga ç’është në të vërtetë. Pa dyshim ai do të donte gjithmonë të sundonte në jetën bashkëshortore, nga e cila pritet mbi të gjitha qëndrueshmëri dhe siguri ndjenjash. Xheloz dhe inatçi si rrallë meshkujt, i linduri në shenjën e Bricjapit s’është i zoti as të harrojë as të falë. Nga partnerja e tij kërkohet durim, butësi, besnikëri, ekuilibër dhe optimizëm, të cilat atij i mungojnë. Mashkullit të Bricjapit druajtja më shumë se çdo gjë tjetër mund t’i paralizojë ndjeshmërinë (përkatësisht dhe mirëkuptimin në dashuri). Shfaqja e ndjenjave mund të jetë vërtet një shqetësim më vete. Kjo ndoshta është dhe arsyeja pse mashkulli i Bricjapit nuk e tregon ç’ndjen dhe provon për partneren e vet, ai mbetet egocentrik. Nga partnerja ai kërkon përkushtim, dhembsuri, gati prej nëne dhe shfaqjen e vazhdueshme të ndjenjave që i falin siguri, sepse ai si natyrë vuan nga frika se nuk e duan dhe nuk e pranojnë ashtu siç duhet.

Ujori ne Dashuri

Femra e Ujorit në dashuri:
Edhe në dashuri femra e kësaj shënje do të mbajë qëndrim individualist dhe do të priret të veprojë në mënyrë të pavendosur, duke u përpjekur të fshehë ndjenjat e veta, xhelozinë e thellë për mashkullin që do dhe nevojën e madhe që ka për dashuri dhe për vëmendjen e të tjerëve, gjë që bën pjesë në natyrën e saj. Një femër që do të dashurojë në mënyrë relativisht pasionante dhe që do të vlerësojë tek partneri ndoshta më shumë se çdo tjetër, dhuntitëintelektuale. Megjithatë Ujori do të jetë një femër jo gjithmonë e lehtë por, sigurisht, e zonja të planifikojë marrëdhëniet e çiftit dhe të ketë me fëmijët narrëdhënie shumë të mira miqësore, pavarësisht që ajo nuk do të sillet ndaj tyre aq shumë si nënë. Mosbesuese, sedërmadhe, femra e kësaj shënjeund të ketë disa vështirësi për t’u lidhur në mënyrë definitive me partnerin, por kur do të marrë këtë vendim të rëndësishëm, ajo ka për të qenë gjithmonë besnike ndaj shokut të saj të jetës, që ai të mos e zhgënjejë atë dhe aq më pak të mos e tradhëtojë atë – dy gjëra këto që ajo nuk do t’i duronte. Duke qenë antikonvencionale, ajo është një tip femre që kërkon një harmoni shpirtërore me partnerin dhe që padyshim, do të jetë e zonja të jetë besnike në dashuri. Individualiste dhe në marëdhëniet e dashurisë, planifikuese, femra e Ujorit do të pretendojë që ta respektojnë karakterin dhe dëshirën e saj të veçantë për të jetuar nën moton e lirisë.
Tepër zotëruese, kjo femër nuk do të lejojë asnjë kompromis apo tradhëti nga partneri i saj. Është mirë që femra e cila zgjedh një mashkull Ujor për t’a marrë për burrë, apo për t’a pasur si shok, të dijë që ajo duhet të jetë gjithënjë “në vijën e parë” e se do t’i duhet të mbajë të fortë bashkimin e shoqërisë midis tyre, duke mos u shqetësuar nga mungesa e sentimentalizmit të mashkullit të Ujorit.

Mashkulli i Ujorit në dashuri:
Mashkulli i Ujorit nuk e duron tek shoqia e tij as më të voglën xhelozi ndaj tij, ai kapet fort pas pavarësisë së tij totale. Padyshim është një mashkull magjiplotë, që do të ketë nevojë të jetë gati të justifikohet menjëherë kur gabon. Ndjenjën e detyrës nuk para e ka të fortë, ndërsa ajo për aventura dhe për shkeljen e normave, janë gjithnjë talente tek ai. Kujdes pra! Veç kësaj, të metat e mashkullit të Ujorit janë plotësisht të kompensuara nga natyra magjepsëse e tij e pamonueshme, puna është që ai të mos e humbasë atë nga sytë, por pa e lënë që të peshojë shumë. Ky mashkull do të kërkojë sa më shumë të jetë e mundur, të shmangë lidhjet e qëndrushme në dashuri (përpara martesës), për të mos hequr dorë nga rastet e reja, që e gjejnë atë gjithmonë të gatshëm. I dashur, i njerzishëm kur është I dashuruar. Xheloz dhe kapriçioz. Ujori është një shok shumë i impenjuar, madje edhe në kuptimin intelektual, dhe mund të bëhet me të vërtetë i paharrueshëm, me gjithë kokëfortësinë dhe sedrën e sëmurë që e karakterizojnë atë dhe në marëdhëniet sentimentale. Natyrisht që ai nuk do t’a pranojë xhelozinë e tij dhe as do ta manifestojë atë për femrën që ka zgjedhur shoqe jete.
Peshqit ne Dashuri

Femra e Peshqve në dashuri:

Asgjë nuk mund të zëvendësojë dashurinë në jetën e një femre të Peshqve. As karriera, as paratë, as suksesi nuk mund t’i japin asaj të njejtat gëzime dhe shpërblime sa një jetë sentimentale e lumtur dhe e qetë. Pikërisht nga dashuria, ajo pret atë tip mbrojtjeje dhe sigurie për të cilën ka aqë shumë nevojë sikurse dhe për ato përkëdhelitë e ngrohtësitë e vogla që shpërblejnë ëmbëlsinë e lindur të shpirtit të saj. Do të ishte fatkeqësi e madhe nëse zgjedhja e saj efektive do të binte mbi një burrë shumë materialist, kritik dhe jo besnik. Femra e kësaj shenje do të vuante jashtëzakonisht shumë dhe atëherë do ta zbulonte gjithë delikatesën e saj. E hidhëruar nga një pasion që ka përfunduar keq,ajo do ta lëshonte veten aq shumë sa do të binte në një depresion ekzistencial. Për femrën e Peshqve, mashkulli i përshtatshëm me siguri do të jetë një partner i pjekur dhe romantik, i ëmbël dhe që ka aftësi t’i kuptojë të tjerët, që prej saj do të konsiderohet edhe si një udhëheqës, drejtues “maestro i jetës”, me atë ajo do të përpiqet të ndajë edhe ëndrrat e fantazitë e saj veçanërisht në profilin sentimental. Pa dyshim, dashuria, është ajo që e mban në jetë femrën e Peshqve; ndodhta si askush tjetër kurpëson zhgënjim ajo mund të bie pre e një fatalizmi negativ e të tepruar që e shtyn të lerë pasdore gjithçka. Femra e Peshqve është një shoqe e këndshme dhe ka nevojë të ketë përkrah një mashkull që di ta mbrojë, ta përkëdhelë, që ai të bëjë sikur nuk i vë re ndryshimet e humorit të saj dhe që ndan me të përgjegjësitë e jetës bashkeshortore. Xheloze në mënyrë dramatike, ajo nuk mund ta durojë pabesinë në dashuri dhe sensin tjetër kritik.

Mashkulli i Peshqve në dashuri:

Mashkulli i Peshqve do ta jetojë raportin etij të dashurisë gjithmonë në mënyrë komplekse dhe kontradiktore. Nga njera anë qëndron qënia romantike, me intuitë, disponuese, e rezervuar... Nga ana tjetër njeriu i pakapshëm, që bën korte në mënytë të pavendosur dhe shumë misterioze, e që nuk di të imponohet në raportin e çiftit. Jashtëzakonisht emotiv (nevrik) e xheloz, mashkulli i kësaj shenje është padyshim një partner i butë, që urren çdo formë grindjeje që ju bën bisht ekzagjerimeve dhe teprimeve. Për atë është e domosdoshme jetesa në një atmosferë të qetë dhe çlodhëse, që do ta ndihmojë pë të kundërbalancuar shqetsimet e thella, ato shqetesime që mund ta çojnë në një pabesi dhe në largimin nga rutina, të cilën e përballon me shumë vështirësi. Bujar me gruan që dashuron, ai pret prej saj forcën shpirtërore, të cilën ai nuk e ka, durim ndaj ndryshimeve të humorit të tij dhe një dozë të mirë ndjeshmërie dhe romantizmi. Një mashkull i lindur tek Peshqit, i zhgënjyer dhe i plagosur sentimentalisht, e ka të vështirë të rivendosë për ekuilibrin e tij. Në dashuri është i ndrojtur dhe romantik, që i jepet totalisht dhe pa rezervë në kërkim të asaj butësie, për të cilën, ndjen një nevojë të pafund. Sigurisht, ai nuk është gjithmonë i arsyeshëm në jetën sentimentale, madje lejon që sentimentet ta mbizotërojnë dhe do ta jetojë raportin e dashurisë në një mënyrë shumë misterioze, të rezervuar dhe komplekse. Është xheloz (shumë) por nuk e shfaq, por është gati të vetësakrifikohet për partneren e tij, pa u imponuar kurrë në raportet e çiftit.. Por, duke qenë i ndjeshëm dhe delikat, kur zhgënjehet në dashuri, ndjehet aq i humbur sa mund të jepet pas të pares për ta harruar.. Ai është i ëmbël dhe pasionant, por ai mund ta jetojë në raport në mënyrë platonike, sepse e sublimon, e hyjnizon atë që provon dhe ndjen.
Nëse doni të fitoni dhe të ruani dashurinë me Peshqit vlerësoni reciprocitetin, duhet të jeni kurdoherë mirënjohës dhe të mos t’i lini që të mërziten. Mjafton të jeni pak të butë, përkëdhelës dhe korrektë për të qënë të preferuarit e Peshqve. Mos nënvlerëso bashkë me to dhe pamjen e jashtme sepse për ta është me mjaft vlerë. Duhet të jeni edhe humanë (tepër) dhe të dhimbshëm.
 
Peshku gjithmone me.vujte ??????
 
Kte e ka te sakte..............
 
(Une i urrej meshkujt e Luanit ):D.
Jo te ndjej dashuri....
 
O gaforre
 
Virgjeresha
Ehhhhhh disa te sakta disa jo
?????
 
Ky horoskopi me duket shpesh per te qeshur,e pse e lexoj max njehere ne vit. :oops:

Tema!

Ato sillen aq sa rrudha kane ne tru ,edhe duke pare e ate perballe se sa rrudha ka ne tru.

Nqs njera pale ka me pak rrudha se tjetri (ka teater,edhe jeten teater e bejne)
Ka nga ato lloj qe i shenderrojne jeten si cirk ;)

Populli thote shkurt pa paragjyku askend.
Per c'do tenxhere
ka nej kapak ;)

Ketu e gjen veten shumkushi .

Hahahahahahahahahaha
 
Sa te mire jemi ne demat
 
Mashkulli i Bricjapit në dashuri:
Është e vështirë që mashkulli i kësaj shenje të gërryhet nga pasioni. Ai synon të mbajë qëndrim enigmatik edhe me miken e tij. Ai nuk ka ngut në veprimet e tij dhe as nuk kërkon t’i djegë etapat për të arritur në martesë më mirë rri e pret që të piqen kushtet. Mashkulli i shenjës së Bricjapit nuk është romantik, por epshor; nuk është i ndjeshëm, por është besnik kur dashuron dhe në dukje më i ftohtë nga ç’është në të vërtetë. Pa dyshim ai do të donte gjithmonë të sundonte në jetën bashkëshortore, nga e cila pritet mbi të gjitha qëndrueshmëri dhe siguri ndjenjash. Xheloz dhe inatçi si rrallë meshkujt, i linduri në shenjën e Bricjapit s’është i zoti as të harrojë as të falë. Nga partnerja e tij kërkohet durim, butësi, besnikëri, ekuilibër dhe optimizëm, të cilat atij i mungojnë. Mashkullit të Bricjapit druajtja më shumë se çdo gjë tjetër mund t’i paralizojë ndjeshmërinë (përkatësisht dhe mirëkuptimin në dashuri). Shfaqja e ndjenjave mund të jetë vërtet një shqetësim më vete. Kjo ndoshta është dhe arsyeja pse mashkulli i Bricjapit nuk e tregon ç’ndjen dhe provon për partneren e vet, ai mbetet egocentrik. Nga partnerja ai kërkon përkushtim, dhembsuri, gati prej nëne dhe shfaqjen e vazhdueshme të ndjenjave që i falin siguri, sepse ai si natyrë vuan nga frika se nuk e duan dhe nuk e pranojnë ashtu siç duhet.
Tkam thon njerez koti ato qe bazojn jeten te oroskopi po nuk ze men ti ?
 
Ca kishe ? un jam cjap jo bricjap. Mpyt i dite Se di pse njona ca shenje horoskopi je. I thot nari ky eshte cfurku lale tha ????
Do ket pare filmin nje baba teper me siguri ?
Skam gje me ty,e kam me kta bricjapet e mi ?
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.